web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse nuk “ngjit” opozita?

25 Tetor 2014, 22:00, Politikë CNA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk thotë ndonjë gjë për t?u kritikuar, sikur të mos jetosh këtu. Ligjërimi i tij politik është një grumbull fjalish që konstatojnë gjëra që duhen bërë mirë, apo që kritikojnë gjëra që janë bërë gabim. Në shumicën e rasteve janë qëndrime që nisen nga gjykime të dhëna më parë nga media apo nga trende të imponuara prej tyre. Edhe kur sforcohet të bërtasë, nuk i del zëri. Edhe kur përpiqet të jetë i qetë, nuk duket i relaksuar. Duket sikur asgjë nuk bën me zemër dhe asgjë nuk thotë me shpirt. Ndryshe nga Berisha, që vendoste pasionin para fabulës politike dhe përdorte gënjeshtrën kur e vërteta nuk ishte me të, ky dhe kur ka të vërtetën me vete, duket sikur gënjen, dhe kur ka arsye të ketë pasion për atë që thotë, duket sikur e bën nga halli.

Po shikoja qëndrimet e tij të fundit, pas kthimit nga Brukseli.

Së pari, përpjekja e tij për të gjetur një alibi për t?u kthyer në Kuvend është qesharakae, pasi arsyet për t?u kthyer po modifkohen dita- ditës, duke i ikur larg arsyes përse dolën. Të gjithë jemi dëshmitarë se opozita la Kuvendin pas dhunës mbi deputetin Strazimiri. Dhe ka një sens të bëhet një gjest në këtë rast , gjest i cili mori fund kur prokuroria filloi çështjen penale ndaj këtij akti dhune. Këtu merrte fund arsyeja dhe e kishte të hapur derën të kthehej kokëlartë. Por, vendimi i prokurorisë i qëlloi ters, pasi ishte para Kuvendit dhe Bashës i duhej bojkoti të mbaronte Kuvendin dhe të plotësonte listën e Këshillit Kombëtar, duke kthyer në shefe kuadri në parti, administratoren e bizneseve të gruas dhe Kunatit, e cila duke e konsideruar Këshilin Kombëtar biznes të familjes Basha, futi aty motrën, burrin, punëtorin e skenës së koncerteve, elektriçistin e kështu me radhë. Hallall të ishin demokratë, por janë të gjithë ish- punonjës të Fugës kur ishte tek ?Mjafti?. Përfshirë dhe Odetën, që ishte sekretare e tij.

Pasi e mbylli dhe listën e Kuvendit, i ka mbetur pa plotësuar Kryesia dhe sekretarët, dhe i duhet ta shtyjë dhe ca javë bojkotin, që të duket si radikal. Kaq është e gjitha. Tani më të mërzitur prej bojkotit janë demokratët, se sa socialistët. Ata, për hir të së vërtetës nuk kanë qejf ta kenë në Kuvend dhe ca kohë sa të mbarojnë ca punë të tyre. Dhe Basha duket se nuk po ua prish.

Së dyti, kërkesa e tij zyrtare për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, dhe kërkesa e tij që pas çdo fjalimi të kryeministrit, të flasë kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, në parim është e drejtë dhe është kopje e kërkesës së opozitës së djeshme, kur Berisha ishte në pushtet. Në atë kohë jo vetëm që nuk u pranua kjo gjë, por opozita u kryqëzua pse e kërkonte këtë gjë, duke e akuzuar se dëshironte të bllokonte tre ligjet që të mos merrnim statusin. Tani kjo që kërkon Basha nuk ka asgjë gabim, por shembulli që ka dhënë dhe mënyra e ndyrë se si e ka trajtuar opozitën partia e tij, i bëjnë njerëzit pa vesh kur flet për gjëra të tilla dhe nuk ngjit asgjëkundi. Rregullorja e Kuvendit ka qenë normale, po të mos e ndryshonte PD dhe të ndalonte me ligj biles dhe të kritikohej kryeministri, duke i nxjerrë ?për zhelesh? përjashta. Dhe kur tani kërkon të vësh drejtësi për një krim që e ke bërë vet, duhet së pari të kërkosh ndjesë që e ke bërë atë me duart e tua dhe duhet t?i falenderohesh shumicës nëse ta bën këtë nder me duart e saj. Basha flet si për një krim të kësaj shumice, që duhet ta ndreq Basha, ndërkohë që flitet për një krim të partisë së Bashës, për të cilin nuk është penduar, por është i dëmtuar, se tani e ka kundër vetes. Dhe kur njerëzit shikojnë të njëjtën fytyrë, një herë duke mbrojtur një krim dhe pastaj duke e luftuar atë, thjesht neveriten dhe fjala e tyre nuk ngjit askund.

