Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Vajza e Saddam Hussein kërkon hakmarrje. Me milionat e saj, Raghad Hussein sponsorizon terroristët e Shtetit Islamik. Si shumë pasues të babait të saj, edhe ajo ëndërron për kthimin në pushtet Vajza e madhe e Saddam Hussein, Raghad, është e njohur për jetën e saj luksoze në mërgim në Jordani. Atë mund ta gjesh në dyqanet më luksoze të bizhuterive dhe të stilistëve të famshëm në Amman. Kur 45 vjeçarja shfaqet përpara dyerve të dyqaneve me truprojat e saj, shitësit fërkojnë duart nga gëzimi. Edhe kirurgët më të famshëm plastikë në qytet e konsiderojnë atë si një kliente të rregullt- ajo ka bërë hundën, gjoksin, unazat e syve.
Dikur ajo ishte përshtatur me ideologjinë e partisë Baath të babait të saj: laike, moderne, nacionaliste. Tani krejt papritur Raghad ka zbuluar besimin. Në qershor ajo u shpreh e gëzuar për përparimin e milicisë terroriste ?Shteti Islamik? në Irak. Normalisht ajo shprehet shumë rrallë politikisht. Ky është edhe një kusht që familja mbretërore jordaneze të ofrojë mbrojtje për të. Në vitin 2007, Interpoli lëshoi një urdhër arresti për të, për shkak se kishte mbështetur kryengritjen kundër amerikanëve.
Por Jordania nuk e dorëzoi atë. Tani vajza e Hussein po sponsorizon radikalët. Pasuria e saj përllogaritet në miliona me dy shifra para. Është ora e hakmarrjes për anëtarët e rrëzuar të partisë Baath. Fillimisht ushtarakët e rangut të lartë si Fadel al- Hajali, Adnan al- Sweidawi dhe Abu Ali al- Anbari, që humbën gjithçka me rrëzimin e Saddam Hussein, janë në borderotë e ISIS.
Ata tani po festojnë rikthimin e vajzës së diktatorit. Një ushtarak i lartë irakian i tha NY Times se një ish- gjeneral i Hussein e merrte vazhdimisht në telefon dhe e luste që të rikthehej në ushtri.
Tani ish- gjenerali e kishte marrë sërish në telefon. ?Tani luftoj për IS,? i kishte thënë. ?Prit se do të vijmë dhe do u presim copa- copa?.
Edhe dora e djathtë e Hussein, Issat Ibrahim al- Duri dhe i besuar i vajzës së Hussein, tani bën propagandë për ISIS. Raghad Hussein i ngjan babait të saj. Ajo është një njeri i pushtetit, njësoj si ai. Dikur thuhet se tradhtoi edhe burrin e saj. Në vitin 1995, ai kishte tentuar që të rrëzonte nga pushteti vjehrrin. Me Raghad dhe me miliona në bagazhe ai shkoi në Jordani dhe flirtoi me amerikanët dhe britanikët. Por interesi perëndimor dështoi shpejt. Në vitin 1996, familja u kthye e zhgënjyer në Bagdad.
Raghad u nda nga i shoqi. Babai i saj vrau dhëndrin dhe e retushoi nga fotot e familjes. Që prej atëherë, Raghad Hussein është duke pritur me padurim që të ndjekë gjurmët e babait. Menjëherë pas rënies së diktatorit, ajo shpalli ambiciet e saj. Pushteti i takonte asaj si vajza më e madhe, jo të tjerëve.
Që prej ekzekutimit të babait, ajo ka kultivuar mitin e tij. Një faqe në Facebook e saj publikon rregullisht foto familjare të Hussein. Krejt papritur diktatori shfaqet në këto foto si besimtar. Në vend të Saddam-it me uiski në dorë shohim diktatorin me Kuran dhe me rroba të thjeshta, duke bërë peligrinazh në Mekë, ndërsa diçitura e fotos është: Dëshmorët e Bashkësisë Islame.
*Spiegel
NJE “FJALOR” I KRIZES NE LINDJEN E MESMEMesopotamia – “Skena...
Turistëve, që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në sezonin v...
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë ...
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në...
Një javë para samitit të NATO-s në Uells, disa ditë para viz...
Vlladimir PutinDeklarata e Presidentit Putin u publikua në f...
Kombet e Bashkuara thanë sot se 43 nga paqeruajtësit e saj j...
Vitin e kaluar, Christine Lagarde arriti të shpëtonte prej n...
NATO me sa duket do ta bëjë përsëri mbrojtjen e përbashkët s...
Në lindje të Ukrainës vazhdojnë luftimet nö mes ushtarëve uk...
Qëllimi i takimin kokë më kokë mes kreut të Kremlinit Vladim...
Çfarë kanë të përbashkët Franca dhe Spanja? Të dyja vendet k...
Pritshmëritë nga takimi në Minsk mes presidentit rus Vladimi...
Rritet lista e atyre shteteve që duan të mbështesin me armë ...
Poroshenko dhe PutinNegocatat direkte mes Rusisë dhe Ukrainë...
Presidenti i Francës, François Hollande e ka ngarkuar mandat...
Forcat elitare britanike dhe trupat speciale amerikane do të...
Një zyrtar i lartë ukrainas tha sot se tanke dhe automjete t...
Një tërmet i fortë prej 6,9 ballësh ka tronditur jugun e Per...
E gjitha ndodhi brenda pak minutash, dhe prandaj edhe lind e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...