“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka ftuar krerë qeverish dhe të elitës ekonomike në një samit për klimën në Nju Jork. E ngarkuara e OKB-së për klimën, Christiana Figueres flet për pritshmëritë e saj.
DW: Pse ka nevojë bota për një samit të ri për klimën kur kemi një seri konferencash botërore të përvitshme për klimën?
Konferencat vjetore kanë si qëllim arritjen e marrëveshjeve të detyrueshme, që priten të nënshkruhen vitin e ardhshëm në Paris. Në Nju Jork nuk negociohet, por bëhen më shumë përpjekje për t’i dhënë krahë procesit formal, për të forcuar vullnetin politik dhe vetëdijen e shoqërisë për klimën. Kjo është një mundësi e mirë për krerët e shteteve dhe ekonominë për të paraqitur planet e tyre.
DW: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka inkurajuar pjesëmarrësit të sjellin me vete propozime kurajoze dhe ide për aksione në mbrojtje të klimës. Çfarë prisni ju?
Shumë qeveri kanë për të raportuar se çfarë kanë inicuar, cilat janë planet për të ardhmen me qëllim të uljes së efektit të gazrave ndotës, dhe se si do të përshtatet infrastruktura e tyre për shkak të pasojavë të ndryshimit të klimës. Nga sektori privat duam të dëgjojmë se ç’kontribut do të japë ai për të ulur emetimet e veta. Ajo që na intereson më shumë, është se si do të përdoret kapitali i sektorit privat për të transferuar shërbimet e produktet tek ato me emetim të ulët të gazit karbonik, me qëllim të transformimit të ekonomisë globale në një ekonomi me gazra ndotës të reduktuar.
Christiana Figueres, e ngarkuara e OKB-së për klimën.
DW: Prisni premtime nga mikpritësit, SHBA apo nga një vend që ka rol themelor tek klima si Kina?
Po. Presim që të gjitha vendet të sjellin në tryezën e bisedimeve propozime, që vitin e ardhshëm do të përdoren formalisht për bisedime, megjithëse për këtë ato kanë kohë deri në mars të vitit të ardhshëm. Ne dimë se shumë vende tani kanë filluar të reagojnë, ato llogarisin që tani se çfarë mund të realizojnë në aspektin teknik, financiar, ekonomik e politik.
DW: Fakti që samiti zhvillohet në Shtetet e Bashkuara a mund të ketë ndikim tek mendësia e amerikanëve për politikën e klimës?
Presidenti Obama në mandatin e dytë ka kërkuar një angazhim të përshpejtuar në çështjet e klimës. Projekti më ambicioz është plani për modifikimin e centraleve të energjisë, një plan ky që i është paraqitur Agjencisë Amerikane të Mjedisit, EPA. Ne presim që presidenti Obama të thotë se si do të vazhdojë në të ardhmen. Por është e rëndësishmë që jo vetëm qeveritë e koncernet të bëjnë diçka, por edhe shoqëria civile. Ajo duhet të sensibilizojë më shumë vetëdijën e njeriut për klimën, të paraqesë shqetësimet e saj dhe të ndikojë tek firmat e vende të ndryshme për të çuar përpara ekonominë me gazra të reduktuar ndotës.
DW: Sa e vështirë është të zgjosh interesin publik për klimën, në kohën e konflikteve si në Lindjen e Mesme, në Ukrainë?
Përkundrazi. Besoj se këtë javë në Nju Jork do të kemi vëmendjen e duhur të mediave. Jo vetëm sepse kanë për të demonstruar me mijëra nëpër rrugë. Jo vetëm sepse kemi të ftuar krerë qeverish dhe krerë të ekonomisë botërore. Por sepse ata janë aty për një arsye shumë të fortë. Ndryshimi i klimës është kthyer në sfidën më të madhe të njerëzimit, së paku për këtë shekull. Tjetra se po rritet vetëdija për klimën. Ka shumë konflike në botë, të cilat kanë të bëjnë me mungesën e ujit, me migracionin për shkak të mungesës së ushqimit. Ndryshimi i klimës do të shtojë edhe më shumë këto konflikte. Kjo do të thotë, po qe se duam të mos kemi konflikte që dalin jashtë kontrolli, duhet të veprojmë sa më shpejt kundër ndryshimit të klimës.
Ban Ki-Moon i angazhuar në mbrojtje të klilmës
DW: Shifrat e fundit veçse tregojnë se rritja e gazrave ndotës nuk ka të ndalur. Çfarë duhet të ndodhë me qëllim që të pengojmë një ndryshim të klimës me përmasa katastrofike?
Shkenca e ka bërë të qartë – se ka vetëm një rrugë, kufizimin e rritjes së temperaturës globale vetëm me dy gradë. Ky samit, si edhe debatet në Peru në fund të vitit, apo në Francë vitin e ardhshëm do të japin mesazhin e qartë për qeveritë e botës dhe koncernet liderë – koha po ikën. Ende mund t’ia dalim, por për të shmangur ndikimet më katastrofike të klimës, duhet që deri në fund të vitit 2015 të arrijmë të kemi një marrëveshje globale për mbrojtjes e saj.
Tani Shtetet e Bashkuara po bëjnë luftë kundër milicisë terr...
Presidenti i SHBA ngurroi gjatë me vendimin për t’i sulmuar ...
Kur të martën do të fillojë në OKB takimi i nivelit të lartë...
Që prej muajsh, bota flet për dhunën e pashoqe të grupimit t...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i rrethuar nga miq ...
Nacionalistët në Skoci kanë humbur, por Skocia dhe demokraci...
Gjysma e mandatit të presidentit Joachim Gauck ka kaluar. Pa...
Në referendumin e së enjtes skocezët votuan me shumicë të qa...
Presidenti Obama ka refuzuar vazhdimisht dërgimin e trupave ...
Gjithnjë e më shumë xhihadistë shkojnë nga Gjermania në Siri...
Miliarderi rus, Vladimir Yevtuchenkov është vendosur në arre...
JONATHAN POWELLHenry Kissinger është pothuajse unik në polit...
Presidenti francez organizon një konferencë ndërkombëtare ku...
Moska fiton me pikë: marrëveshja e asociimit mes BE-së dhe U...
Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sëri...
Në 18 shtator mund të marrë fund një epokë mbi 300-vjeçare: ...
Pse kundër krizës nuk ka funksionuar asnjë recetë? Një kokëç...
Një paralajmërim profetik nga Presidenti i atëhershëm i SHBA...
Fareed ZakariaObama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. ...
Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shu...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...