Drejtoresha e Kadastrës tregon afatet/ Ja kur mbyllen legalizimet në Shqipëri
Drejtoresha e Kadastrës Shqiptare, Lorena Gaxhobelli, ndau...
Drejtoresha e Kadastrës Shqiptare, Lorena Gaxhobelli, ndau...
Një klerik i lartë katolik , i tha Zërit të Amerikës se janë në përfundim përgatitjet për të pritur Papa Françeskun, i cili do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Engjëll Masafra, tha se shpreson që vizita e Papës të jetë një nxitje që njerëzit të largohen nga e keqja dhe të përqafojnë të mirën. Me Monsinjor Masafrën bisedoi korrespondenti I VOA në Shkodër, Pëllumb Sulo.
Zëri Amerikës: Monsinjor Masafra, Ju drejtoni Arqipeshkvinë Shkodër-Pult dhe njëherazi jeni edhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Si po e prisni vizitën që Ati i Shenjtë do të zhvillojë në Shqipëri?
Monsinjor Masafra: E presim me shumë gëzim dhe, kur na ka njoftuar publikisht se do të vinte, jemi mahnitur për përgjigjen kaq të shpejtë ndaj kërkesës që ne i kishim bërë dhe që i kishte bërë edhe Kryeministri. Për këtë ne e falenderojmë dhe në çdo kishë jemi duke lutur Zotin për mirëvajtjen e ardhjes së Papës. Është një vizitë baritore, si e një babe që shkon për të takuar fëmijët. Duke ardhur në Shqipëri, Ai do të bëjë një zhytje në një vend të varfër, të bukur, por me njerëz shumë të fortë e të guximshëm, për të na këshilluar dhe për të na ngushëlluar për vuajtjet tona si dhe për të na dhënë udhëzime për ungjëllizim të ri. Sepse ne jemi pikërisht në këtë ecje duke ndjekur gjurmët e Shenjt Gjon Palit II dhe Papës se XVI, që të vazhdojmë me ungjëllizim të ri. Dhe, duke patur parasysh nxitjen apostolike që ka bërë ?Gëzimi Ungjillit? duke na dhënë edhe ne disa udhëzime për të vazhduar ungjëllizimin, duke vlerësuar të kaluaren fetare, metodën e ungjëllizimit dhe duke na dhënë disa nxitje për të ardhmen.
Zëri Amerikës: Monsinjor Masafra, në çfarë faze janë përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut?
Monsinjor Masafra: Mendoj se jemi në mbarim, domethënë, jemi në përfundim nga ana fetare, kishtare dhe nga ana e shtetit. Janë marrë vesht për gjithçka që do të bëhet. Në këto ditë do të fillojë pjesa e sheshit për tu bërë gati podiumi, me ekranet dhe gjithçka, gjë që është edhe pjesa më e vështirë dhe më e kushtueshme. Gjithçka do të jetë gati nga ana e strtukturës. Ndërsa nga ana e përgatitjes shpirtërore, e fjalimeve, gjithçka është gati, qoftë fjalimi që do të mbajë imzot Mirdita për përshëndetjen pas meshës, qoftë fjalimi që do të mbaj unë.
Zëri Amerikës: Monsinjor, kjo është vizita e dytë e një Pape në Shqipëri. Çfarë presin në të vertetë shqiptarët nga kjo vizitë që do të mbahet më 21 shtator?
Monsinjor Masafra: Unë mendoj dhe lus që Papa, duke ardhur do të na mbështesë në fenë tonë, flas për katolikët, dhe do të na nxitë duke na dhënë udhëzimet e duhura që të vazhdojmë. Unë pres që të rinjtë dhe të rejat të dashurojnë më shumë vendin tone, që të mos largohen të gjithë jashtë, sepse është një varfërim kur intelektualët dhe shumë të rinj largohen. Dhe që dikush, duke dashur vendin tonë ashtu si martirët tanë, të marrë përsipër nëse zoti e thërret, që të jetë meshtar apo motër, të jenë prindër e nëna të mira. Kjo është edhe gjëja kryesore. Dhe që çdo shqiptar, duke takuar dhe dëgjuar Papën, të bëhet më i mirë. Ky është edhe urimi dhe lutja. Besoj se kemi nevojë që të largohemi nga e keqja, të mos bëjmë keq me qëllim, të largohemi nga vjellja, korrupsioni. Gabime dhe dobësi ka kudo, por ardhja e Papës të na rindezë atë shpresën që pak a shumë e kemi humbur. Kemi nevoje që, së bashku me Zotin, të ecim për një shpresë që nuk gënjen dhe që është Zoti.
Zëri Amerikës: Faleminderit
Monsinjor Masafra: Faleminderit juve. Dhe Zoti ju ndihmoftë. Mirëardhëshi në Shqipëri. Më 21 shtator do të ?pushtojmë? Tiranën me dashurinë dhe me entuziazmin tonë.
Që nga prezantimi i dy telefonave të rinj, tek një sistem i ...
Bota e modës nuk ka arritur në një gjykim unik për produktet...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla...
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kinës, duke shfrytëzuar ...
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës këtë vit nuk do ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Al...
Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka dashur që ta mbro...
Dy persona në kërkim ndërkombëtarë janë arrestuar nga forcat...
Policia e Shtetit, në zbatim të masave të posaçme kundër kri...
Vizionet e shekullit të kaluar kur, mes ideve të çuditshme d...
Grushtet e shtetit a revolucionet shpesh kanë qenë pikat kyç...
Samsung ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit, Samsun...
Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlin...
Hakerohet faqja online e Kryeministrisë. Grupi i hakersave t...
Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë nuk mund te jete një...
Për llogari të hetimeve që synojnë të gjejnë përgjegjësit dh...
Pas emrit Terroristi007 (Irhabi007) fshihej Younis Tsoulis, ...
Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne historiKlaus Barbie ...
Udhëtarët e vjetër shpesh tregonin për qytete përrallore, is...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...