FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
JONATHAN POWELL
Henry Kissinger është pothuajse unik në politikën bashkëkohore, në kombinimin e intelektit të thellë dhe një përvoje të jashtëzakonshme si burrë shteti. Libri i tij më i fundit është po aq autoritar sa gjithë të tjerët, ndonëse goxha më i shkurtër ? më pak se gjysma e klasikut të tij, ?Diplomacia?.
Nëse ligjet e natyrës vlejnë, ky do të jetë me shumë gjasë libri i tij i fundit ? Kissinger është 91 vjeç ? dhe Rendi Botëror është një përpjekje për të bashkuar të gjithë veprën e jetës së tij, në një koncept teorik. Libri është ?veshur? si një kërkim për një rend të ri global që mund të përfshijë të gjithë rendet ekzistues rajonalë. Por ai është, në fakt, një përpjekje për të justifikuar gjithçka që ai ka bërë ? nga Kina në Vietnam, si diplomat apo si Sekretar Shteti ? apo ka argumentuar, gjatë pothuaj shtatë dekadave të fundit.
Kissingeri galopon nëpër historinë europiane nga viti 474 p.e.s deri në ditët e sotme, në vetëm 84 faqe. Për të, momenti i kthesës ka qenë Paqja e Vestfalisë e vitit 1648, që i dha fund luftës 30-vjeçare mes katolikëve dhe protestantëve me një marrëveshje që shtetet nuk do të ndërhynin më në punët e brendshme të njëri-tjetrit. Në vend të kërkimit për një sistem universal, si një Kinë Imperiale apo në Islamin e hershëm, Europa zhvilloi një sistem pluralist shtetesh që konkurronin mes tyre. Rendi ndërkombëtar po ruhej përmes një ekuilibri të fuqive. Më e rëndësishmja, Vestfalia ndau politikën e jashtme nga politika e brendshme.
Kapitujt e mëpasshëm mbulojnë konceptin e rendit botëror në Islamin e hershëm ? ?në të njëjtën kohë një shtet, një super shtet shumëetnik dhe një rend i ri botëror? ? në Persi, në Azi dhe në fund në qasjen amerikane ? ?e bindur se parimet e saj të brendshëm ishin natyrshëm universalë?.
Vende-vende, libri duket ?i prishur? pak prej një përpjekjeje që ta përditësojë ?fort? me shtesa të minutës së fundit, si për shembull përparimi i ISIS, ndërkohë që vlera e vërtetë e librit qëndron pikërisht në perspektivën historike të Kissingerit. Gjithashtu, ai është më pak bindës sa i përket parashikimeve që bën për të ardhmen e secilit kontinent, e që tentojnë të reduktohen në një listë pyetjesh.
Kissinger argumenton se tani ndodhemi në një pikë kthese historike. SHpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk solli fundin e historisë, dhe pranimin e përgjithshëm të vlerave perëndimore. Në vend të kësaj, rendi ynë botëror liberal po sfidohet prej fuqive të reja. Kissingeri sheh rrezikun kryesor teksa fuqia në ngjitje, Kina ecën drejt përplasjes me fuqinë e status quo-së, SHBA-në, ashtu sikurse Gjermania bëri me Britaninë në fillimin e shekullit 20. Kina, thotë, ai, refuzon rolin që i është atribuar nga një sistemi ndërkombëtar që ajo nuk e ka skicuar, dhe ajo nuk pranon rregulla, në hartimin e të cilave nuk ka patur asnjë rol.
Ai beson se e vetmja mënyrë për të shmangur përsëritjen e historisë, qëndron në krijimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha, bazuar në sistemin e Vestfalisë dhe ekuilibrin e fuqive, që tani duhet të zbatohet globalisht dhe jo vetëm rajonalisht. Megjithatë, ajo që e bën librin interesant, nuk është ky argument sipërfaqësor por nënteksti, teksa Kissingeri përpiqet që të justifikojë tre temat e mëdha që kanë dominuar mendimin dhe veprën e jetës së tij.
E para është gara në diplomaci mes realistëve dhe idealistëve. Heronjtë e zgjedhur prej tij, përfshirë Richelieu-në, Tayllerand-in dhe Metternich-un si dhe Teddy Rooseveltin, e bëjnë të qartë se cili është qëndrimi i tij. Kissingeri përçmon Uilsonin, themeluesin e ?degës? idealiste të politikës së jashtme amerikane. Kissingeri beson se idealizmi i tepruar në politikën e jashtme është i rrezikshëm: ?Recetat morale pa e vrarë mendjen për ekuilibrin? kanë prirjen që të çojnë ose drejt kryqëzatave, ose drejt një politike të pafuqishme?. Kissingeri ilustron besimin e një jete tek Realpolitika, përmes një kritike të qasjes së Perëndimit ndaj Pranverës Arabe, ku ai mendon se u treguam jo të mençur teksa u udhëhoqëm prej idealizmit.
