Drejtuesit e tatimeve të Korçës në proçedim disiplinor
Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale në Korçë kanë kaluar për pr...
Intervistoi: ENTELA RESULI
Teksa mendoja se do të takoja bashkëshorten e Filip Çakulit, kujtoja se do të kisha përballë një grua të tërhequr dhe të mbyllur. Jo, më kishte gënjyer mendja. Në kontaktin e parë me të mësova se pret të bëhet gjyshe: Krevati i bebit, ngjyra, perdet, veshjet e para, janë angazhimet që i hanë më shumë kohë në këtë periudhë. Nuk ka gëzim më të madh për të. Ardhjen në jetë të mbesës e konsideron si një motiv më shumë në jetën e saj. Takohemi në një nga baret e famshme të zonës ku banon, pranë ?Shallvareve? në Tiranë. Është sportive, batuta nuk i mungon, aq sa në fillim më dukej e ekzagjeruar, por në fund ndryshova mendim? Vasilika Çakuli është bashkëshortja e gazetarit dhe drejtuesit të ?Fiks Fare?, Filip Çakuli ose e thënë ndryshe, gruaja e një burri të ?ndërlikuar?. Por ata nuk bënin dot pa njëri-tjetrin. Ai me mungesat e tij të përhershme dhe ajo me përkushtimin ndaj familjes. Një dashuri që ka lindur 40 vite më parë në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, pas një karikature që shoku i klasës do i bënte vajzës që do të sillte pak ?erë nga jeta? në Tiranë. Vasilika pranon se është njeri me fat, ka bërë një jetë të mirë në të dy sistemet, por ka pasur edhe vështirësitë e veta, sidomos nga ana e Filipit. Puna si gazetar, shpesh e ka vënë në pikëpyetje jetën e tij. Ajo është nënë e dy djemve. I ka munguar shumë një vajzë, por tashmë ka nusen, që për të është vajza e munguar në familje. Më poshtë një bisedë me Vasilika Çakulin, ish-mësuesen e Divjakës, prej 20 vitesh gazetare në Radio Tirana.
Zonja Vasilika, ju jeni nga Tirana?
Jo, unë jam nga Lushnja. Në kohën e Enverit, babai im ka qenë oficer, dhe unë kam lindur në Korçë dhe kam jetuar në Korçë, Pogradec, Shijak, Kavajë dhe Divjakë. Mund të them që jam nga e gjithë Shqipëria siç thoshte dhe një këngë në kohën e Enverit. Në Tiranë, për herë të parë kam ardhur për studime, ku jam njohur dhe me Filipin. Kemi qenë për Gjuhë-Letërsi.
Sa vjet më parë ka ndodhur njohja juaj?
Po janë bërë afërsisht 40 vite tashmë. Dhe e di si jam njohur? Filipi ka bërë një fletë-rrufe për herë të parë. Meqë ishte i zoti në karikatura në atë kohë. Në vit të parë, në fakultet, u zhvilluan një palë zgjedhje, aty më kishin parë mua, si një vajzë e pashme, e veshur mirë? Bija pak në sy me thënë të drejtën dhe më nxorën fletë-rrufe për modën. Unë vija nga Divjaka. Filipi më kishte parë dhe më bëri karikaturën duke më pikturuar me taka të larta, me veshje si kauboj.? Rrezikova të digjja shkollën për atë, se në kohën e Enverit të të dilte fletë-rrufe nuk ishte shaka, unë isha dhe bijë komunisti dhe bëhej nami. Në atë kohë po të bije pak në sy quhej shfaqje e huaj?
Çfarë ndodhi mes jush?
Asgjë, u shamë dhe kaq. Në fillim nuk është se më ka bërë shumë përshtypje, por ishte tip i këndshëm, të bënte për të qeshur. Ai edhe sot është i muhabetit dhe njerëzit zihen kush t?i rrinë afër, nuk është i bukur, por është i këndshëm.
Vasilika Cakuli
Ishit ju më e pashme asokohe?
Sigurisht. Unë isha femër dhe në atë kohë bija në sy. Kisha trup të rregullt, vishesha mirë dhe mbahesha. Jetonim mirë edhe nga ana ekonomike.
Jeni lidhur që në vitin e parë?
Jo, vitin e parë kemi qenë shokë. Madje kemi ndenjur dy vjet dhe më pas jemi lidhur. Fillimisht i bëja shumë shërbime, duke i larë këmishën, pantallonat, por gjithmonë si shokë. Ai më donte, por unë ngurroja?
