web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku i Selanikut: Ndeshja Serbi-Shqipëri të zhvillohet në Selanik

20 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Boutaris ka propozuar që ndeshja Serbi-Shqipëri të zhvillohet në Selanik. Propozimi i tij është bërë në mbledhjen e Shoqatës Rajonale të Bashkive të Maqedonisë Qendrore, që u mbajt pasditen e së hënës.

72-vjeçari ka hedhur këtë propozim duke theksuar se ndeshja e ndërprerë për shkak të incidenteve në Beograd do të luhet në një fushë asnjanëse dhe kjo fushë mund të jetë në qytetin e Selanikut.

Duke komentuar incidentet e ndodhura në ndeshjen e Beogradit, ai ka dënuar shfaqjen e flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe, duke nënvizuar se akte të tilla shkaktojnë probleme në Greqi, siç shkakton edhe çështja çame.

Propozimi i Boutaris ka ngjallur reagime në shtypin vendas, që nga njëra anë ka shigjetuar përsëri zotin Boutaris për simpatitë ndaj të huajve dhe nga ana tjetër, duke iu referuar dhunës në stadiumet greke, ka theksuar se Greqia dhe konkretisht Selaniku nuk është aspak një vend ku mund të zhvillohen ndeshje të tilla.





22:00 Aktualitet

Manikyrët fosfor

Janë të njohur tashmë pothuajse nga të gjitha femrat, por nd...

Lajmet e fundit nga