Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka dërguar presidentit Bujar Nishani një dosje me disa nga prej vendimeve skandaloze të gjykatave.
Me anë të kësaj, Tahiri kërkon nga Nishani, si kryetar i KLD-së, të merren masa ndaj gjyqtarëve.
Dosja dorëzuar Nishanit nga Tahiri
Arrestohet për plagosje
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 25.09.2014, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.B. dhe K.J. për veprën penale ?Plagosje e rëndë me dashje? kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me prokuror të çështjes Violeta Shkuta ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? ndërsa gjyqtarja e çështjes Adelina Zarkaj, në datë 29.09.2014, ka vendosur masën e sigurisë ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?.
Arrestohet për armëmbajtje pa leje
Prokuroria: arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 16.09.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.Ç. për veprën penale ?Armëmbajtje pa leje?, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip ?Zastava? me një krehër me 7 fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Prokurore të çështjes Edlira Cufi ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Andri Ymeri me vendimin e datës 19.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit ?Arrest në shtëpi?.
ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 03.09.2014 është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K. për veprën penale ?Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake? parashikuar nga neni 278 i K. Penal, pasi me date 03.09.2014 rreth orës 15:30 minuta është kapur në flagrancë duke mbajtur një armë zjarri pushkë, pa leje. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, me Prokuror të çështjes Belina Zeneli ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Halil Vani me vendimin e datës 07.09.2014 , ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në shtëpi? .
ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest shtëpie
Në datë 03.09.2014 nga Komisariati i Policisë Krujë është arrestuar në flagrancë shtetasi B.I., për veprën penale ?Mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit? parashikuar nga neni 278 i K. Penal, sepse ka qëlluar me armë zjarri dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u sekuestruan gëzhoja dhe fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, me Prokuror të çështjes Anisa Qilimi, ka kërkuar për të arrestuarin masën e sigurimit ?Arrest në burg?, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurimit ?Arrest në shtëpi?.
ARRESTOHET PËR ARMËMBJATJE DHE TRAFIK DROGE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 29.09.2014 është ndaluar shtetasi A.R., lindur në Gjirokastër, i shpallur në kërkim për veprat penale ?Organizim i jashtëligjshëm i lojërave të fatit?, ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? dhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake?, parashikuar nga nenet 197,283 dhe 278/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes Çlirim Sino ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Mirela Iliopulli me vendimin e datës 02.10.2014, ka caktuar masën e sigurimit ?Detyrim paraqitje?. Ky shtetas ka qenë në kërkim në vitin 2006, si dhe është proceduar penalisht në vitin 2010 për veprën penale ?Dëmtime të tjera me dashje?, si dhe ?Kundërshtim të punonjësve të policisë? dhe ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë?.
ARRESTOHET PËR KULTIVIM DROGE
Prokuroria e liron
Në datë 17.09.2014 nga Komisariati i Policisë Pukë janë arrestuar në flagrancë shtetasit E.T., dhe F.Z. për vepën penale ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve? parashikuar nga neni 283 i K.Penal, pasi janë kapur në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë lidhur me këta shtetas të arrestuar ka nxjerrë urdhër për lirim të menjëhershëm.
ARRESTOHET PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest shtëpie
Në datë 19.09.2014, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë shtetasi B.Ç., i datëlindjes 18.08.1950, shtetasja F. H dhe shtetasi H.L. për veprat penale ?Prostitucioni? neni 113 i KP, ?Shfrytëzimi i prostitucionit? neni 114 i KP, dhe ?Mbajtja e lokaleve për prostitucion? neni 115 i KP, pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me shtetasen F. H. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes Aida Cakaj, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për të 3 të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja e çështjes Olkeda Manellari, me vendimin e datës 23.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit ?Arrest në shtëpi? për B.Ç. dhe H.L. dhe ?Detyrim paraqitje? për shtetasen F. H.