Pse ngurronit në fillim?
Është vështirë të analizosh tani atë periudhë. Shumë veta bëjnë moral. Në atë kohë, një vajzë e kishte shumë të vështirë të shprehte dashurinë. Ka pasur raste, por kanalizohej jeta dhe më pas nuk merreshe me karrierën tënde, por ktheheshe në një shtëpiake. Në këtë mënyrë ishte e vështirë nëse do martoheshe me dashuri apo me mblesëri. Një mënyrë që të ikje nga fshati në atë kohë ishte që të gjeje një burrë nga qyteti. Filipi ishte nga fshati vetë dhe unë as nuk kisha në mend që të martohesha me një djalë nga fshati.
Kishit një lloj paragjykimi që do jetonit në fshat?
Jo, nuk ishte paragjykim por s?doja të jetoja në fshat. Aq më tepër në fshatin e Filipit, ku ngarkohen gratë si mushka. Kur më thonë djemtë që ke parë interesin, iu them që mos gjykoni kështu se tani do ishit duke punuar tokën. Dua të theksoj se s?kam asgjë me njerëzit që banojnë në fshat se gjithsecili ka jetën e vet, por unë kisha ambicie të tjera.
Po pse u afruat me Filipin, kur ai ishte nga fshati?
Afrimiteti që ndodhi mes nesh më bëri që të dorëzohesha. Madje aq shumë u afruam me njëri-tjetrin, sa nuk e mendoja dot jetën pa atë.
Çfarë ndodhi me ju kur mbaruat fakultetin?
Filipin e mbajtën në Tiranë, duke nisur punë si gazetar i Hostenit për jugun. Mua më ?hodhën? në Grabian të Lushnjës. Fillova si mësuese dhe punova një vit. Duke e rregulluar më pas, shkova në Divjakë dhe atë vit që unë fillova mësuese, Filipi kishte shumë miqësi me Lenka Çukon dhe i kërkuam asaj të merrja një shtëpi sepse atje kishte pallate. Më dhanë një hyrje dhe këtu u martova duke qëndruar rreth katër vjet aty. Aty jetoja unë sepse Filipi vinte rrallë, një herë në javë apo një herë në 10 ditë. Në Lushnjë kam lindur të dy fëmijët. Duke qëndruar nja shtatë vjet aty, dhe 20 vjet kam këtu në Tiranë si gazetare.
Si ka qenë jeta juaj në Lushnjë?
Duke qenë gruaja e një gazetari të ?Hostenit? që kishte miq në Komitetin Ekzekutiv, ka qenë e lehtë për mua. Duke qenë se punoja në një shkollë mekanike, unë kisha privilegjet e mia si mësuese. Në provincë, apo në rrethe kur je e ngritur pak në nivelin social, jeton mirë. Aq më tepër të ecësh me idenë, i pari në katund ose i fundit në qytet, atje ishim të parët në katund. E vështirë ishte sepse unë kam jetuar pa Filipin, ai duke qenë korrespondent, lëvizte në të gjithë Shqipërinë.
Nuk e kishit problem kohën që ai mungonte në familje, duke qëndruar larg me ditë të tëra?
Unë një gjë kuptova: Duke qenë gruaja Filipit, ose do ta lija dhe të kërkoja një burrë që të rrinte në shtëpi gjithë kohën, ose do ta mbaja dhe do të pranoja ato gjëra që ai kishte minuse. Kur bëra balancën më anonte më shumë nga pozitivja. Unë e mbaj veten për grua të zgjuar.
Nuk kishte xhelozi mes jush?
Unë kam qenë e mirë dhe ai duhej të bëhej xheloz për mua dhe jo unë për atë (qesh). Këtë ide e kam pasur dhe e kam akoma, për mua xhelozia është sëmundje, sa më shumë ta ngacmosh një mashkull drejt xhelozisë aq më shumë e shtyn atë drejt asaj rruge. Seksi ose tradhtia mua më duket një tabu që e ka krijuar shoqëria, janë disa nocione që i kemi krijuar vetë dhe vetë i shkelim. Një burrë që tradhton gruan nuk e paragjykojnë, ndërsa një grua që tradhton burrin direkt e quajnë kurvë.
Këtë mendim keni dhe për një grua??
