Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Një anketim i ri për referendumin e pavarësisë i ka alarmuar britanikët. Qeveria e Londrës ka marrë tani masa urgjente: ajo dëshiron t’i mbajë skocezët në Britaninë e Madhe – dhe ta bëjë këtë me para.
Anglia planifikon që t’i japë më shumë autonomi Skocisë. Ministri britanik i Financave, George Osborne i tha stacionit BBC se qeveria po shqyrton mundësinë për t’i dhënë Skocisë kompetenca më të gjera në çështje fiskale dhe të tatimeve. Qeveria rajonale në Edinburg do të marrë në bazë të kësaj edhe kompetenca të tjera në çështjet sociale.
Plane përkatëse do të prezantohen në ditët e ardhshme dhe do të hyjnë në fuqi, nëse populli i Skocisë do të vendosë në referendum të qendrojë në unionin 300 vjeçar me Anglinë. “Skocia do të marrë më të mirën e të dyja botëve”, tha Osborne.
Skoci: gjasat për shkëputjen rriten
Kundërshtarët e një shkëputjeje të Skocisë nga Britania e Madhe për një kohë të gjatë e shihnin veten në pozita të sigurta. Por në metrat e fundit para finishit të fushatës së gjatë elektorale, raportet e shumicës janë përmbysur. Situata mbetet e tensionuar.
Skocia: Yes or No?
Kjo deklaratë u bë pasi të dielën për herë të parë një anketë parashikoi një shumicë të vogël për mbështetësit e pavarësisë nga Britania e Madhe. Kështu, në studimin e Institutit YouGov për gazetën “Sunday Times”, 51 përqind e personave me të drejtë vote në Skoci u shprehën pro shkëputjes nga Britania e Madhe, 49 përqind qenë kundër. Votimi për qendrimin e Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohet në 18 shtator. Nëse më shumë se gjysma e votuesve do të votojnë pro shkëputjes, Skocia do të bëhet e pavarur në vitin 2016.
Londra megjithatë me lëshimet mund t’ua ndryshojë disi mendimin mbështetësve të shkëputjes së Skocisë. Në bazë të sondazheve, shumica e skocezëve dëshirojnë një rrugë të mesme: më shumë mëvetësi, por jo shkëputje përfundimtare nga unioni.
George Osborne
Edhe Elisabeta II është e shqetësuar
Në sfondin e këtyre rezultateve të anketimeve, Osborne tha se sa e rëndësishme do të jetë çdo votë në ditën e referendumit. “Nëse njerëzit nuk kanë qenë shumë të sigurtë, çfarë të bëjnë, të qendrojnë në shtëpi apo të dalin nga shtëpia dhe të votojnë me Jo, për të penguar ndarjen, sot ata kanë shpëtuar nga këto dyshime”, i tha kancelari i thesarit BBC. Njëkohësisht, Osborne theksoi: “Nuk ka diskutim: ne nuk do ta ndajmë pfundin, po të shkëputet Skocia nga Mbretëria e Bashkuar.” Me këtë kancelari i thesarit u drejtohet votuesve në kampin e pavarësisë së Skocisë, të cilët shprehen për vazhdimin e përdorimit të monedhës britanike.
Sipas “Times”, kryeministri britanik, David Cameron do t’i drejtohet pak ditë para referendumit në një fjalim skocezëve. Ai ka përsëritur disa herë se nuk do të japë dorëheqjen në rast të një shkëputjeje të Skocisë. Sipas gazetës, edhe Mbretëresha Britanike ndërkohë është e shqetësuar për mundësinë e një krize kushtetuese dhe ka kërkuar që ta informojnë çdo ditë. Por zyrtarisht, Pallati Mbretëror mban qendrim neutral.
NATO vendosi vetëm pak ditë më parë në samitin e saj në Newp...
Sulmet kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” vazhd...
Ushtria amerikane po zgjeron fushatën e saj kundër militantë...
Në mesin e luftës së gazit me Ukrainën dhe përshkallëzimit t...
Një grua në Kaliforni është dënuar me burgim të përjetshëm p...
Shumë vende të NATO-s po përgatisin një manovër në pjesën pe...
“Frikësimi” sërish në rend të ditës. NATO-ja do të mbajë më ...
Tre anëtarë të lartë të ISIS janë vrarë gjatë një sulmi ajro...
Presidenti Obama i garanton Estonisë ndihmën e Uashingtonit ...
Në takimin e saj në Uells NATO duhet të gjejë përgjigje për ...
Presidenti i SHBA Obama përforcon paninë e trupave në Irak. ...
Ekzekutime masive, përdhunime, skllavëri, krimet e milicëve ...
Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video, ku tregohet se...
Turma civilësh, të revoltuar për fatin e të afërmve të tyre ...
Në Siri e Irak ka edhe të rinj nga Gjermania, që luftojnë pë...
Tre shtetas amerikanë, të ndaluar nga autoritetet në Korenë ...
Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania nisi Luftën e Dytë Botë...
NATO planifikon me sa duket përforcimin e pranisë së saj në ...
Tridhjetë e dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë shpë...
Bashkimi Evropian zgjodhi të shtunën udhëheqjen e re të orga...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...