Shpërthen tritoli në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen e 9 kompanive tregtare, që kishin realizuar një skemë mashtrimi me TVSH-në.
Janë 14 administratorë, që janë vënë nën akuzë, dhe do të përballen me procesin gjyqësor. Sipas Prokurorisë, dëmi që i kishin shkaktuar shtetit këto kompani shkon në 26 milionë euro, raporton TCH.
Skandali ishte zbuluar dhe denoncuar nga Drejtoria e Tatimeve. Kompanitë e vëna nën akuzë realizon operacione fiktive tregtie dhe përfitonin rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga shteti.
Sipas hetimit, subjektet janë të regjistruara si në QKR, ashtu edhe në Tatime në mënyre fiktive, vetëm për të tërhequr blloqet me fatura TVSH-je në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve dhe përdorimin e këtyre blloqeve, duke lëshuar fatura shitjeje me TVSH fiktive, për shitje skrapi.
Këto kompani bënin vetëm lëshim të faturës tatimore të shitjes, për efekt të kreditimit të TVSH-së, pa dërguar në fakt mallin. Katër prej administratorëve janë në gjendje ?arresti në burg?, tetë të tjerë janë në ?arrest shtëpie? ose ?detyrim paraqitjeje?, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë, ndërsa dy janë ?hetuar në mungesë?.
Deklarata e plotë e Prokurorisë së Tiranës
Dërgohen për gjykim për skemë mashtruese me TVSH në vlerën 26 milion euro
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dërgon për gjykim 14 shtetas, si edhe 9 kompani private të administruara nga këta shtetas, të akuzuar për përfshirjen në një skemë mashtruese të rimbursimit me TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar). Këta shtetas dhe kompani janë pjesë e parë e një skeme gjigande mashtruese, e cila i ka sjellë shtetit një dëm prej rreth 26 milionë euro. Ata janë marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit.
Prokuroria e Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka arritur ta zbulojnë plotësisht këtë skemë dhe ndërkohë po përfundon hetimi edhe për pjesën tjetër të të akuzuarve, të cilët, së bashku me të akuzuarit e mësipërm, arrijnë në një total prej rreth 60 shtetasish dhe persona juridikë.
Të gjithë këta shtetas dhe persona juridike akuzohen për veprat penale të ?Falsifikimi i dokumenteve?, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe ?Mashtrimi?, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal. Ka përfunduar hetimi dhe dërgohen për gjykim shtetasit dhe personat juridikë si më poshtë:
SHTETAS
1. Agim Xhika, hetuar me masën arrest në burg
2. Josif Kadriaj, hetuar me arrest në burg
3. Maltin Lleshi, hetuar me arrest në burg
4. Ramiz Veizaj, hetuar me arrest në burg
5. Kadri Rama, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
6. Avni Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
7. Robert Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
8. Gjergji Lami, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi detyrim paraqitje)
9. Ilir Allmeta, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
10. Flamur Gjinaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
11. Juxhin Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
12. Përparim Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, arrest në shtëpi)
13. Durim Musa, hetuar me arrest në burg (në mungesë)
14. Krenar Mukaj, hetuar me arrest në burg në mungesë, më pas detyrim paraqitje
PERSONA JURIDIKE (SHOQERI TREGTARE)
1. ?ALEKSI & AJSI? sh.p.k,
2. ?AJSI? sh.p.k
3. ?ALSIMA? sh.p.k
4. ?HOXHA? sh. p. k
5. ?XHOIS- GRUP? sh.p.k
6. ?PROKAT? sh.p.k
7. ?SILEALB? sh.p.k
8. ?MUSA? sh. p. k
9. ?GOLD PLUS? sh.p.k,
Hetimi ka nisur bazuar në materialin e referuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe është regjistruar procedim penal për veprat penale të ?Falsifikimi i dokumenteve?, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe ?Mashtrimi?, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se: Subjektet tregtare, të konsideruara të Nivelit II, sasitë e Skrapit i sigurojnë duke e blerë nga shtetas të ndryshëm, nga fitimi i tenderëve të ndryshëm për blerje hekuri për SKRAP (kryesisht nga demontimi i ish fabrikave te ndryshme), apo nga subjekte të tjerë, të cilëtjanë te regjistruar ne QKR dhe ne Sistemin Informatik te Tatimeve, me aktivitet grumbullim e shitje Skrapi.
