Fullanit i shtohen akuzat
Hetimi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani i akuzuar për sh...
Me publikimin e listës së koalicionit kundër terrorit dhe sulmet ajrore kundër “shtetit islamik” Bosnjë Hercegovina po përballet me sfida të sigurisë. Roli i këtij vendi në koalicion nuk është plotësisht i qartë.
S.O. nga Zenica vdiq para pak ditësh në Siri, si anëtar i të ashtuquajturit “Shteti islamik (IS – Islamic State) Irak dhe Levant.” Këtë informacion thuhet se e kanë dhënë anëtarët e familjes së tij në rrjetet sociale. Thuhet se S.O. është vrarë në luftimet e formacioneve të armatosura të IS, që luftonin me kurdët në qytetin Ajnul Arab në krahinën siriane të Alepos.
S.O. është njëri nga të paktën njëzet qytetarët nga Bosnjë-Hercegovina, që humbën jetën duke luftuar në Lindjen e Mesme për IS. Sipas të dhënave jozyrtare rreth 200 burra dhe gra nga Bosnja dhe Hercegovina kanë shkuar në Siri për të luftuar në radhët e ekstremistëve. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike të Sarajevës, Vlado Azinoviç, me rastin e arrestimeve të fundit të 16 personave në aksionin “Damask” tha për Deutsche Welle-n se anëtarët e IS nga Bosnjë-Hercegovina përbëjnë një kërcënim potencial të sigurisë, kundër të cilit është e vështirë të luftohet vetëm me anë të “kriminalizimit dhe represionit policor.”
“Është e nevojshme që të zhvillohet një narracion që shkon në drejtimin e kundërt, duke forcuar rolin e familjes, shërbimeve sociale, institucioneve arsimore, mediave, komuniteteve fetare, me qëllim që për një tetëmbëdhjetëvjeçar të mos jetë më tërheqëse që të shkojë në Siri – vend që me siguri nuk di ta tregojë as në hartë, në një konflikt, që nuk e kupton – por që ta kërkojë vendin dhe të ardhmen e tij në këtë vend”, tha Azinoviç.
Grupet radikale nuk duhen injoruar
Pasi në hartën e “kalifatit” (formë feudale e sistemit musliman të qeverisjes, në të cilën sundimtari i parë është trashëgimtar i ligjshëm i Profetit Muhamed) tww tww ashtuquajturit “Shtet islamik” u shënua edhe Bosnjë-Hercegovina, ky vend u gjend në listën e vendeve të përfshira në koalicionin botëror antiterror kundër IS. Pas kësaj IS u bëri thirrje përkrahësve të tij në mbarë botën, që të vrasin qytetarët e vendeve të koalicionit antiterror. Pas publikimit të listës së anëtarëve të koalicionit ndërkombëtar dhe fillimit të sulmeve ajrore të përbashkëta mbi pozicionet e IS në Siri, kërcënimet e sigurisë kanë marrë një dimension të ri, thotë profesori për mbrojtjen dhe sigurinë, Nexhad Ahatoviç.
“Grupet radikale në Bosnjë-Hercegovinë edhe para shfaqjes së IS dhe sulmeve të përbashkëta në Siri kanë qenë një kërcënim i sigurisë, që nuk duhet të injorohet. Këtë e vertetojnë edhe sulmet terroriste në stacionin policor në Bugojno dhe në ambasadën e SHBA në Sarajevë. Agjencitë policore në Bosnjë-Hercegovinë duhet të jetë funksionale, në mënyrë që në bazë të informacioneve sekrete dhe dyshimeve të hershme të eleminonjë rrezikun e kërcënimit të sigurisë. Arrestimet e fundit në aksionin “Damask” dhe sekuestrimi i armëve tregojnë se sistemi i sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë funksionon kryesisht brenda kufijve shtetërorë. Por lufta kundër terrorizmit është me të vërtetë një çështje globale dhe provë për këtë është fakti që neve kërcënimet tani na vijnë edhe nga Lindja e Mesme. Prandaj edhe bëhen përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare për t’i luftuar këto kërcënime, sepse shtetet veç e veç shpesh nuk janë në gjendje për t’i përballuar vetëm me këto sfida”, thotë Ahatoviç.
