Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Tranzistorë, radarë, kompjuterë, bateri diellore? Pothuajse të gjithë pajisjet e sotme hi-tech kanë lindur në laboratorët e New Jerseyt. Ku, siç tregohet në një libër, studiuesit kishin gjeninë, kohën, paratë. Dhe ironinë. Bill Gates ka thënë që, po të kish patur një makinë të kohës, destinacioni i tij i preferuar do të kish qenë ai muaj, ai vit, ata laboratorë. Sekreti i laboratorëve Bell?
Bota ashtu siç e njohim sot, është projektuar në pjesën më të madhe në vitet dyzetë, në një vend pakëz të ?marrë?, ku mund të të ndodhte që të tç përplaste një shkencëtar që nxitonte me motoçikletë: ishin laboratorët e Bell të Murray Hill (New Jersey) dhe gjeniu që nxitonte me motoçikletë ishte Claude Shannon. ?Nëse kemi kompjuterë, cd, dvd, e mp3 i detyrohemi atij: Shannon ishte i pari që mendoi se të gjithë informacionet mund të reduktohen në sekuenca bit-ësh dhe që 0 dhe 1-shat janë të asociueshëm me gjendjen ?fikur? dhe ?ndezur? në qarqet elektrikë?, shpjegon Jon Gertner, gazetar i New York Times dhe autor i një libri (?The Idea Factory: Bell Labs and the Great Age of American Innovation?).
Gertner rindërton historinë e qendrës së kërkimeve ku, mbi të gjitha mes viteve 1925 dhe 1984 u ndërtua e ardhmja e botës: ?Pa laboratorët Bell nuk do të kishim elektronikë: tranzistori u realizua aty në dhjetor të vitit 1947?. Në po të njëjtin muaj, një punëtor me emrin Doug Ring, në një memorandum të titulluar ?Telefonia e lëvizshme: mbulimi i zonave të mëdha? sugjeroi një sistem radiofonie të formuar nga shumë antena me fuqi të ulët, të vendosura përgjatë në rrjeti hekzagonal, domethënë embrioni i telefonisë celulare. Bill Gates ka thënë që, po të kish patur një makinë të kohës, destinacioni i tij i preferuar do të kish qenë ai muaj, ai vit, ata laboratorë. Sekreti i laboratorëve Bell? Monopoli i telekomunikacionit në kompaninë AT&T që mbulonte 90 përqind të territorit amerikan i bënte Laboratorët Bell qendrën e kërkimit më të financuar të të gjithë kohëve. Në fakt, kur në vitin 1984 AT&T u nda, pas ndërhyrjes së antitrustit të SHBA ndaj disa kompanive, dhe laboratorët Bell u ridimensionuan shumë, patën më pak financime dhe projektet e tyre u bënë më pak ambiciozë krahasuar me ata të epokës së artë. ?Në atë epokë, shkencëtarët e Laboratorëve Bell mund t?u dedikoheshin projekteve shumë afatgjatë, gjë që sot është e rrallë. Studiuesit në universitete të llojit nuk punojnë mbi probleme praktikë, siç bënin shkencëtarët e Laboratorëve Bell. Dhe kërkimet privatë punojnë vetëm për gjëra që sjellin të ardhura ekonomike afatshkurtëra?, shpjegon Gertner.
?Sot, prototipi i shpikësit që punon në Sillicon Valley është i ri në moshë, orientuar nga programet kompjuterikë, në gjendje të lëvizë me shpejtësi duke u mbështetur tek venture capital. Siç ka thënë Mark Zuckerberg në lidhje me qasjen e Facebook ndaj inovacionit: ?Lëviz me shpejtësi dhe prishi gjërat që lë pas?.
Ndërsa Laboratorët Bell ishin të formuar nga njerëz që reflektonin dhe ndërtonin. ?Si Clinton J. Davisson, shkencëtar në mërgim të cilit ishte e pamundur t?i ngarkoje studime që nuk përkonin me interesin e tij të pastër kërkimor. Fitoi Cmimin Nobel për zbulimin e natyrës me valë të materies?, thotë Gertner.
Ndërsa James Fisk ishte 30 vjeç kur, në vitin 1940, iu besua drejtimi i projektit të prodhimit të radarit për ushtrinë. ?Qeveria vuri 3 miliardë dollarë për radarin dhe 2 miliardë për bombën atomike, dhe janë të shumtë ata që thonë se radari fitoi luftën, ndërsa bomba atomike e përmbylli. Barra nuk e vuri përfund Fiskun, që në hapësirat e mëdha të Laboratorëve Bell luante sikur zbriste shkallë imagjinare prapa tryezave të punës, me një lojë të muskujve të këmbëve?.
