Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha
Vendosa të thërras këtë konferencë shtypi, pas kthimit nga samiti i Partisë Popullore Europiane, jo për të njoftuar rezultatet e këtij takimi me rëndësi për zhvillimet demokratike edhe në Shqipëri- për ketë pret koha nesër e pasnesër-
por për të denoncuar me forcë përpara opinionit publik shqiptar rrënimin që qeveria e oligarkëve Rama-Meta po u bën standarteve të shtetit ligjor në Shqipëri, shkeljet flagrante, arbitrare dhe në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut nga kjo qeveri që e sheh veten mbi ligjin dhe Kushtetutën.
Dje ishte e shtunë, sot është e dielë, fundjava kur njerëzit pushojnë dhe relaksohen për të filluar javën e re. Por pikërisht këtë fundjavë disa nga qytetarët e Republikës sonë, qytetarë të thjeshtë me halle shumë, sipërmarrës të ndershëm, e të tjerë, janë shoqëruar në komisariate, janë arrestuar, janë vënë në pranga pa vendim prokurorie e gjykate, si në ditët më të errëta të shtetit policor komunist.
Dua të sjell në vëmendjen e publikut dhe të përsëris sot me gjithë shqiptarët sentencën e madhe të demokracisë perëndimore sipas së cilës; asnjëri prej nesh nuk mund të jetë me të vërtetë i lirë, nëse vetëm njërit prej nesh i është marrë pa të drejtë liria, e i janë mohuar pa ligj të drejtat; asnjëri prej qytetarëve nuk mund të jetë i qetë dhe i sigurtë nësë vetëm njërit prej tyre i është shkelur dinjiteti njerëzor me cizmen e shtetit arbitrar.
Për fat të keq, qytetarë të cilëve u janë shkelur e po u shkelen cdo ditë të drejtat e garantuara me ligj dhe Kushtetutë kemi jo një, as dy, as dhjetë, as njëqind, por me mijëra.
Nën petkun e reformës së administratës publike, nën alibinë e prishjeve të ndërtimeve pa leje, me pretendimin demagogjik se gjoja po bën shtet, Edi Rama po hakmarret ndaj cdo individi që ka denoncuar korrupsionin dhe pazaret e tij si ish-krybashkiak deri dje, dhe si kryeministër sot.
Të frymëzuar e orkestruar prej tij, Policia e Shtetit, INUK, policia tatimore, drejtorët e administratës publike dhe institucioneve shtetërore po shkelin arbitrarisht dhe po dhunojnë në mënyrë flagrante Kushtetutën, ligjet e vendit dhe të drejtat themelore të qytetarëve të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës, në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Po dhunojnë dhe kërcënojnë biznesin, sipërmarrjen dhe median e lirë me gjoba marramendëse dhe mbyllje të aktiviteteve.
Po shkatërrojnë pronat dhe pasuritë e qytetarëve të ndryshëm.
Kanë larguar nga puna dhe po hedhin në rrugë të madhe përditë, në kundërshtim me ligjin e nëpunësit civil, profesionistë të administratës shtetërore për t’i zëvendësuar me klientelë të pushtetit.
Qeverisë Rama-Meta mund t?u interesojne shumë gjera, por nuk i intereson as sa fija e flokut, ajo që përbën vetë arsyen e qeverisjes: halli i qytetarit, halli i individit, halli i familjeve.
Me një cinizëm dhe paturpësi të skajshme, kjo qeveri po shkarkon mbi kurrizin e qytetareve në nevojë dhe mbarë qytetarëve të ndershëm barrën e stërmadhe njeqindmilion dollarëshe të dështimit të saj të stërmadh në menaxhimin e CEZ-it.
Kryeministri po lëshon ultimatume prej të mbyturi duke harruar se përgjegjesi numër një për humbjet dhe vjedhjet e energjisë elektrike është vetë ai që ka lejuar, inkurajuar dhe bekuar emërimin në detyra drejtuese në këtë sektor jetik, të shumë personave nga kontigjenti i tij i preferuar i të padiplomuarve, pazarxhinjve dhe të korruptuarve.