Megjithatë roli i Bosnje-Hercegovinës në koalicionin kundër terrorizmit ndërkombëtar është ende i mjegullt, duke pasur parasysh se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet shtetërore për pjesëmarrjen e Bosnje-Herzegovinës në aksionin global kundër ekstremistëve të IS. Në këtë pikëpamje fqinjët e Bosnje-Hercegovinës janë më konkretë. Presidenti kroat Ivo Josipoviç në mënyrë të qartë ka thënë se Kroacia nuk do të dërgojë ushtrinë kundër IS, por është politikisht pjesë e koalicionit anti-terror. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka premtuar mbështetje në luftën kundër “islamizmit radikal”, duke bërë të qartë se Serbia i takon aleancës për luftën kundër terrorizmit në botë, “duke përfshirë të ashtuquajturin “Shtet Islamik”.
Masa parandaluese dhe represive
Zëdhënësi i ministrisë së Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Admir Malagi?, thotë se Ministria nuk ka marrë asnjë akt zyrtar nga institucionet shtetërore se i përket ndonjë koalicioni, që lufton kundër IS. “Megjithatë Bosnjë-Hercegovina prej kohësh bën pjesë në grupin e vendeve, që janë të angazhuara në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit, si një kërcënim global dhe se bashkëpunon në këtë bashkëpunim të ndërsjellë. Në këtë drejtim ka rezultate të caktuara. Dëshmi janë edhe veprimet e policisë, që kanë rezultuar me arrestimin e një numri të konsiderueshëm personash”, tha Malagiç në Radio1.
Profesor Armin Krzhaliç nga Qendra për Studimet e Sigurisë në Sarajevë thotë se Bosnjë-Hercegovina ndoshta nuk është edhe aq e fuqishme në planin global, por ajo nuk mund të qëndrojë jashtë lëvizjes globale kundër terrorizmit. ?Lufta kundër terrorizmit të IS nuk duhet të bazohet në gënjeshtra dhe paragjykime. Ajo duhet të bazohet në masa prandaluese dhe represive. Masat parandaluese nënkuptojnë eliminimin e kushteve dhe motiveve, që ndikojnë që disa njerëz të caktuar, apo grupe t’i bashkohen IS-it. Me masat represive duhet të ndalen mizoritë dhe aktivitetet e tjera, që kryen IS. Bosnjë-Hercegovina mund të japë kontribut për masat parandaluese, që ndër të tjera do të pengonin rekrutimin e njerëzve për fushëbetejat e huaja”, thotë Krzhaliç.
Koalicionin ndërkombëtar kundër terrorit e udhëheqin Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të Lidhjes Arabe, dhe shumica e vendeve anëtare të koalicionit zyrtarisht ka deklaruar se bën pjesë në lëvizjen globale kundër “Shtetit islamik”.
Hetimi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani i akuzuar për sh...
Intervistoi: ENTELA RESULITeksa mendoja se do të takoja bash...
Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale në Korçë kanë kaluar për pr...
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë bëri të ditur se vendi i t...
Në kuadrin e përpjekjeve për t’iu kundërvënë kërcënimeve që ...
Ndërsa dy fëmijët e tij flinin, një 44- vjeçar shqiptar ka v...
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë pun...
“Vërtet sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindje...
Sokol Çomo, anëtari aktual i KLD, mund të jetë pasuesi i nën...
Vajza e plagosur me armë në shkollë dy ditë më parë është nx...
Nuk i mori të afërmin në punë, tenton të djegë banesën e rek...
Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytet...
Korca se shpejti do kete nje treg te ri. Pas financimit te p...
Policia e Tiranës ka konstatuar 50 gram eksploziv në një aut...
Një universitet ka funksionuar prej vitesh si firme piramida...
“Kur hamburgeri bie në dashuri me picën” ka qenë një koment ...
Katër nga njerëzit më të rëndësishëm në vend përgjoheshin rr...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive...
Biografi, përgatitur nga Giovanni Falcetta. Botohet per he...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...