Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Për llogari të hetimeve që synojnë të gjejnë përgjegjësit dhe destinacionin e vërtetë të 713 milionë lekëve të vjedhura, Prokuroria e Tiranës ka vijuar gjatë së hënës marrjen në pyetje të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për shkak të detyrës së tyre.
Anëtari i këtij këshilli, Petraq Milo është pyetur i pari dhe ka qëndruar në organin e akuzës të kryeqytetit për mbi një orë e 30 minuta. Pas tij është pyetur për gati dy orë anëtari tjetër, zoti Dhori Kule. Ndërkohë që edhe marrja në pyetje e zotit Ardian Civici ka zgjatur përafërsisht sa ajo e dy anëtarëve të tjerë të Këshillit.
Jozyrtarisht mësohet se të tre ata, me këndvështrimin e tyre kanë lehtësuar pozitat e Këshillit Mbikëqyrës, duke rënduar pozicionin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, tashmë i paraburgosur tek burgu 302.
Sipas tyre, Këshilli Mbikëqyrës ka funksionuar pa rregullore dhe ishte detyrë funksionale e guvernatorit të bankës që të emëronte guvernatorin e dytë, një post ky që ka mbetur bosh, e që sipas tyre ka sjellë edhe mungesën e kontrollit në Departamentin e Emisionit.
Për shkak të axhendës së paparashikuar dhe të ngjeshur, prokurorët kanë toleruar mos paraqitjen e anëtares tjetër të këtij këshilli, zonjes Elisabeta Gjoni, aktualisht gurvernatore e komanduar. Ajo do të pyetet të martën jo vetëm për rregulloren, por edhe për firmën e hedhur prej saj për asgjesimin e disa milionë lekëve, proces ky që në fakt nuk është zbatuar, që nga prilli deri në qershor 2014.
Pikërisht në këtë drejtim, hetimet duket se po marrin një kthesë të re. Në rrugë jozyrtare mësohet se prokuroria po firmos kërkesat për thirrjen e ekspertëve të pavarur, të cilët do të ribëjnë nga e para ekspertizën në Departamentin e Thesarit.
Ky veprim hetimor pritet të kryhet sa më shpejt, për shkak të dyshimeve të forta të prokurorisë se Banka e Shqipërisë në auditin e saj mund të ketë qenë e pasinqertë, atëherë kur deklaroi se janë vjedhur vetëm 713 milionë lekë, raporton Top Channel.
Prokurorët dyshojnë se vjedhja është edhe më e madhe dhe se tejkalon një ngjarje me vetëm një autor. Prokuroria dyshon se Bitraj nuk është protagonisti i vetëm dhe kryesor përgjatë vjedhjes dhe ai jo vetëm është ndihmuar nga Mimoza Bruzia dhe nipi i tij Klevis Bejtjaj, por me të kanë bashkëpunuar edhe persona të tjerë që ndodhen nën hetim e për të cilët po grumbullohen prova.
Prokurorët thonë se janë të pakta mundësitë që shuma prej 713 milionë lekësh të jetë nxjerrë e gjitha nga banka duke u fshehur në trup, sikurse rrefeu në fillim Bitraj. Pyetjes së Top Channel se cili mund të jetë ky mekanizëm, prokuroria i përgjigjet me një frazë të shkurtër ?po punojmë për ta zbuluar?.
Të gjitha këto dyshime, nëse do të provohen qoftë edhe pjesërisht, mund të hedhin dritë mbi një skandal shumë herë më të madh dhe më tronditës.
Pas emrit Terroristi007 (Irhabi007) fshihej Younis Tsoulis, ...
Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne historiKlaus Barbie ...
Udhëtarët e vjetër shpesh tregonin për qytete përrallore, is...
Tranzistorë, radarë, kompjuterë, bateri diellore… Pothuajse ...
Dheu i marsit është zbuluar të jetë i ngjashëm me atë të Hau...
Edhe pse i takon kategorisë së telefonave mesatar, përsëri o...
19. BlackBerry Q10Nëse je ende i dhënë pas idesë së një tast...
Të dhënat e fundit nga firma e hulumtimeve comScore thonë se...
Të parët që kanë luajtur kumar në Las Vegas kanë qenë indian...
Një nga pesë fituesit e të ashtuquajturit Nobelët Amerikanë ...
Një tjetër shqiptar i përfshirë në luftën e Sirisë ka mbetur...
Policia franceze ka gjetur të vdekur një shqiptare.Ajo është...
Konfliktet për pronësinë kanë shkaktuar një tjetër viktimë.A...
Deklaratë e Partisë Demokratike Edi Rama po nis vitin e dytë...
Ardian Bitraj i akuzuari për vjedhjen e 713 milionë lekëve n...
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar dje ish-guvernatorit Ardia...
Nuk është habi që njerëzit e fesë zakonisht janë mjaft të ar...
Kosova ka qenë në qendër të lajmeve gjatë muajve të fundit, ...
Një piramidë e llahtarshme arsimore, një megakioskë dhe fabr...
Nga Namir LAPARDHAJARasti i vjedhjes së një shume marramendë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...