“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Turistëve, që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në sezonin veror buzë liqenit të Ohrit, u ka rënë në sy një ndërtesë e re, tip alpin me konstruksion të lehtë, ku në pjesën më të dukshme është vendosur tabela ?Green Center?. Qendra, e para në llojin e vet në hapësirat turistike të Shqipërisë, ofron për vizitorët vendas dhe të huaj informacion mbi rëndësinë historiko-natyrore të burimeve, broshura të ndryshme me sqarime mbi florën dhe faunën. Entela, punonjësja e qëndrës, thotë se në rreth dy muaj aktivitet interesimi i turistëve është i madh. Nuk bëhet fjalë thjesht për një stacion informimi, thotë ajo për DW.?Synohet që me aktivitetin tonë të ndërgjegjësojmë komunitetin për ruajtjen e biodiversitetit, si dhe për të zgjeruar më tepër fushën e veprimit dhe vlerave për sektorin e turizmit argëtues në liqenin e Ohrit?.
Ngritja e ?Green Center? është mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ shpk (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH), në kuadër të një projekti rajonal mes tre vendeve fqinjë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. GIZ-i ofron asistencë teknike për njësitë administrative dhe autoritetet publike të ngarkuara me monitorimin dhe menaxhimin mjedisor të zonave të mbrojtura, si dhe përdoruesit e burimeve biologjike, shpjegon për DW, Manjola Lala, që mbulon marrëdhëniet me publikun.
Projekti ka katër komponente dhe njëri prej tyre ka për qëllim rikonstruktimin e ligatinave në liqenin e Ohrit. Në këtë kuadër është nënshkruar një marrëveshje financiare mes komunës së Buçimasit, 3 km larg qytetit të Pogradecit dhe GIZ-it për rivitalizmin e zonës turistike të njohur të Drilonit. Shoqata joqeveritare ?Green Home’, e kontraktuar nga komuna, ka realizuar të gjitha punimet duke lëvizur një grumbull të madh plehrash, ndërkohë që pas pastrimit po aty janë mbjellë disa pemë dhe është ndërtuar një urë e vogël druri, një kullë për vrojtimin e zogjve etj?.
Pikërisht pjesë e këtij miniprojekti është dhe ndërtimi i ?Green Center?, që shpërndan informacione jo vetëm për pjesën e Liqenit të Ohrit, brenda kufirit të Shqipërisë, por dhe për atë në pjesën maqedonase.
Ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe trajtimi i plehrave
Eksperti i mjedisit, prof. Sazan Guri, vlerëson si mjaft pozitive për projekte të tilla angazhimin e vetë komunitetit, sipas tij, që mbahet i përfshirë jo vetëm në ndërgjegjësim, por dhe në zgjidhjen e problemeve mjedisore.
?Shpesh projektet ideohen dhe zbatohen nga pushteti qëndror, apo organizata, që nuk kanë lidhje me grupin përfitues. Kur angazhohen vendorët, kur janë ata protagonist, rezultati është më i prekshëm dhe dallon motivimin dhe këmbënguljen për të kapur objektivat e synuar?, thotë prof. Guri ai për DW.
Artani, banor i komunës, që është kthyer përfundimisht nga emigracioni për të hapur një aktivitet biznesi në vendlindje, e përshëndet këtë nismë konkrete. Por sipas tij, mbrojtja mjedisore duhet të shoqërohet dhe me masa frenuese për ndërtimet pa leje në afërsi të liqenit.
?Shumë toka janë rrethuar me mure betoni, që do të thotë se do të bëhen ndërtime të jo një pallati, por të komplekseve të mëdha. Turistët vijnë këtu, sepse ka gjelbërim dhe pak ndërtesa, po të vijojnë me këto ritme ndërtimet, do ta kthejmë gjelbërimin në beton, do t’i trembin dhe lemerisin turistët. Ne si komunitet duhet të jemi të parët, që të ndalojmë ndërtimet pa leje, ose me leje abuzive.?
Kurse Petraqi, shitës ambulant në zonën e plazhit, tërheq vëmendjen për grumbullimin dhe asgjesimin e plehrave dhe mbetjeve të ndryshme, të cilat bëhen vetëm me djegie duke ndotur mjedisin dhe duke u bërë rrezik serioz shëndetësor.