Në qoftë se një grua arrin të shkojë me një burrë tjetër, kjo do të thotë se burri i saj e ka detyruar atë, sepse unë jam e sigurt 100% që, në qoftë se një mashkull nuk e shtyn të shkojë me një burrë tjetër, femrës nuk i shkon ndërmend të shkojë e të tradhtojë, ka dhe raste të rralla për kuriozitet ose kur është njëri që të vardiset shumë, krrak ta bën truri ndoshta dhe mund të shkosh me të, por ama po re në dashuri nuk ke çfarë i bën. Megjithatë, mendoj se familja nuk duhet prishur për asnjë arsye, pavarësisht se ç?ndodh, njerëzit duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Burri nuk e fal një grua që tradhton, ndërsa gruaja e fal burrin.
Kohët e fundit kemi vënë re që femrat martohen vonë, kjo edhe sepse krijojnë një pavarësi ekonomike më të madhe dhe thonë: Pse të rri me një burrë që të ?ndrydh? e që të kërkon llogari! A jeni dakord me këtë parim?
Jo, nuk jam dakord. Unë jam me familjen. Baza e shoqërisë është familja, ajo të shtyn përpara. Një njeri që nuk ka interes për çfarë të punojë, pse duhet të punojë. Unë e kam vënë re te djali im, Zhani. Kur ishte beqar punonte, kishte lekë, jetonte mirë, por shikoja që e ndiente mungesën e familjes. Filloi të mos kishte më qejf, të mos rrinte nëpër disko, nëpër pub-e siç rrinte më përpara, kishte qejf të rrinte në shtëpi, por shtëpia ishte bosh. Familja të jep një qëllim për të cilin nxitesh të luftosh. Mund të jetë një e keqe e domosdoshme, por ama është një motiv, sepse njeriu pa motive nuk jeton dot. Më kujtohet një periudhë në kohën e Enverit në Lushnjë, ka qenë një kohë kur ne bënim llogarira dhe përpiqeshim të blinim televizorin, lavatriçen, frigoriferin, bufenë, divanët. Në momentin që unë i kam mbaruar së bleri këto gjëra, kam hyrë në një krizë identiteti. Isha 32 vjeç dhe nuk dija për çfarë të luftoja, interes për të kursyer nuk kisha më. Banka nuk kishte që të merrje interesa. Pra dua të them që, në një moment që nuk ke interes për të cilin të luftosh, kalon në krizë identiteti.
Ju keni jetuar mirë para viteve ?90?
Unë kam jetuar gjithmonë mirë edhe në fëmijëri, kam qenë bija e një oficeri që kemi pasur disa privilegje dhe nuk e kam njohur ndonjëherë varfërinë.
E konsideroni veten me fat?
E quaj veten me shumë fat. E quaj veten me fat sepse kam një shok si Filipi, e kam si shok, si bashkëpunëtor sepse në fund të fundit familja është një pronë e vogël, të cilën e shikon si tënden, që do që ta mbrosh e ta shtosh. Kjo është familje për mua. Unë me Filipin jam bashkëpronare në këtë familje. Më ra shorti të jetoj me Filipin dhe jam e kënaqur me këtë short. Madje, herë pas here bëjmë shaka me njëri-tjetrin dhe kur ai më pyet ?nëse do ta nisësh jetën nga fillimi, ku do ta nisësh? dhe unë i them; pasi mbarimit të fakultetit, që të të kem njohur edhe ty.
Keni qenë ndonjëherë xheloze për suksesin e Filipit?
Jo, asnjëherë. Kam dhe unë sukseset e mia.
Si ka qenë Filipi si student?
Filipi ka qenë student më i shkëlqyer se unë, sepse nëse unë lodhesha për t?i marrë ato dhjeta, ai i merrte me thjeshtësi më të madhe sepse ishte inteligjent më shumë se unë. I eci dhe fati se i doli nami sepse ishte shumë i zoti në gjuhë-letërsi dhe në degën që ishim ne, po të ishe i zoti në gjuhë, të hapeshin dyert e tjera.
Dy djemtë i keni lindur në Lushnjë, ju ka munguar një gocë në familje?
Më ka munguar shumë edhe tani më mungon. Unë kam nuse tashmë dhe e dua si vajzën time, por prapë vajza ka vendin e saj. Unë di rolin e vajzës sepse vetë nuk kam motër dhe e di se çfarë kam bërë dhe bëj për prindërit e mi.
Si erdhët për të jetuar në Tiranë?