Tema e dytë është magjepsja e Kissingerit pas ekuilibrit të fuqive si një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve mes shteteve, temë e punimit të tij të parë si një akademik i ri mbi Kongresin e Vienës, i cili ka prodhuar periudhën më të gjatë të paqes në Europë. Kissingeri beson se ky nuk është vetëm një sistem i përshtatur për Europën e shekullit 19, por një sistem i pakohë dhe universal. Sigurisht, triumfi më i madh i politikës së jashtme që mban firmën e atij vetë ka qenë zhvendosja e ekuilibrit të fuqive në drejtim të Amerikës, duke e larguar Kinën prej Bashkimit Sovjetik në vitin 1972.
Tema e tretë është parimi i mosndërhyrjes, që ndodhet në themel të sistemit vestfalian. Kissingeri flet me admirim për funksionimin e sistemit në Azinë moderne, që do të thotë se dallimet mes shteteve zgjidhen përmes ndërveprimit të heshtur diplomatik dhe jo përmes luftës (ai nuk përmend koston e tolerimit të diktaturave të tmerrshme). Kissingeri thekson vlerësimin e madh që ka për Xhorxh Bushin e ri, por më tej kritikon politikat e tij intervencioniste në Afganistan dhe Irak.
Kissingeri i argumenton në mënyrë brilante të gjithë këto tema. Por në fund, është e vështirë të biesh dakord me të, që një rend i ri botëror kërkon të kthehemi pas në sistemet e shekujve 18 dhe 19. Bota ka ndryshuar ? ai as nuk e përmend terrorizmin, një prej sfidave më të mëdha të botës së sotme. Nuk është e lehtë as të biesh dakord me relativizmin e tij moral. Ai dëshiron të shmangë një garë globale të ideologjive ? por ne pikërisht këtë kemi, dhe rendi botëror kinez nuk është aspak i njëjtë me tonin. Të rinjtë nëpër botë mund të blejnë produkte kinezë, por ata nuk do të donin të jetonin nën një sistem kinez.
Kissingeri argumenton kundër valës së historisë. Ai ankohet se ndarja mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme po shkon drejt zhdukjes. Por njerëzit nëpër botë thjeshtë nuk janë gati që të rrinë e të vështrojnë gjenocidin në Ruandë apo masakrat në Bosnje, pa lëvizur gishtin në emër të parimit të mos-ndërhyrjes. Zhvillimi i ?Të drejtës për të mbrojtur?, që nga ndërhyrja e Perëndimit në Kosovë në vitin 1999 do të thotë që debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka më shumë gjasa që në të zhvillojmë një sistem tonin, se sa të rikthehemi, siç sugjeron Kissingeri, në një rend botëror të të kaluarës. /The Telegraph/BOTA.AL
Presidenti francez organizon një konferencë ndërkombëtare ku...
Moska fiton me pikë: marrëveshja e asociimit mes BE-së dhe U...
Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sëri...
Në 18 shtator mund të marrë fund një epokë mbi 300-vjeçare: ...
Pse kundër krizës nuk ka funksionuar asnjë recetë? Një kokëç...
Një paralajmërim profetik nga Presidenti i atëhershëm i SHBA...
Fareed ZakariaObama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. ...
Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shu...
Zhvillimi i referendumit për pavarësi në Skoci u ka dhënë ze...
Tetë terorrista shqiptarë në Irak janë vrarë dje, mëson gaze...
Qeveria gjermane i ndaloi të gjitha aktivitetet në Gjermani ...
Ajo që ishte e paimagjinueshme për një kohë të gjatë, është ...
Përpara se të fillonte të priste koka, Al Baghdadi kishte ta...
BBCNë 18 shtator, votuesit në Skoci do të pyeten në një refe...
Ashtu siç e ka treguar shumë qartë historia, horrori kërkon ...
Vendet e Evropës Lindore janë të shqetësuara nga politika e ...
Evropianët dhe amerikanët po shkëputen politikisht nga njëri...
Një anketim i ri për referendumin e pavarësisë i ka alarmuar...
NATO vendosi vetëm pak ditë më parë në samitin e saj në Newp...
Sulmet kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” vazhd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...