Martesë pa pasion
Evropianët dhe amerikanët po shkëputen politikisht nga njëri...
Vendet e Evropës Lindore janë të shqetësuara nga politika e pavendosur e Perëndimit ndaj Rusisë. Kjo politikë kritikohet si e pavendosur dhe mjaft e butë. Në Poloni, në Rumani dhe në Bullgari ringjallet frika e vjetër.
Sa më shumë trupa të NATO-s që të jetë e mundur, sa më pranë kufirit lindor që të jetë e mundur dhe sa më herët që të jetë e mundur. Kështu mund ta përmbledhësh afërsisht mendimin në Poloni, kur bëhet fjalë për atë që pret kjo anëtare e NATO-s nga aleatët në krizën e Ukrainës. Politika polake, e cila është përndryshe e përçarë ka muaj që tani është e të njëjtit mendim: Agresioni i Putinit kundër Ukrainës është një rrezik për sigurinë e Polonisë.
Janë zgjuar kujtime të kohës traumatike të Luftës së Dytë Botërore: të Paktit Hitler -Stalin, në të cilin të dy diktatorët e ndanë Poloninë në mënyrë të paskrupullt. Të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë. Dhe të marshimit të trupave sovjetike që në vitin 1939: ato pushtuan gjithë Poloninë Lindore, rajonet rreth Lvivit, Brestit dhe Vilniusit janë të humbura që atëherë për Poloninë.
Shtypi polak sheh që ka shpërthyer një epokë e re konfrontimi, dhe që tani vajtohet për vitet pas zgjedhjeve të para të lira në vitin 1989. “Ishin 25 vjetët më të mirë të Polonisë që prej dekadash. Tani kjo kohë kaloi”, shkroi Adam Michnik, kryeredaktori i gazetës më të madhe mbirajonale polake, “Gazeta Wyborzca”.
Frikë nga Rusia, zhgënjim nga Gjermania
Tej për tej kufijve partiakë shihet në mënyrë kritike qëndrimi i Gjermanisë përballë Moskës. “Në rast rreziku, Gjermania nuk do ta mbronte Poloninë kundër Rusisë”, shkruan për shembull publicisti Bartosz Wielinski në “Gazeta Wyborzca”. Analistë të tjerë mendojnë se Gjermania i vë interesat ekonomike mbi sigurinë e Evropës Lindore.
Joe Biden dhe Traian Basescu
Polonia është pas samitit të NATO-s në Wales vërtet më e sigurtë se më parë, por fati i Ukrainës është i vulosur, sepse Perëndimi, i frenuar kryesisht nga Gjermania, nuk është i gatshëm ta mbështesë Ukrainën ushtarakisht ose ekonomikisht – në këtë përfundim arrin shumë komente. “Skenari më i keq është shpërbërja e Ukrainës, hutimi i Evropës dhe vazhdimi i kursit të deritashëm të Putinit”, paralajmëron Adam Michnik. Parashikimi i tij “Në fillim radhën do ta ketë Moldavia. Pastaj shpejt ne do të dëgjojmë për përndjekjet e tmerrshme ndaj rusëve në Estoni dhe Letoni, dhe që ata duhet të ndihmohen patjetër.”
Armë atomike në kufirin lindor të NATO-s
E parë në mënyrë racionale, vërtet që nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për vendin e tij, tha para pak kohësh presidenti i Rumanisë, Traian Basescu. Por duhet të përgatitesh për iracionalen. Përballë shkallëzimit të gjendjes në Lindje të Ukrainës, ai kërkoi nga BE dhe NATO që t’i furnizojnë me armë forcat e armatosura të Ukrainës. “Sot e ka radhën Ukraina, nesër mund të preket kushdo tjetër”, shprehet Basescu.
Përfytyrime që shkojnë më tej për armët që nevojiten ka ish-ministri i jashtëm i Bullgarisë, Solomon Passy. Passy përforcon kërkesën e tij për të vendosur armë atomike të shteteve lindore të NATO-s në kufijtë lindorë të Aleancës. “Armët atomike penguan me efektin e tyre frikësues Luftën e Tretë Botërore në shekullin e 20-të. ” Një hap i tillë është sipas tij i nevojshëm për shkak të “invazionit të Putinit” në Ukrainë.
Ndërsa Presidenti i Rumansë, Basescu është për stacionimin e armëve konvencionale në vendin e tij. Një ditë para samitit të NATO-s, Këshilli më i lartë i mbrojtjes në Bukuresht miratoi stacionimin e avionëve luftarakë të NATO-s në Rumani.
Evropianët dhe amerikanët po shkëputen politikisht nga njëri...
Një anketim i ri për referendumin e pavarësisë i ka alarmuar...
NATO vendosi vetëm pak ditë më parë në samitin e saj në Newp...
Sulmet kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” vazhd...
Ushtria amerikane po zgjeron fushatën e saj kundër militantë...
Në mesin e luftës së gazit me Ukrainën dhe përshkallëzimit t...
Një grua në Kaliforni është dënuar me burgim të përjetshëm p...
Shumë vende të NATO-s po përgatisin një manovër në pjesën pe...
“Frikësimi” sërish në rend të ditës. NATO-ja do të mbajë më ...
Tre anëtarë të lartë të ISIS janë vrarë gjatë një sulmi ajro...
Presidenti Obama i garanton Estonisë ndihmën e Uashingtonit ...
Në takimin e saj në Uells NATO duhet të gjejë përgjigje për ...
Presidenti i SHBA Obama përforcon paninë e trupave në Irak. ...
Ekzekutime masive, përdhunime, skllavëri, krimet e milicëve ...
Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video, ku tregohet se...
Turma civilësh, të revoltuar për fatin e të afërmve të tyre ...
Në Siri e Irak ka edhe të rinj nga Gjermania, që luftojnë pë...
Tre shtetas amerikanë, të ndaluar nga autoritetet në Korenë ...
Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania nisi Luftën e Dytë Botë...
NATO planifikon me sa duket përforcimin e pranisë së saj në ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...