ARRESTOHET PËR TRAFIK DROGE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë detyrim për t?u paraqitur
Në datë 22.09.2014 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit R.H. i datëlindjes 27.01.1995 dhe E.M., për veprën penale ?Prodhim e shitje e lëndëve narkotike? parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu është gjetur në trup lëndë narkotike. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me prokuror të çështjes Frederik Laloshi ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Tonin Strekaj me vendimin e datës 25.09.2014 ka vendosur caktimin ndaj të dyshuarve, të masës së sigurimit ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi E. Xh., për veprën penale ?Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë? parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me Burg?, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin nr. 21/163 datë 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest shtëpie?. Ky shtetas është përsëritës në të njëjtin krim pasi në datën 14.11.2011 është proceduar penalisht për veprën penale ?Plagosje e lehtë? dhe ?Kundërshtim i punonjësit të Policisë?.
ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi, Xh.M. për veprën penale ?Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë? dhe ?Drejtim i automjetit në gjendje të dehur? parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me Burg?, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest shtëpie?. Ky shtetas në vitin 2009 është proceduar penalisht për veprën penale ?Vrasje, e mbetur në tentativë?, parashikuar nga neni 76 i K. Penal, në vitin 2012 është proceduar penalisht për veprën penale ?Shkatërim prone? dhe në vitin 2013 është proceduar penalisht për vepren penale ?Kanosje? dhe ?Prishje e rendit dhe qetësisë publike?.
ARRESTOHET PËR PASTRIM PARASH
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 14.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi A. B., për veprën penale ?Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, pasi më datë 14.09.2014. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, ndërsa gjyqtari Altin Shkurti me vendimin e datës 17.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë detyrim për t?u paraqitur
Në datë 07.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi I. M. për veprën penale të ?Vjedhjes? parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi në datë 06.09.2014, është kapur në flagrancë nga shtetasi V.C., duke vjedhur në banesën e këtij të fundit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të arrestuarin I. M. ka kërkuar masën e sigurimit personal? Arrest në burg?, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 10.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?. Ky shtetas është përsëritës, pasi është i dënuar edhe 3 herë për ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve? dhe ?Vjedhje?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 12.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 2, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.H, E.U. dhe S. K., për veprën penale ?Vjedhje në bashkëpunim, mbetur në tentativë?, parashikuar nga Neni 134/2 e 22 të K. Penal. Këta shtetas janë kapur në flagrancë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Prokuror Saimir Hysa ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për tre të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja e çështjes Mariana Shegani (Dedei), me vendimin e datës 15.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit ?Arrest në shtëpi? për të arrestuarin S. K., me vendimin nr. 1993 datë 15.09.2014, ka vendosur masën e sigurimit ?Arrest në shtëpi? për të arrestuarin B. H. dhe ?Arrest në burg? për të arrestuarin E.U.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detytrim për t?u paraqitur
Në datë 19.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar në flagrancë shtetasi H. Gj., për veprën penale të ?Vjedhjes? parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhië një automjet, në pronësi të shtetasit G. D. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 22.09.2014 , ka caktuar masën e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 18.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është ndaluar me iniciativë shtetasi J. Ç. për veprën penale të ?Vjedhjes? parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 20.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE ME PASOJA
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e në arrest shtëpie
Në datë 12.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet janë ndaluar shtetasit K.L. dhe Ç. M. banues në fshatin Cakran dhe Gjinoqar, rrethi Fier, për veprën penale ?Vjedhje, me pasoja të rënda? e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 13.09.2014, ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest shtëpie? për të dy të ndaluarit. Rezulton se shtetasi Ç. M., në muajin Janar 2012 është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë i maskuar, ndërsa në janar 2013 është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për vjedhje banese.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi, A.B. për veprën penale ?Vjedhja? parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest shtëpie?. Ky shtetas ka qenë i dënuar me herët me 3 muaj burg.