Por, në fakt shumica e subjekteve, të konsideruara të Nivelit III , janë të regjistruar si ne QKR ashtu edhe ne tatime ne mënyre fiktive, vetëm për te tërhequr blloqet me fatura TVSH-je ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve, dhe perdorimin e ketyre blloqeve, duke leshuar fatura shitje me TVSH fiktive, per shitje SKRAPI, për subjektet e Nivelit II. Pra, fiktiviteti i faturës qëndron në faktin se është bërë vetëm lëshim i faturës tatimore të shitjes, për efekt te kreditimit te TVSH-së, nga subjektet e nivelit te dyte, pa derguar ne fakt mallin (SKRAPIN). Nisur nga këqyrjet e vendeve te ushtrimit te aktivitetit, deklarimet e shtetasve dhe deklarimet ne sistemin informatik te tatimeve, etj, rezulton se shumica e subjekteve te nivelit te III, jane krijuar nga vete administratoret e subjekteve te nivelit te II, kjo duke shfrytezuar njohjet e tyre me persona me gjendje te rende ekonomike, persona te panjohur ne shoqeri, apo persona qe nuk kane fare dijeni mbi legjislacionin tatimor dhe pasojat qe sjellin këto krijime Niptesh, te cilëve, kundrejt pagesave ne shuma te vogla ju kane marre dokumentacionin personal si pasaporte, karte identiteti etj, dhe me kete dokumentacion kane bere regjistrimet e subjekteve ne QKR e per rrjedhoje dhe ne Tatime, dhe me pas kane terhequr ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve edhe Blloqet me faturat e TVSH-së.
Këto subjekte te Nivelit te III,kane leshuar fatura tatimore shitje per subjektet e nivelit te II ne sasine qe ju nevojiteshin ketyre subjekteve te nivelit te II, ne shumicën e rasteve nuk i kane deklaruar keto fatura ne shitje, ne disa raste i kane bere deklarimet ne shitje por nuk kane blerje, por ne SIT rezultojne FDP e TVSH sikur kane blerje, pra kryejne me dashje mashtrimin duke bere deklarim fiktiv.
Nga verifikimi ne SIT (sistemi i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve) rezulton se subjektet e nivelit te II i kane deklaruar te gjitha keto fatura ne blerje, duke bere te mundur kreditimin e TVSH-së për çdo fature ne blerje. Si pasoje, nga mosdeklarimi ne shitje nga subjektet e nivelit te III i faturave tatimore te Shitjes, nuk behet derdhja e TVSH se dale nga keto fatura ne organet shteterore, pasi jane fatura te padeklaruara, nderkohe qe nga deklarimi i tyre nga subjektet blerese (sic i pershkruam subjekte te nivelit te II) u jep te drejtën atyre që të kërkojnë kreditimin e shumave te TVSH-së te dala nga keto fatura, kreditim qe eshte bere faktikisht.
Nga funksionimi i kësaj skeme për një periudhe te gjate kohe rezulton se ajo i ka sjellë dëme të konsiderueshme shtetit, nje dem qe nga vleresimet e administratës tatimore arrin rreth 26 milion dollare.
Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në Grams...
Do të jetë fundi i botës si e njohim. Nuk do të ketë Interne...
Mata Hari mund të jetë një nga agjentët e dyfishtë më të fa...
E lindur prej anarkistëve që vinin bomba dhe gangsterëve, FB...
Kur Bashkimi Sovjetik ra, shumë vëzhgues prisnin që një gjë ...
Çelja e Institucioneve Private të Ekzekutimit të Vendimeve P...
Kanceri vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, ...
Ideja e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme ...
I akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben F...
Prokurori Ervin Beqiri është rrahur me grushta dhe shkelma n...
Brenda muajit të parë të aksionit të shtrirë në 12 qarqet e ...
Të gjithë tenderat që mbajnë firmën e ish-guvernatorit të Ba...
Nga Ayhan Demir*Tani për tani “Struktura paralele” (Lëvizja ...
Me publikimin e listës së koalicionit kundër terrorit dhe su...
Hetimi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani i akuzuar për sh...
Intervistoi: ENTELA RESULITeksa mendoja se do të takoja bash...
Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale në Korçë kanë kaluar për pr...
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë bëri të ditur se vendi i t...
Në kuadrin e përpjekjeve për t’iu kundërvënë kërcënimeve që ...
Ndërsa dy fëmijët e tij flinin, një 44- vjeçar shqiptar ka v...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...