Ne kemi një histori interesante në atë periudhë, sepse unë jam një nga themelueset e Partisë Demokratike në Lushnjë, edhe pse gocë komunisti. Më kishte ardhur në majë të hundës dhe duhej patjetër ndryshimi. Meqë Filipi kishte shumë miq në Komitetin e Partisë, vajta unë në organizmin e PD-së. Bëmë goxha luftë në atë kohë, sepse të luftoje kundër komunizmit nuk ishte e kollajtë. Filipi punonte te ?Hosteni? dhe më pas kaloi te ?RD?-ja. Pas nja 8 muajsh që ndenja pa punë, fillova të punoj te Radio Tirana.
Ju thatë që keni qenë një familje që keni jetuar mirë gjatë sistemit të kaluar, pse nuk e donit më atë sistem?
Askush nuk e donte më atë sistem, përfshi edhe vetë komunistët. Kam qenë në ?lëvizjen kundër sistemit?. Edhe vetë Partia Socialiste, këta që janë sot në këtë parti kanë qenë për ndryshim. Madje edhe Edi Rama, që është tani Kryetar i Partisë Socialiste, ishte një nga ata që luftoi për shembjen e komunizmit. Pavarësisht ngjyrave, të gjithë donin të shembnin atë diktaturë që ishte një sistem i egër. Vendi ishte në autokraci, madje edhe në demokraci duhet të kesh kujdes që të mos kalohet në autokraci.
Pse nuk qëndruat në politikë?
U zhgënjeva shumë. Me Filipin u sollën shumë keq ata të PD-së. Në një kohë Filipin desh ma vranë. Nxori te ?Hosteni? Berishën me dy femra, që përfaqësonin dy parti, për këtë e morën brenda, dhe e kam kërkuar gjithë natën. Kur i pyesja më thoshin që ?s?e kemi marrë ne, po mos kanë qenë rrugaçë të veshur si policë?.
Në cilin vit ka ndodhur kjo?
Nga viti ?95-?96. Shkova te Agron Musaraj që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë dhe ai bëri disa telefonata që e nxorën. Për këtë i jam mirënjohëse gjithë jetën!
Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetën tuaj?
Ky është një nga momentet. Në demokraci është luftë e vazhdueshme, se në kohën e Enverit ne i kishim të gjitha gjërat gati. Kishim punën, rrogën, vështirë ishte t?i mbaje këto, ndërsa tani është e vështirë t?i krijosh.
Ju thatë se keni krijuar PD në Lushnjë. Berishën e kishit mik në atë kohë, ç?ndodhi pas arrestimit të Filipit, e bëtë armik?
Jo, s?kam asnjë armik. S?mund të bëhen armiq për ngjyrat e partive. Këta që janë sot janë të lidhur me 100 krushqi. S?mund ta quaj armik. Armik është ai që i uron vdekjen. Nuk ja fal atë që bëri, arrestimin e Filipit dhe arsyeja pse u ftoh Filipi me Berishën ishte dhe kjo. Kujtojmë rastin e Remzi Hoxhës, që ende nuk po e gjejnë. Nëse s?do kisha shkuar unë të Agroni, Filipin nuk e gjenim më. Por do e kishim gjetur në ndonjë kanal. E mbanin te rajoni 2 dhe e pyesnin gjithë natën.
Keni ndërhyrë në ndonjë çështje që ka pasur Filipi te Fiksi?
Jo unë, po as çunat nuk ndërhyjmë asnjëherë te Filipi për punën e punës. Ai nuk pranon ndërhyrje nga askush. As nga Tani i shkretë (Dritan Hoxha, themeluesi i TCH), kur ishte gjallë. I tha ?nëse do më lësh mua prift, mos ma rruaj mjekrën?.
I keni thënë Filipit pse po i hyn kësaj pune?
Asnjëherë. Sepse Filipi jeton për punë. Tani që po plaket mbase do fillojë të jetojë për mbesën. Ne të gjithë e kemi kuptuar dhe mundohemi ta tolerojmë.
Si i keni marrëdhëniet me djemtë?
Çunat i kam si shokë. Diskutojmë për çdo gjë.
Djali i vogël me çfarë merret?
I vogli është drejtor te Ministria e Brendshme. Për djemtë kam qenë edhe nënë edhe baba, sepse Filipi ka qenë larg gjithë kohës. Këtë e them me mburrje sepse mund të them që janë vepra ime.
