Mbretëria mbetet e bashkuar
Nacionalistët në Skoci kanë humbur, por Skocia dhe demokraci...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i rrethuar nga miq të ngushtë që prej ardhjes në Kremlin para 14 vjetësh. Ata formojnë dy fraksione: “Skifterët” dhe “Pëllumbat”. Një prej tyre po fiton ndikim.
Në Perëndim nuk i njohin thuajse aspak, përfaqësuesit e linjës së ashpër në Kremlin. Ata i shmangen shfaqjes në publik dhe nuk japin me dëshirë intervista. E megjithatë prej muajsh Presidenti Vladimir Putin nuk është i vetëm në kursin e tij të konfrontimit me Perëndimin. Ekziston një rreth i ngushtë i brendshëm miqsh, që janë të afërt me shefin e Kremlinit dhe mbështesin linjën e tij të ashpër.
“Byroja politike 2.0” e quan atë këshilltari politik rus Evgenij Mintshenko, duke iu referuar Bashkimit Sovjetik, kur shteti drejtohej nga një instancë e fuqishme funksionarësh të partisë Komuniste. Njerëzit përreth Putinit, janë më me influencë se kurrë thotë njohësi i Kremlinit.
?Skifterët? janë aktualisht në pozitë shumë të favorshme?, tha në intervistë me DW eksperti për Rusinë dhe drejtuesi i firmës së konsulencës politike ?Eurasia Group?. Një arsye për këtë është që ?skifterët? kanë pozicione të forta sa i takon çështjeve gjeopolitike, thotë Bremmer. ?Konfrontimi me Perëndimin për shkak të Ukrainës zhvillohet me tone të një nacionalizmi ekstrem dhe revanshiste. Putini interesohet më shumë për gjeopolitikën se sa për ekonominë. ,Pëllumbat? janë pjesë e bllokut ekonomik të elitës ruse. Influenca e tyre mbi këtë politikë është shumë e vogël.”
Të besuarit më të rëndësishëm të Putinit
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu
Sipas Mintschenkos aktualisht tre burra kanë influencën më të madhe mbi Putinin dhe kursin e Kremlinit. ?Kohët e fundit Sergej Ivanov, Sergej Shoigu dhe Igor Setçin janë bërë më të fortë. Ata janë përfituesit kryesorë të kursit të ashpër?, thotë këshilltari politik. Sergej Shoigu është pas Putinit politikani më popullor rus. Që prej nëntorit 2012 ai është ministër i Mbrojtjes. Ish njeriu i KGB-së dhe shoku i vjetër i Putinit Sergej Ivanov është shef i Zyrës së Presidentit. Dhe Igor Setçin, ish punonjës i shërbimit të fshehtë dhe një nga të besuarit më të ngushtë të Putinit, është shefi i koncernit më të madh shtetëror rus të naftës, Rosneft.
Të tre janë përfaqësues të së ashtuquajturve ?Silovikë?. Kështu quhen në Rusi thuajse të gjithë që mbajnë uniformë. ?Silovikët? më të fuqishëm janë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, por edhe të shërbimeve sekrete. Putin, një ish punonjës i KGB-së, është pra një prej tyre. Ish-?Siloviki? nuk ka. Kështu shpjegohet përse grupi përreth Igor Setçinit vërtet nuk është pjesë e një strukture zyrtare pushteti, e megjithatë ushtron një influencë të fortë mbi bllokun e sigurisë, thotë Mintshenko.
Rrethi i brendshëm prej vitesh i qendrueshëm
Konfrontimi me Perëndimin e ka lidhur edhe më ngushtë me Putinin rrethin e brendshëm, beson Bremmer. ?Pjesa më e madhe e tyre ishin shënjestrat e para të sanksioneve nga BE dhe SHBA. Por siç kemi parë, masat patën pak efekt?, thotë eksperti i Rusisë. Ato vetëm sa e kanë forcuar varësinë e elitave nga Putini.
Gennadi Timçenko
Në “Byronë politike 2.0” sanksionet kanë ndryshuar pak gjëra, mendon edhe Mintshenko. Krahas Setshinit, Shojgusë dhe Ivanovit kanë fituar influencë para së gjithash oligarkët besnikë.
?Për shkak të koniunkturës së dobët të jashtme, kanë marrë zhdëmtime të mëdha figurat më të rëndësishme në byronë politike. Këta janë para së gjithash vëllezërit Kovaltshuk dhe Rotenberg si dhe Gennadi Timtshenko?, thotë politologu rus. Sipërmarrësit e afërt me Putinin janë bërë të pasur me projekte të mëdha shtetërore. Sot ata janë në listat e sanksioneve të Perëndimit.
“Skifterët” nuk duhen mbivlerësuar
Sidoqoftë influenca e përfaqësuesve të linjës së ashpër në Rusi nuk duhet mbivlerësuar, theksoi Mintshenko. ?Nëse ,skifterët? do të kishin triumfuar, trupat ruse do të ishin tani në Kiev. Kjo do të kishte qenë një fitore e ,skifterëve??, mendon ai. Eksperti mendon gjithashtu se nuk ka një fraksion unanim ?Silovikësh? në Kremlin. ?Ka grupe rivalizuese, të cilët të gjithë ushtrojnë influencën e tyre?, thotë Mintshenko.
Edhe Ian Bremmer është i kujdesshëm kur është fjala për vlerësimin e rolit të ?Silovikëve?. Ai është i bindur se konservatorët përcaktojnë zhvillimin në Rusinë e sotme. Por në të njëjtën kohë eksperti është i mendimit se është gabim t?u jepet peshë e tepruar njerëzve rreth Putinit në politikën e sotme të Rusisë. ?Ajo përcaktohet nga vetë Putini dhe më pak nga rrethi i tij?, thotë Bremmer.
Nacionalistët në Skoci kanë humbur, por Skocia dhe demokraci...
Gjysma e mandatit të presidentit Joachim Gauck ka kaluar. Pa...
Në referendumin e së enjtes skocezët votuan me shumicë të qa...
Presidenti Obama ka refuzuar vazhdimisht dërgimin e trupave ...
Gjithnjë e më shumë xhihadistë shkojnë nga Gjermania në Siri...
Miliarderi rus, Vladimir Yevtuchenkov është vendosur në arre...
JONATHAN POWELLHenry Kissinger është pothuajse unik në polit...
Presidenti francez organizon një konferencë ndërkombëtare ku...
Moska fiton me pikë: marrëveshja e asociimit mes BE-së dhe U...
Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sëri...
Në 18 shtator mund të marrë fund një epokë mbi 300-vjeçare: ...
Pse kundër krizës nuk ka funksionuar asnjë recetë? Një kokëç...
Një paralajmërim profetik nga Presidenti i atëhershëm i SHBA...
Fareed ZakariaObama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. ...
Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shu...
Zhvillimi i referendumit për pavarësi në Skoci u ka dhënë ze...
Tetë terorrista shqiptarë në Irak janë vrarë dje, mëson gaze...
Qeveria gjermane i ndaloi të gjitha aktivitetet në Gjermani ...
Ajo që ishte e paimagjinueshme për një kohë të gjatë, është ...
Përpara se të fillonte të priste koka, Al Baghdadi kishte ta...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...