?Shumë mirë që pastrohet çdo ditë territori, sepse tani në verë 4-5 fishohet numri i banorëve këtu. Por çdo gjë, që mblidhet, i vihet flaka. Duhet bërë ndarja e plehrave dhe duhet sistemuar një vendgrumbullim për trajtimin e tyre. Si po veprohet deri më tani, gënjejmë veten, sepse ndotim më shumë dhe rrezikojmë më shumë për shëndetin e njerëzve.?
Impakti në zgjerimin e ofertës turistike
Pastrimit të territorit i kushtohet vemendje e veçantë
Pogradeci prej vitesh ka marrë fonde dhe investime gjermane në përmirësimin e infrastrukturës dhe në mbrojtjen e mjedisit. Është nga qytetet e para në Shqipëri, që ka siguruar ujë të pijshëm në 24 orë, ndërkohë që një ndërhyrje konkrete nga Gjermania ka qenë dhe rritja e bashkëpunimit kufitar dhe mbrojtja dhe shfrytëzimi i Liqenit të Ohrit. Për pjesën maqedonase ndërhyri me fonde Banka Botërore për ngritjen e sistemit të kolektorëve për pastrimin e ujërave, që derdheshin në liqen. Për pjesën shqiptare mbështetëse u bë Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, falë projektit të së cilës sistemi i kolektorëve është në funksionim për disiplinimin tërësor të shkarkimeve të ujërave të zeza, apo mbeturinave të ndryshme inerte në Liqen.
Këto ndërhyrje kanë dhënë efekte në rritjen e frekuentuesve buzë Ohrit. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, thotë se pavarësisht verës ?kapriçoze? të këtij viti me kushtet e motit, qyteti i tij ishte dhe këtë verë një destinacion i preferuar. Parashikimi ynë ka qenë për të pritur rreth 120 mijë netë shtretër në dy muajt korrik dhe gusht, por besoj se do të arrijmë te rreth 100 mijë, thotë Shkëmbi për DW.
?Ka një rënie, që nuk lidhet me kushtet e krijuara në Pogradec, por me motin, me klimën e freskët e madje të ftohtë në muajin korrik dhe shkak tjetër është rruga në rikonstruksion Lin-Pogradec, rreth 20 km. Gjithësesi vetëm gjatë këtij viti në qytet janë shtuar kapacitetet me 3 hotele të reja, që numërojnë rreth 250 shtretër me shumë dhe me cilësi më të mirë. Këtë vit kushtet janë pëmirësuar realisht: liqeni është më i pastër, po kështu dhe vija e plazhit, që është më e sistemuar, ku rreth 60 përqind e territorit është lënë si plazh publik, një qytet, që menaxhohet më mirë në drejtim të pastrimit, ndriçimit, parkimeve, zonave pedonale, parkut të qytetit etj?.
Kryetari i Bashkisë veçon dhe faktin se për herë të parë ka filluar lëvizja e tragetit nga Ohri ne Pogradec, megjithëse akoma i pa shfrytëzuar nga agjensitë shqiptare për transportin nga Pogradeci në Ohër.
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë ...
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në...
Një javë para samitit të NATO-s në Uells, disa ditë para viz...
Vlladimir PutinDeklarata e Presidentit Putin u publikua në f...
Kombet e Bashkuara thanë sot se 43 nga paqeruajtësit e saj j...
Vitin e kaluar, Christine Lagarde arriti të shpëtonte prej n...
NATO me sa duket do ta bëjë përsëri mbrojtjen e përbashkët s...
Në lindje të Ukrainës vazhdojnë luftimet nö mes ushtarëve uk...
Qëllimi i takimin kokë më kokë mes kreut të Kremlinit Vladim...
Çfarë kanë të përbashkët Franca dhe Spanja? Të dyja vendet k...
Pritshmëritë nga takimi në Minsk mes presidentit rus Vladimi...
Rritet lista e atyre shteteve që duan të mbështesin me armë ...
Poroshenko dhe PutinNegocatat direkte mes Rusisë dhe Ukrainë...
Presidenti i Francës, François Hollande e ka ngarkuar mandat...
Forcat elitare britanike dhe trupat speciale amerikane do të...
Një zyrtar i lartë ukrainas tha sot se tanke dhe automjete t...
Një tërmet i fortë prej 6,9 ballësh ka tronditur jugun e Per...
E gjitha ndodhi brenda pak minutash, dhe prandaj edhe lind e...
Situata në botë nuk është aspak më e mirë sesa para fillimit...
Ndërkohë që forcat speciale britanike vazhdojnë gjuetinë për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...