Më e trishtueshme ishte prononcimi para medies dhe disa fjali standarte, që po ashtu nuk kanë asnjë gabim brenda. Mes tyre shquante fjalia se në këtë vend nuk do amnistohet asnjë zyrtar që shkel ligjin dhe se të gjithë duhet ta dinë se një ditë do dënohen për ato që kanë bërë. E thënë kjo përshembull nga Eduard Selami, ngjan diçka pozitive dhe duhet dëgjuar. E thënë fjala vjen nga Helidon Bushati, po marr kot një deputet të ri nga Shkodra, mund të dëgjohet me vëmendje. Por, e thënë nga Lulzim Basha jo vetëm që nuk të fut frikën, por abuzimi kthehet në shpresën e vetme për karrierë.

Si mund të frikësohet dikush, zyrtar në pushtet, kur Lulzim Basha thotë se për çdo shkelje që bën, do dënohesh një ditë. Njeriu që flet është akuzuar për 220 milion euro abuzime dhe si fajtor frikacak nuk pranoi të gjykohet, por mbylli gjyqin me procedurë, gjyq që mund t?i hapet në çdo kohë, nëse këtu do ketë ndonjë ditë prokurorë. Njeriu që kërcënon ishte ministër i Brendshëm dhe vrau katër qytetarë në protesta. Ka lënë tetë fëmijë jetimë për të siguruar miliona për dy vajzat e tij që jetojnë mes Holandës dh Tiranës dhe pastaj kërcënon se në këtë vend nuk do shpëtojë askush nga drejtësia. Ka një akuzë konkrete javën e fundit nga dy biznesmenë amerikanë, se Damir Fazlliçi u ka marrë një milion euro për një kompani telefonike në kohën që Basha ishte ministër i Telekomunikacionit dhe Kunati i famshëm ,administrator i Fazlliçit. Ata thonë se Fazlliçi ua mori duke u thënë se i duhen qeverisë për fushatë. Basha nuk denjon as t?i përgjigjet medies që e ka investiguar rastin dhe që është nëj medie prestigjoze e rajonit. Si mund të ngjallë frikë ky njeri tek zyrtarët që po i presupozojmë se abuzojnë? Ky është modeli i shpresës së tyre, ky është idhulli i tyre, ky është shembulli që në këtë vend mund të vjedhësh, të plaçkitësh, të vrasësh dhe jo vetëm të mos të të hyjë gjemb në këmbë, por këto t?i kesh si hipotekë dhe për t?u bërë lider opozite.

Është kjo arsyeja që opozita e këtij djalarucini nuk ngjit, pasi ky ka më të forta shembujt kundër opozitës, se sa fjalët pro saj, ose në emër të saj. Ai e ka historinë e tij 9 vjeçare në politikë, të mbushur me shembuj dhe vepra që ulërasin për vjedhje, mosndëshkueshmëri dhe vrasje politike. Çdo që gjë që thotë pas kësaj ngjan si një film pa zë, ku fytyra flet vetë. Dhe nëse kanë shpresë hajdutët e kësaj administrate, gjobaxhinjtë apo larg qoftë dhe vrasësit e këtij pushteti, nëse ndodh ndonjë herë, ajo shpresë është shembulli i Lulit dhe fati i tij. Është e vetmja gjë që frymëzon.





22:00 Politikë

Duan Dron

Edison YpiAh sa më është dashur një Dron. Jo për të varur fl...

Lajmet e fundit nga