U ka varur ujqërve të tij mëlcitë ne qafë dhe tani shkon dhe ua këkron qytetarëve.
Mbi dy milionë shqiptarë po varfërohen përditë, po u merret fryma nga taksat e rritura, nga rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë, nga mungesa e shpresës për të ardhmen. Shumë prej bashkqytetarëve tanë ndihen sot në vështirësi për bukën e gojës.
Situata është shumë e rëndë, por jo pa shpresë. Shpresa është kurdoherë në duart tona.
Qytetarëve të dhunuar në të drejtat e tyre dhe të mashtruar në shpresat e tyre nga kjo qeveri, u shpreh sot solidaritetin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në përballimin e vështirësive që po kaloni, mbështetjen tonë të plotë dhe të gjithanshme në përballjen dhe betejën tuaj të drejtë kundër së keqes dhe abuzimit qeveritar ndaj jush.
Në emër të Partisë Demokratike kam një premtim solemn për t?u dhënë, të nderuar qytetarë: të gjithë ata pseudozyrtarë, taksidarë dhe sekserë që guxojnë të shkelin ligjin dhe që abuzojnë me të drejtat tuaja do të vazhdojmë ti denoncojmë brenda dhe jashtë vendit sic kemi bërë deri sot, do të vazhdojmë t?i përballim me ligjin në gjithë hapësirën institucionale të sistemit demokratik, nëqoftese ia kanë dalë t?i shmangen përgjegjësisë deri sot me ndihmën e qeverisë, të jenë të sigurt se nuk do ti shpëtojnë përgjithnjë, por do të përgjigjen deri në një për çdo veprim dhe abuzim të tyre.
Të mos gënjejë mendja askënd!
Të gjithë ata që dhunojnë dhe abuzojnë me jetën, dinjitetin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë, të gjithë ata që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, nuk do të amnistohen kurrë dhe do të mbajnë përgjegjësi të plotë penale, morale dhe qytetare!
Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd të dhunojë jetën, lirinë dhe pronën e shqiptarëve, pa marrë dënimin e merituar.
Shteti demokratik nuk vendoset por vetëm shkatërrohet duke shkelur liritë dhe të drjejtat e qytetarëve.
Shteti demokratik forcohet duke dënuar pa kompromis, sic e kërkon ligji, shkelësit e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Ketë do të bëjmë ne.
U bëj thirrje pseudozyrtareve, taksidarëve dhe çdokujt që sot i veshur me pushtet ka vendosur t’i shërbejë hakmarrjeve personale apo interesave të oligarkëve, të mos guxojnë më të prekë jetën, dinjietin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë dhe të ndalojë menjëherë çdo veprim abuziv.
U bëj thirrje prokurorisë dhe gjykatave të vendit të mos tulaten nga presioni dhe kërcënimet e pushtetarëve të oligarkisë që sot qeveris vendin, por t’i përmbahen rigorozisht Kushtetutës dhe ligjit dhe t’i mbrojnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë me të gjithë forcën që u jep ligji dhe shteti ligjor.
Nga Spartak NgjelaGjithmonë ka pasur e do të kete gjithashtu...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkon Presidentit Nish...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka dërguar presidenti...
Nga Sali BERISHAÇlirimi i Kosovës, marrëveshjet historike mi...
Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda, nje nga zerat m...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit përmes një komenti në rrjeti...
Deputeti Gent Strazimiri denoncon korrupsionin me lejimin e ...
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në ...
Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqip...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Çdo vit në Shqipëri 250 gra humbin jetën nga kanceri i gjiri...
Ishkryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e UEFA-s ...
Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së djeshme, një video-pr...
Pas lajmit të keq zyrtar për rritjen e çmimit te energjise e...
Dua të rikthesoj se opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me ...
Deputeti Halimi e cilëson shkelje të Kushtetutës dhe kapje t...
Ka një fakt publik sot. Edi Rama është vënë në mbrojtje të o...
Nga Astrit BUSHATINdryshe nga sa mendoja,sot mbas tre javesh...
Edison YpiAh sa më është dashur një Dron. Jo për të varur fl...
Nga Jozefina TOPALLISot UEFA shperbleu Serbine duke i dhene ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...