Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
16 vjet më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një prej figurave më të ndritura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Natën e 12 shtatorit 1998, vrasësit u shfaqën në formën e djallit dhe goditën pa mëshirë. Ata ia kishin menduar vdekjen prej kohësh. Vdekja i erdhi e vrazhdë. I ishte afruar kushedi sa herë, por pa e frikësuar. Atë natë të 12 shtatorit, erdhi me mot të keq. Duhej të binte shiu dhe të fikeshin dritat. Edhe në errësirë, Azemi mendonte për dritën. Ai ishte në betejë me lirinë e kufizuar. Dhe vdekja thonë se është e ëmbël dhe e ndershme kur vdes për liri, ndaj Azem Hajdari ishte një dhuratë e madhe për mbarë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për demokratët anembanë vendit, të cilët më 12 shtator të 1998, e qanë si një hero dhe sot e kujtojnë si një martir të demokracisë. Azem Hajdari u vu në krye të Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe bëri më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë, për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor të shqiptarëve. Idealet për të cilat luftoi dhe ra Azem Hajdari si, Shqipëria në NATO, Kosova e lirë dhe e pavarur, lëvizja e lirë e shqiptarëve në Europë, janë bërë realitet.
Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit
Azem Hajdari u përball me vdekjen që në momentin e parë, kur doli në krye të protestave të studentëve. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë kohën kur thuhej se, do të vritej njeriu me xhupin e zi. Që nga Lëvizja Studentore e deri më 12 shtator 1998, Azem Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta gjatë fushatës elektorale. Mjafton të kujtojmë vetëm faktin, që në periudhën e zgjedhjeve të 22 marsit ?92, në shtëpinë ku banonte Azem Hajdari, tek Rruga e ?Kavajës?, përballë PD-së, tek Kisha Katolike, 10 ditë para fitores së 22 marsit, i vjen një pako në shtëpi, në të cilën ndodhej një kokë gjeli e prerë dhe një letër e shkruar me gjak: ?Azem Hajdari, je i dënuar me vdekje?. Kjo letër nuk ishte gjë tjetër, veçse një vazhdim i paralajmërimeve dhe i vendimit që ishte marrë për vrasjen e ?Heroit të Demokracisë?, Azem Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij më 12 shtator 1998, para selisë së Partisë Demokratike. Ekzekutimi u krye pas pesë atentateve të bujshme gjatë një viti të rikthimit të së majtës në pushtet.
Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi.
Në gusht të vitit 1997 në Sarandë, në Qafën e Buallit, bandat e krimit i zënë pritë.
Më 18 shtator të vitit 1997, nga njerëz që përdorën deputetin socialist Gafurr Mazreku, Azemi goditet për vdekje me 5 plumba në Kuvend.
Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, duke qëlluar me breshëri plumbash në makinën e tij, ku përveç 14 vetëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.
Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, me një grup deputetësh si Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli etj., Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Qindra plumba derdhen nga armët e zjarrit mbi makinën e tij. Ai njoftoi qendrën, por nuk i erdhën në ndihmë, ndonëse ishin në dijeni për veprimet. Azemi i shpëton një prite ku dhjetëra policë goditën me mitraloza e armë nga më të ndryshmet deputetin Azem Hajdari dhe grupin e tij të shoqërimit, duke ngelur i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Bardhyl Pollo.
Më datën 12 shtator 1998, pas një mitingu të fuqishëm në Fier, i cili dha sinjalin e fitores, pasi kthehet në Tiranë, rreth orës 21.15, përballë selisë së PD-së, vritet pabesisht nga dhjetëra breshëri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie.
Në këtë atentat morën pjesë 125 vetë, nga këta 25 me uniformë policie. Dy prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për vrasje, madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë 4 muaj më parë, qëllimisht ishin veshur e graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje.
I pashpjegueshëm qe fakti se, edhe pas vrasjes së ?Heroit të Demokracisë?, nuk u ngrit asnjë postbllok në të gjithë Shqipërinë. Lajmi për vrasjen e ?Heroit të Demokracisë?, Azem Hajdari, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.
Vlerësimet nga më të ndryshmet për figurën e këtij heroi, që në moshën 28-vjeçare përmbysi një nga regjimet më diktatoriale në botë, përmbyllen me cilësimin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si ?Vrasja e shekullit?.
Revolta më e madhe që ka njohur populli shqiptar
Më 14 shtator të vitit 1998 u zhvillua revolta më e madhe që ka njohur populli shqiptar në historinë e tij shumëshekullore. Mbi 100 mijë shqiptarë, me fytyrat e nxira nga dhembja dhe me një zë, morën pjesë në mitingun madhështor për përcjelljen e ?Heroit të Demokracisë?, në mbrojtje të asaj demokracie për të cilën luftoi me aq zjarr e patos lideri i tyre, Azem Hajdari.