Pastaj ishte William Shockley, fitues i Cmimit Nobel në 1947 për tranzistorin. ?I apasionuar pas lojërave prej prestigjatori, në mbledhjet më të tensionuara bënte të shfaqeshin nga asgjëja topa, apo tufa me lule?, rrëfen Gertner. Në vitin 1940 iu ngarkua nga qeveria detyra që të studionte nëse mund të kishte një përdorim për luftë të uraniumit. Bëri llogaritë e tij në bashkëpunim me Fisk dhe u përgjigj se me uraniumin në gjendje natyrore nuk mund të bëhej shumë, por po të bëheshin bashkë pirgje uraniumi të përgatitur në mënyrë speciale mund të krijohej një reaksion. Qeveria nuk i lejoi që të patentonte atë që kishte ideuar, domethënë reaktorin bërthamor, për arsye se Enrico Fermi kishte mbërritur tashmë në të njëjtët konkluzione?.
Më pas, emri i Shockleyt rikthehet tragjikisht në histori: ishte ai që prodhoi vlerësimet për humbjet e ushtrisë në rast të pushtimit të Japonisë, që e shtyu Trumanin të përdorte armën bërthamore. Por gjithmonë nga Laboratorët Bell erdhi edhe shfrytëzimi i energjisë diellore. Bateria e parë diellore me silikon i përket vitit 1956: Pearson, Fuller dhe Chapin arritën të ushqejnë një telefon për gjashtë muaj. Por kushtonte shumë.
Kush janë sot trashëgimtarët e laboratorëve Bell? ?Janelia Farm, kampus për kërkimet biomjekësore e Howard Hughes Institute në Uashington, inauguruar në vitin 2006, ka financime disa miliardë dollarëshe dhe është ndërtuar sipas modelit të laboratorëve Bell, me 400 studiues të cilëve u është dhënë liri maksimale?, shpjegon Gertner. ?Pastaj është Google, ku inxhinierët mund t?i dedikojnë 20 përqind të kohës së tyre projekteve personalë, si dhe një divizion, Google X, që studion ide të së ardhmes, si automjete pa shofer, ashensorë për hapësirën apo robotë që shkojnë në zyrë në vendin tonë.
Së fundi, vende si Mit, apo Universiteti i Stanford janë ngahera djepe të mrekullueshëm për inovacionin?. Por është kombinimi i gjeniut, studimit dhe ironisë së Bell që ndoshta nuk do të rikthehet kurrë më. Mjafton të mendosh Makinën e Fundit të realizuar nga Shannon: një trung me një telekomandë për ndezje/fikje. Po ta aktivizoje, trungu hapej dhe prej aty dilte një krah mekanik. I cili e çonte sërish telekomandën tek ?fikur? dhe tërhiqej pastaj i kënaqur. /New Scientist/
PERSHTATUR NGA BOTA.AL
Dheu i marsit është zbuluar të jetë i ngjashëm me atë të Hau...
Edhe pse i takon kategorisë së telefonave mesatar, përsëri o...
19. BlackBerry Q10Nëse je ende i dhënë pas idesë së një tast...
Të dhënat e fundit nga firma e hulumtimeve comScore thonë se...
Të parët që kanë luajtur kumar në Las Vegas kanë qenë indian...
Një nga pesë fituesit e të ashtuquajturit Nobelët Amerikanë ...
Një tjetër shqiptar i përfshirë në luftën e Sirisë ka mbetur...
Policia franceze ka gjetur të vdekur një shqiptare.Ajo është...
Konfliktet për pronësinë kanë shkaktuar një tjetër viktimë.A...
Deklaratë e Partisë Demokratike Edi Rama po nis vitin e dytë...
Ardian Bitraj i akuzuari për vjedhjen e 713 milionë lekëve n...
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar dje ish-guvernatorit Ardia...
Nuk është habi që njerëzit e fesë zakonisht janë mjaft të ar...
Kosova ka qenë në qendër të lajmeve gjatë muajve të fundit, ...
Një piramidë e llahtarshme arsimore, një megakioskë dhe fabr...
Nga Namir LAPARDHAJARasti i vjedhjes së një shume marramendë...
Nga Kastriot MYFTARAJKjo histori e pabesueshme nis në 7 teto...
Nga Perparim KaboTek Guvernatori tashmë ish, fle në paraburg...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij pas situatës s...
Ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i guvernatorit Fullani, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...