Amerikanët e rrëmbyer në Korenë e Veriut flasin për CNN
Tre shtetas amerikanë, të ndaluar nga autoritetet në Korenë ...
Në Siri e Irak ka edhe të rinj nga Gjermania, që luftojnë për organizatën terroriste “Shteti Islamik”. Kufijtë e hapur ua lehtësojnë hyrjen dhe daljen. Një koncept për trajtimin e të kthyerve nga lufta deri tani mungon.
Ai është i ri, ka rrënjë turke dhe rritet në Hamburg: një i ri fare normal nga një metropol i Gjermanisë së Veriut. Por pastaj, tregon politikania komunale Gülnur Can, djali i ri vendos kontakt me salafistët dhe nis të ndryshojë. “Gjithçka nisi në mënyrë krejt të padëmshme”, kujtohet Can. Prandaj edhe familja reagoi me shumë vonesë për faktin se ku qarkullonte biri i saj. “Ai nisi të kritikojë stilin e veshjes të të motrave dhe u përpoq t’i mësonte ato si të visheshin. Papritur, ai e akuzoi familjen e tij si jo besimtare, dhe se ajo ulet para televizorit dhe vështron si vriten myslimanë të tjerë të pafajshëm.”
Në një kohë kur pjesa tjetër e familjes është me pushime, i riu niset për t’u bashkuar me islamistët në Lindjen e Afërme. Ai nuk është në asnjë mënyrë i vetmi që ndjek propagandën e radikalëve: vetëm nga Gjermania, në Siri dhe në Irak janë nisur tashmë 400 të rinj për në Siri dhe në Irak, për të luftuar për “Shtetin Islamik” dhe grupime të tjera islamike. Në bazë të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, pesë xhihadistë nga Gjermania kanë kryer atentate vetëvrasëse në Siri dhe në Irak. Për të arritur në rajonet ku luftohet, të paktën një pjesë e të rinjve ka marrë rrugën për në Turqi.
Kontrolle të dobëta në kufi
Vërtet që qeveria turke betohet, që kufiri me Sirinë është i mbyllur. Por herë pas here ndodh, që njerëz dhe automjete janë në gjendje të kalojnë pa pengesë nga një anë në tjetrën. Edhe armë dhe municion besohet se trafikohen. Kufiri shtrihet në gjithsej 900 km, pjesërisht edhe nëpër territor gati të pakalueshëm. Refugjatët sirianë përfitojnë nga kjo, por edhe kriminelët. Qeveria turke e kundërshton me vendosmëri kritikën se mbështet milicinë terroriste “Shteti Islamik” ose ekstremistë të tjerë. Megjithatë ajo ka zgjuar dyshimet e partnerëve perëndimorë.
Për autoritetet gjermane, kufijtë jo të mbyllur janë një problem i dyfishtë. Sepse ato nuk i pengojnë të rinjtë të depërtojnë në rajonet e luftimeve dhe të bashkohen me grupet terroriste. Por edhe sepse luftëtarët fundamentalistë mund të kthehen pa probleme të mëdha në Gjermani, për shembull nëpërmjet Turqisë.
Luftëtare të organizatës terroriste “Shteti Islamik”
“Askush nuk vjen nga Siria direkt në Bremen”, i thotë senatori për punët e brendshme i Bremenit, Ulrich Mäurer Nordwestradio. “Të rinjtë shkojnë në Turqi. Mund të mendosh se ata shkojnë me pushime dhe pastaj ata kalojnë kufirin. Ata kthehen pastaj nga vendet të tjera sërish në Frankfurt dhe pastaj i sheh dikur sërish në Bremen.”
Dhe persona me nënshtetësi gjermane nuk lejohet të kthehen pas në kufi. Për t’u penguar islamistëve nga bota e jashtme hyrjen në vend është tepër e vështirë. Kësaj i shtohet fakti që është shumë e vështirë të kontrollohet, nëse një person që kthehet ka marrë me të vërtetë pjesë në aktet mizore të islamistëve. Prandaj persona të dyshuar si luftëtarë fundamentalistë vëzhgohen në Gjermani nga policia dhe mbrojtja kushtetuese. “Kjo kërkon shumë personel, por unë nuk shoh alternativë ndaj kësaj.”
Tre shtetas amerikanë, të ndaluar nga autoritetet në Korenë ...
Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania nisi Luftën e Dytë Botë...
NATO planifikon me sa duket përforcimin e pranisë së saj në ...
Tridhjetë e dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë shpë...
Bashkimi Evropian zgjodhi të shtunën udhëheqjen e re të orga...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje për një...
Presidenti Barack Obama thotë se anëtarët e Kongresit, që ja...
Tani nuk mund të mohohet më se Rusia po zhvillon luftë kundë...
Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të merren në t...
Thuhet se e vërteta të cliron. Por për shumëkënd, mashtrimi ...
Vetëm pak muaj më parë, udhëheqësit e Eurozonës besonin se, ...
Sipas disa zyrtarëve dhe ish –zyrtarëve amerikanë, të njohur...
Vajza e Saddam Hussein kërkon hakmarrje. Me milionat e saj, ...
NJE “FJALOR” I KRIZES NE LINDJEN E MESMEMesopotamia – “Skena...
Turistëve, që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në sezonin v...
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë ...
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në...
Një javë para samitit të NATO-s në Uells, disa ditë para viz...
Vlladimir PutinDeklarata e Presidentit Putin u publikua në f...
Kombet e Bashkuara thanë sot se 43 nga paqeruajtësit e saj j...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...