14 shtatori është shpërthimi i vrullshëm, uragani i fuqishëm i zemërimit të një populli, të cilit i kishin marrë simbolin, dritën që i ndriçonte rrugën, frymëzimin dhe shpresën për të ardhmen, i kishin vrarë ëndrrën, i kishin penguar rrugën drejt demokracisë, drejt idealit, drejt Evropës.
14 shtatori është manifestimi i përmasave të tilla të mëdha, i denjë për figura të tilla legjendare të kalibrit të lartë si Azem Hajdari, duke na sjellë ndërmend jetën dhe veprën e heronjve botërorë të këtij regjistri.
Kjo revoltë, më shumë se dhembje e urrejtje ndaj forcave okulte, ndaj së keqes, ishte manifestim i shpirtit të pamposhtur për liri e demokraci, ishte afirmim i vazhdimit të rrugës së lavdishme që kishte ndjekur idhulli i tyre, Azem Hajdari, që tanimë ia kishin vrarë.
Në këtë kuptim, 14 shtatori ishte revolta e brendshme, spontane, e vetvetishme, më e madhja dhe më kuptimplota në historinë tonë, që i dedikohej një heroi të rrallë e të lavdishëm, të përjetshmit Azem Hajdari. Ngjarjet e jashtëzakonshme si kjo u takojnë vetëm figurave të jashtëzakonshme si Azem Hajdari, me gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit.
Kush ishte Azem Hajdari
Lindi më 11 mars 1963.
Ishte i martuar, me tre fëmijë: Kiriadi, Rudina dhe Azemi i vogël.
1993- Mbaroi studimet në degën Filozofi në Universitetin e Tiranës.
1995- Diplomohet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Tiranës.
1993-1994 Studion gjuhën angleze dhe për filozofi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1996 – Diplomohet në studimet e Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Gramish të Gjermanisë, në Universitetet e Organizuara nga Organizata e Atlantikut të Veriut.
Aktiviteti Politik
Dhjetor 1990-shkurt 1991, Udhëheqës i Lëvizjes Studentore që shembën diktaturën komuniste në Shqipëri.
Kryetar i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike Shqiptare, partia e parë opozitare pas 50 vjet diktaturë.
1991-1993 Zv/kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe anëtar i Kryesisë së saj.
31 mars 1991, deputet i PDSH për Shkodrën.
22 mars 1992, deputet i PDSH për Shijakun.
26 maj 1996, deputet i PDSH për Bulqizën.
29 qershor 1997, deputet i PDSH për Tropojën.
1992-1996, Kryetar i Komisionit parlamentar për Rendin Publik dhe SHIK.
Qershor 1997, Kryetar i Komisionit parlamentar për Mbrojtjen Kombëtare.
Prej vitit 1995 deri 1998, President i Klubit të Futbollit Vllaznia të Shkodrës.
President i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Shqiptare.
1990-1998
I bëhen 5 antentate, prej të cilëve dy spektakolare në Selinë e Parlamentit shqiptar në shtator të vitit ?97 dhe antentatit në Tropojë në qershor të vitit ?98.
12 shtator 1998, Azem Hajdari vritet nga njerëz me uniformë policie përpara selisë së Partisë Demokratike.
Policia parandalon një vrasje dhe arreston 7 agresorët.Konfl...
Mengjesi i kësaj të premteje ka nisur me një vrasje në Kurbi...
Ndoshta gjeniu më i madh ushtarak i botës së lashtë, mbreti-...
Me prezantimin e iPhone 6 dhe 6 Plus, u ngritën kritika dhe ...
Vjedhja e mbi 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, pa...
Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia rrëfehet për herë...
Një 52 vjeçar është vrarë më thikë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmj...
-Në vijim të nismës një vjeçare, të iniciuar nga Ambasada e ...
Ndërsa këtë të enjte pritej që prokuroria të merrte në pyetj...
Televizioni ABC News ka bërë publike kontratën mes Drejtoris...
Dorëheqja e Ardian Civicit nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës d...
Prokuroria zgjeron hetimet ndaj ish- guvernatorit Fullani, d...
“Çështjen e babait do e çojmë deri në Strasburg. Ne nuk u be...
Një 45-vjeçar është tentuar të vritet mëngjesin e sotëm në T...
Qysh nga viti 1984, kur u krijua kompania, deri më sot, Leno...
I ftuar në emisionin, “Tonight Ilva Tare”, mbrëmjen e 10 sht...
Nga Jemin GJANAQe Bujar Nishani, Basha dhe Rama qe “nuk ia k...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Rreth 25 milionë lekë janë shtuar në buxhetin e miratuar për...
Një klerik i lartë katolik , i tha Zërit të Amerikës se janë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...