Fëmijët kanë më shumë afrimitet me ju apo me babanë e tyre?
Sigurisht që kanë me mua sepse edhe ata Filipin e shikojnë si idhull.
Ju kur keni filluar punë te Radio Tirana?
Vasilika Cakuli me nusen e djalit, Danjelën
Tashmë po bëj rreth 19 vjet. Punoj në departamentin e bashkatdhetarëve, mbuloj kulturën dhe humorin.
Pak muaj më parë keni martuar djalin e madh. Si e keni përjetuar këtë eveniment?
Akoma më duket si ëndërr. Mezi po e prisja këtë moment. Ai u martua i fundit nga shoqëria. Tashmë djalin e ka nusja dhe unë i kam bërë ?dalje?. Prindi s?ka lumturi më të madhe sesa kur i lë të rregulluar.
Ju bëtë një dasmë shumë të madhe?
Po, doli me vërtet shumë luksoze. Ne në fillim zgjodhëm një menu të thjeshtë. Por shoqëria e Filipit nuk ishte dakord.
Sa kushtoi dasma?
Shumë kushtoi. S?dua të jap shifra, por ka kushtuar vërtet shumë. Vetëm ndriçimi i sallës, po të paguhej, shkonte 7-8 milionë lekë. Skenën po ta bëje me lekë, bënte 10 mijë euro. Të gjitha i bënë shokët e djalit. Janë të talentuar, nga më të mirët në Shqipëri.
Bëni ju një jetë luksi?
Ideja është e krijuar e tillë. Po ne bëjmë një jetë të thjeshtë. Jemi shtresë e mesme dhe jetojmë në një apartament. Miqtë që jetojnë me ne na bëjnë që të dukemi sikur jemi të pasur. Jemi të rrethuar nga miq të pasur dhe të mos harrojmë që Filipi ka një rrogë të stërmadhe. Djemtë po ashtu!
Ju bëni pushime brenda apo jashtë vendit?
Mua më pëlqen Shqipëria, nuk dua të dal jashtë. Në fillim dolëm, por tani rrimë këtu. Unë plazhin e dua këtu, ndërsa po do të shkosh jashtë mund të shkosh për të njohur atë vend ku shkon, kulturën, historinë?
Keni frikë nga plakja?
Kjo nuk është frikë. Fikë është vdekja. Askush nuk e ka qejf plakjen. Unë do doja të ishte më e gjatë rinia. Nëse sot jam 60 vjeçe, do doja që deri në 50 të isha e re dhe të kisha fuqi. S?e kam pasë kompleksin e moshës asnjëherë. Çdo moshë ka kënaqësinë e saj.
Kur takohesh me Filipin?
Me Filipin takohem vetëm në fundjavë. Unë iki kur ai është në gjumë dhe kur vjen ai, unë jam në gjumë. Por (kjo me humor, por e vërtetë) kur vjen vonë, vonesa paguhet. Lekët i lë mbi komodinë. Madje unë kam edhe një pagesë tjetër në këtë kontekst. Kur unë e kap Filipin në situata jo normale, nuk flas, zgjas dorën, marr lekët dhe iki. Pagesa fillon nga 100 euro e lart (qesh).
Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale në Korçë kanë kaluar për pr...
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë bëri të ditur se vendi i t...
Në kuadrin e përpjekjeve për t’iu kundërvënë kërcënimeve që ...
Ndërsa dy fëmijët e tij flinin, një 44- vjeçar shqiptar ka v...
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë pun...
“Vërtet sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindje...
Sokol Çomo, anëtari aktual i KLD, mund të jetë pasuesi i nën...
Vajza e plagosur me armë në shkollë dy ditë më parë është nx...
Nuk i mori të afërmin në punë, tenton të djegë banesën e rek...
Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytet...
Korca se shpejti do kete nje treg te ri. Pas financimit te p...
Policia e Tiranës ka konstatuar 50 gram eksploziv në një aut...
Një universitet ka funksionuar prej vitesh si firme piramida...
“Kur hamburgeri bie në dashuri me picën” ka qenë një koment ...
Katër nga njerëzit më të rëndësishëm në vend përgjoheshin rr...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive...
Biografi, përgatitur nga Giovanni Falcetta. Botohet per he...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorë...
Dy sondazhe të reja, të bëra respektivisht nga kompanitë ”Al...
Edhe pse udhëtimi me avion nga Shqipëria drejt Romës zgjat v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...