A do të dërgojnë SHBA trupa tokësore kundër IS?
Presidenti Obama ka refuzuar vazhdimisht dërgimin e trupave ...
Në referendumin e së enjtes skocezët votuan me shumicë të qartë për mosshkëputjen nga Britania e Madhe. Reagimet e para janë pozitive. David Cameron i premton Skocisë më shumë autonomi.
Në Skoci kanë dështuar përkrahësit e pavarësimit të vendit nga Britania e Madhe në një referendum të organizuar të enjten (18.09). Pas votimeve, ku të drejtën e votës e patën 4,4 milionë skocezë, u bë e qartë se një shumicë prej rreth 55% e votuesve është shprehur kundër ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë përkrahësit e pavarësisë kanë fituar 46% të votave. Kreu i qeverisë skoceze, dhe drejtues i lëvizjes së pavarësimit nga Anglia, Alex Salmond pranoi humbjen megjithatë ai u shpreh para përkrahësve: “Faleminderit Skoci për 1,6 milionë votat për pavarësinë e Skocisë”. Salmond theksoi se ai e pranon “vendimin e popullit që për këtë moment nuk do të jetë i pavarur.” Edhe zëvendësja e kreut të qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon është shprehur e zhgënjyer pas referendumit. Megjithatë Skocia ka ndryshuar përfundimisht është shprehur ajo.
Cameron: Më shumë kompetenca qeverisë skoceze
Kryeministri David Cameron uroi kundërshtarët e pavarësisë për fitoren. “Ne e kemi ndjekur shprehjen e vullnetit të skocezëve”, tha Cameron të premten, pas referendumit. “Populli skocez është shprehur dhe rezultati është i qartë. Tani ka ardhur koha për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë.” Ai u shpreh se janë gati disa projektligje, të cilat do t’i japin Skocisë nga janari më shumë autonomi. Sipas kryeministrit britanik edhe nacionalistët skocezë që kërkojnë pavarësinë do të përfshihen në bisedimet për më shumë pushtet rajonal. Por Britania e Madhe po përgatitet për një reformë të gjerë, me sa duket për rajone të tjera. “Ashtu si skocezët do të kenë më shumë autonomi për çështjet e tyre, këtë të drejtë do ta kenë edhe njerëzit në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, ka thënë Cameron të premten.
Edhe presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz u shpreh i gëzuar pas referendumit në Skoci. Jam i “çliruar” ka thënë Schulz në Bruksel pas rezultatit të referendumit. Edhe politikani social- demokrat, eurodeputeti gjerman, Jo Leinen është shprehur se referendumi në Skoci duhet të jetë një “zile alarmi” për shtetet centraliste në Europë. Leinen tha në Bruksel se “pozicionet fundamentaliste kundër lëvizjeve për pavarësi apo edhe injorimi i këtyre lëvizjeve pro pavarësi nuk janë zgjidhja e duhur.” Shtetet e prekura, tha Leinen, pa përmendur emra, duhet të marrin masat e duhura dhe t’u japin këtyre rajoneve më shumë të drejta, aty ku është e mundur.
Martesë me arsye
Prej 300 vjetësh Skocia dhe Britania e Madhe janë së bashku në një union, që sipas ekspertëve konsiderohet një martesë nga arsyeja. Kështu e cilëson historiani Tom Devine në gazetën britanike “The Guardian” marrëdhënien mes Skocisë dhe Anglisë. “Unioni mes Anglisë dhe Skocisë nuk ka qenë martesë nga dashuria, por një martesë e detyruar.” Por themelet e kësaj martese kanë pësuar krisje, sipas historianit Chris Whatley nga Universiteti skocez, në Dundee.
Whatley është shprehur se ende sot Skocia është e përçarë për sa i përket marrëdhënies me Britaninë e Madhe. “Bashkimi me mbretërinë e bashkuar nuk ka qenë popullor as asokohe, por në kushte të vështira, ai ka qenë më shumë në interesin e Skocisë.” Rezultati i votimit u prit me shumë interes jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Europë. Shkëputja e Skocisë nga Britania e Madhe do të kishte pasoja të mëdha në të gjithë Bashkimin Europian dhe do të kishte inkurajuar rajone të tjera drejt përpjekjeve për pavarësi.
Presidenti Obama ka refuzuar vazhdimisht dërgimin e trupave ...
Gjithnjë e më shumë xhihadistë shkojnë nga Gjermania në Siri...
Miliarderi rus, Vladimir Yevtuchenkov është vendosur në arre...
JONATHAN POWELLHenry Kissinger është pothuajse unik në polit...
Presidenti francez organizon një konferencë ndërkombëtare ku...
Moska fiton me pikë: marrëveshja e asociimit mes BE-së dhe U...
Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sëri...
Në 18 shtator mund të marrë fund një epokë mbi 300-vjeçare: ...
Pse kundër krizës nuk ka funksionuar asnjë recetë? Një kokëç...
Një paralajmërim profetik nga Presidenti i atëhershëm i SHBA...
Fareed ZakariaObama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. ...
Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shu...
Zhvillimi i referendumit për pavarësi në Skoci u ka dhënë ze...
Tetë terorrista shqiptarë në Irak janë vrarë dje, mëson gaze...
Qeveria gjermane i ndaloi të gjitha aktivitetet në Gjermani ...
Ajo që ishte e paimagjinueshme për një kohë të gjatë, është ...
Përpara se të fillonte të priste koka, Al Baghdadi kishte ta...
BBCNë 18 shtator, votuesit në Skoci do të pyeten në një refe...
Ashtu siç e ka treguar shumë qartë historia, horrori kërkon ...
Vendet e Evropës Lindore janë të shqetësuara nga politika e ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...