Maqedoni: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ideja e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme ...
Kanceri vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, pavarësisht nga shumë mënyra të reja për ta luftuar. Mjekësia moderne ka kura për të parandaluar rritjen e qelizave bazë të tumorit. Por, shumica e vdekjeve nga kanceri shkaktohen nga metastazat ? faza kur qelizat fillestare të tumorit ndryshojnë dhe lëvizin drejt pjesëve të tjera të trupit. Një skuadër shkencëtarësh belgë thonë se kanë gjetur një mënyrë për të parandaluar këtë proçes.
Metastazat ndodhin kur qelizat kanceroze të tumorit futen në qarkullimin e gjakut dhe gjejnë terren të ri.
Shkencëtarët belgë në Universitetin Katolik de Louvain thonë se kanë zbuluar mënyra për të parandaluar metastazat tek qelizat kancerogjene të minjve.
?Kur ka pak metastaza, është ende e menaxhueshme nëpërmjet terapisë. Por kur ka metastaza të shumta në të gjithë trupin, atëherë vlen vetëm trajtimi lehtësues. Ajo që ne kemi zbuluar është një kurë për të parandaluar metastazat. Kjo ofron shpresa të mëdha për pacientët që rrezikojnë të kenë metastaza?, thotë profesor Pierre Sonveaux.
Specialistët e kancerit thonë se metastazat janë një proçes i komplikuar për të cilin dihet shumë pak.
?Për metastazën, qelizave u duhet të ndryshojnë formë dhe ne ende nuk kuptojmë se si ato transformohen?, thotë Dr. Chris Bakal i Institutit Kërkimor për Kancerin në Londër.
Ekipi belg i udhëhequr nga Pierre Sonveaux ka zbuluar mekanizmin nëpërmjet të cilit qelizat mund të kontrollojnë ndryshimet e shkaktuara pjesërisht nga materiale bazë siç superoksidi. Testet tek minjtë me qeliza kancerogjene tregojnë se nëse jepet antioksidant, atëherë ndalohet prodhimi i superoksidit. Si pasojë, kjo parandalon transformimin e qelizave që mund të çojë në metastaza.
?Në disa raste kemi patur edhe reagim 100%, që do të thotë se kemi parandaluar 100% përhapjen e metastazave. Kur një shkencëtar zbulon diçka të tillë është e jashtëzakonshme dhe është një rezultat i mirë.?
Puna kërkimore u botua tek revista Cell Reports, dhe është vlerësuar nga shkencëtarë të tjerë. Chris Bakal i Institutit Kërkimor për Kancerin në Londër, thotë se ky zbulim mund të çojë në zhvillimin e një terapie për të parandaluar përhapjen e qelizave kancerogjene duke iu bllokuar rrugën elementëve të lirë.
?Mendojmë se duke ndërprerë kanalet e komunikimit për elementët e lirë, mund të krijohet një mënyrë terapie për të përmbajtur metastazat, gjë për të cilën nuk kishim siguri në të shkuarën. Pra, nëse ulim nivelin e elementëve të lirë në qelizat kancerogjene, ndoshta mund të parandalojmë metastazat.?
Studiuesit belgë thonë se tani dëshirojnë të zbulojnë nëse kjo strategji mund të përdoret për të parandaluar metastazat në lloje të tjera tumoresh, si kanceri në shtyllën kurrizore, në mushkëri ose në prostat. Hapi i ardhshëm do të jetë krijimi i ilaçeve të duhura dhe testimi i tyre tek pacientët me kancer.
Ideja e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme ...
I akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben F...
Prokurori Ervin Beqiri është rrahur me grushta dhe shkelma n...
Brenda muajit të parë të aksionit të shtrirë në 12 qarqet e ...
Të gjithë tenderat që mbajnë firmën e ish-guvernatorit të Ba...
Nga Ayhan Demir*Tani për tani “Struktura paralele” (Lëvizja ...
Me publikimin e listës së koalicionit kundër terrorit dhe su...
Hetimi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani i akuzuar për sh...
Intervistoi: ENTELA RESULITeksa mendoja se do të takoja bash...
Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale në Korçë kanë kaluar për pr...
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë bëri të ditur se vendi i t...
Në kuadrin e përpjekjeve për t’iu kundërvënë kërcënimeve që ...
Ndërsa dy fëmijët e tij flinin, një 44- vjeçar shqiptar ka v...
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë pun...
“Vërtet sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindje...
Sokol Çomo, anëtari aktual i KLD, mund të jetë pasuesi i nën...
Vajza e plagosur me armë në shkollë dy ditë më parë është nx...
Nuk i mori të afërmin në punë, tenton të djegë banesën e rek...
Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytet...
Korca se shpejti do kete nje treg te ri. Pas financimit te p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...