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 07.09.2014, Komisariati i Policisë Librazhd ka bërë ndalimin e shtetasit A.K. për veprën penale ?Vjedhje? e parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Pajtime Fetahu me vendiminin e datës 10.09.2014, ka vendosur masën në sigurimit ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 20.09.2014 nga Komisariati i Policisë Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi S.Xh. për veprën penale ?Vjedhje e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 134 dhe 25 të K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me Prokuror të çështjes Andi Pogace ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Andi Pogaçe me vendimin e datës 06.06.2014, ka vendosur masën e sigurisë ?Detyrimi për t?u paraqitur?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 29.08.2014 nga Komisariati i Policisë Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.K, për veprën penale ?Vjedhje? parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me prokuror Genci Mane, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit ?Arrest në burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Piro Sota, ka vendosur masën e sigurimit ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?. Ky shtetas është përsëritës për të njëjtin krim, pasi në vitin 2010 është proceduar penalisht për veprën penale ?Vjedhje?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datën 16.09.2014 nga Komisariati i Policisë Korçë është arrestuar shtetasi R.Sh. për veprën penale ?Vjedhje e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas në datën 16.09.2014, në bashkëpunim me shtetasit J.X., E. X. dhe B.M. kanë vjedhur në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokurore të çështjes Dhorina Theodhori, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ?Arrest në burg? ndërsa gjyqtarja e çështjes Miljana Muçaj me vendim nr. 432, datë 20.09.2014, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ka caktuar masën e sigurimit ?Detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datën 16.09.2014 Komisariati i Policisë Korçë ka arrestuar shtetasin E. X.. për veprën penale ?Vjedhje e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas në datën 16.09.2014, në bashkëpunim me shtetasit J.X., R. Sh. dhe B. M. kanë vjedhur në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokurore të çështjes Dhorina Theodhori, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ?Arrest në burg?, ndërsa gjyqtarja e çëshjtes Miljana Muçaj me vendim e datës 20.09.2014, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ka vendosur masën e sigurisë ?Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore? çdo dy javë.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 23.09.2014 është arrestuar në flagrancë shtetasi, B.C. për veprën penale ?Vjedhje? e mbetur në tentative parashikuar nga neni 134 ? 22 i K. Penal, pasi më datë 22.09.2014 rreth orës 23.00 është kapur në flagrancë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Bulqizë duke vjedhur zyrën e financës në Bashki. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, me Prokuror të çështjes Hysni Vata, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Halil Vani me vendimin e datës 25.09.2014 , ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në shtëpi?.
ARRESTOHET PËR FALSIFIKIM MONEDHASH
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t?u paraqitur
Në datë 27.09.2014 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi M.K. për veprën penale ?Falsifikim i monedhave? dhe ?Ruajtje apo depozitim i mallrave kontrabandë?, parashikuar nga nenet 183 dhe 179 të K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes Eglantina Shehu ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurimit ?Detyrimi për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore?.
ARRESTOHET PËR AKSIDENT ME PASOJA
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest në burg 15 ditë
Në datë 19.09.2014 nga Komisariati i Policisë Kurbin është bërë arrestimi në flagrancë e shtetasit F.Ç. për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit? e parashikuar nga neni 290, i Kodit Penal, sepse nga aksidenti me mjetin e tij janë dëmtuar disa shtetas që ishin pasagjerë të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë të kualifikuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin me Prokuror të çështjes Bardhyl Shehu ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?, ndërsa gjyqtari i çështjes Besnik Qira me vendimin e datës 22.09.2014, ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest me burg me afat 15 ditë ?.
Nga Sali BERISHAÇlirimi i Kosovës, marrëveshjet historike mi...
Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda, nje nga zerat m...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit përmes një komenti në rrjeti...
Deputeti Gent Strazimiri denoncon korrupsionin me lejimin e ...
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në ...
Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqip...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Çdo vit në Shqipëri 250 gra humbin jetën nga kanceri i gjiri...
Ishkryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e UEFA-s ...
Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së djeshme, një video-pr...
Pas lajmit të keq zyrtar për rritjen e çmimit te energjise e...
Dua të rikthesoj se opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me ...
Deputeti Halimi e cilëson shkelje të Kushtetutës dhe kapje t...
Ka një fakt publik sot. Edi Rama është vënë në mbrojtje të o...
Nga Astrit BUSHATINdryshe nga sa mendoja,sot mbas tre javesh...
Edison YpiAh sa më është dashur një Dron. Jo për të varur fl...
Nga Jozefina TOPALLISot UEFA shperbleu Serbine duke i dhene ...
“Ne erdhëm të takojmë ish të përdjekurin politik dhe biznesm...
Festimet per 70-vjetorin e clirimit te vendit po kthehen ne ...
Kryeministri shqiptar shpenzon miliona dollarë për lobizëm p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...