Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Kriminele te medhenj qe kane ndikuar ne histori
Klaus Barbie (lindur ne Bad Godensberg 25 tetor 1913-vdes ne Lion 25 shtator 1991), ishte një ushtarak dhe kriminel nazist. I njohur me pseudonimin Kasapi ose Xhelati i Lionit, ishte komandant i Gestapos në Lionin e pushtuar. Pasi i shpëtoi Gjyqit të Nurburingut falë operacionit O.D.E.SS.A, u vendos në Bolivi, ku punoi si spiun për shërbimin sekret amerikan gjithashtu pas 1955 dhe për shërbimin informativ bolivian.
Në vitin 1940 merr gradën toger në rradhët e SS. Më pas transferohet në Amsterdam në Holandën e pushtuar, ku i ngarkohet detyra e dëbimit të hebrenjve holandezë. Aty fitoi shpejt famën si përndjekës i pameshirshëm. Një ditë duke shëtiur në rrugët e Amsterdamit vrau me gjakftohtësi një shitës akulloresh hebre, sepse sipas tij nuk e përshëndeti siç duhej.
Në 1942 transferohet në Lion në Francën e pushtuar dhe kishte për detyrë kërkimin dhe dëbimin e hebrenjve francezë. Emërohet komandat i Gestapos dhe merr gradën kapiten. Është përgjegjës për dëbimin e qindra hebrenjve dhe për eleminimin fizik të qindra partizan e patriotë francezë.
Në shtator 1944 duke parashikuar një përparim të Aleatëve, dogji të gjithë arkivën e Gestapos së Lionit, vrau qindra persona të cilët e njihnin aktivitetin e tij dhe eleminoi 22 agjentë të infiltruar që punonin për të në rradhët partizane. Në muajt e fundit të luftës nuk dihet asgjë mbi të.
Në fillim të 1946 shërbimi sekret ushtarak amerikan (CIC) që merrej me kundra-spiunazhin, mori lajmin që një grup ish-nazistësh ishte i gatshëm të punontë për ta për të luftuar komunizmin. Orgamizata e ish-SS e kishte bazën në Assen, fal një informacioni amrikanët zbulojnë që Barbie fshihet nën një emër tjeter Becker. Amerikanët zbuluan veç ne fillim të prillit të 1947 që ai ishte ish-komandanti i Gestapos, dhe urdhëruan arrestimin e tij. Por Barbie arriti të arratiset dhe të fshihet në Memmingen të Mynihut.
Në Memmingen zbulohet krejt rastësisht nga Taylor një agjent i CIC i cili i komunikoi arrestimin superiorit të tij Garvey. Por çuditërisht ata nuk e arrestojnë por e marrin në punë. Ndërkohë që të gjithë e kërkonin Barbie punonte për ata që e kërkonin si agjent hetues në grupet filo-sovietike apo naziste.
Në tetor 1947 Gravey vendosi të sqaroj pozitën Barbiet dhe njofton komandën, e cila e urdhëron ta arrestojë. Por arrestimi nuk u krye kurrë amerikanët donin ta shfrytzonin si agjent, ndaj urdhër-arresti u pezullua. Në maj 1948 ai u autorizua të vepronte në zonën e Memmingen me detyrën për tu infiltruar në rradhët e komunistëve gjerman.
Në 1949 Barbie transferohet me gjithë famlijen në Augsburg të Mynihut me të njëjtën detyre. Por që prej vitit 1948 francezët kërkonin kokën e tij, letra të shumta të partizanëve, patriotëve, të afëerm të viktimave prej dores së xhelatit mbërrinin në zyrat diplomatike amerikane në Francë. Por përgjigjja e Departamentit ishte po e kërkojmë, kemi humbur gjurmët e tij. Ndërsa Barbie punonte i pa shqetësuar për Shërbimin sekret ushtarak amerikan njësia nr.66.
Rreziku për tu dekonspiruar ishte ekzistent, ai ishte i super kërkuar. Për këtë motiv Shërbimi sekret ushtarak amerikan njësia nr.66 vendosi që Barbie duhet të largohej nga Gjermania nëpërmjet operacionit të njohur O.D.E.SS.A. e udhës së miut e ndihmës së një prifti kroat i cili e kaloi nga Austria në Itali e prej këndej në Amerikën Latine.
Me ndihmën e Shërbimeve sekrete amerikane të cilët i përgaditën dokumenta false atij dhe familjes ai ndryshoi mbiemrin ne Altmann dhe rezultonte si një mekanik. U nis nga porti i Xhenova për në Argjentinë më 16 mars 1951.
Transferohet në Bolivi më 1955 dhe në vitin 1957 me gjeneralitetet false merr nënshtetësinë boliviane si Klaus Altmann. Gjatë qëndrimit në Bolivi pati marrëdhënie me disa nga dikatorët bolivian e mori pjesë edhe në grushtin e shtetit sepse ishte këshilltar në ministrinë e brendshme boliviane. Gjithashtu është marrë dhe më trafik armësh e droge.
Sipas disa burimeve ka shërbyer si këshilltar i Shërbimeve sekrete boliviane për të kapur Chè Guevarën më 1967. Në vitin 1971 prokurori i përgjithshëm i Munihut e deklaroi të mbyllur çështjen Barbie për mungesë provash.
Por dy gazetarët hetues Serge dhe Beate Klarsfeld autor të disa kapjeve të bujshme nazistësh e gjetën Barbien, por qeveria boliviane e refuzoi ekstradimin. Në vitin 1972 shumë gazetar mbërritën në vend fshehjen e Klaus Barbie, por ai mohonte të ishte Xhelati i Lionit.
Pas shumë këmbunguljeve ai pranoi që ishte Klaus Barbie megjithse arrestimi i tij u bë për mashtrim. Pas një periudhe të turbullt në Boivi ku ranë tre qeveri njëra pas tjetrës, Barbie u ekstradua për në Francë më 1983.
Gjyqi ndaj tij u hap më 11 maj 1987. Akuzat ndaj tij ishin: Masakra ndaj 22 personave në bodrumin e Gestapos në Lion, në verën e 1943.
Arrestimi dhe torturimi i 19 personave në verën e 1943. Pushkatimi i 42 personave, 40 prej tyre hebrenj gjatë viteve 1943-1944.Dëbimi i 650 hebrenjve dhe partizanëve në Kampin e përqëndrimit Aushtviz.Pushkatimi i 70 të burgosurve të burgut të Lionit Montluc-à-Bron më 17-20 gusht 1944, dy prej të cilëve priftërinj.Arrestimi dhe dëbimi i 55 hebrenjve, 52 prej të cilëve fëmijë në Izieu.
Më 4 korrik 1987 ai u dënua nga trupi gjykues me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit. Vdiq nga leuçemia më 25 shtator 1991 në burgun e Lionit aty ku kishte masakrruar shumë viktima dhe kishte fituar pseudonimin Xhelati i Lionit. /Explore Universe/
Udhëtarët e vjetër shpesh tregonin për qytete përrallore, is...
Tranzistorë, radarë, kompjuterë, bateri diellore… Pothuajse ...
Dheu i marsit është zbuluar të jetë i ngjashëm me atë të Hau...
Edhe pse i takon kategorisë së telefonave mesatar, përsëri o...
19. BlackBerry Q10Nëse je ende i dhënë pas idesë së një tast...
Të dhënat e fundit nga firma e hulumtimeve comScore thonë se...
Të parët që kanë luajtur kumar në Las Vegas kanë qenë indian...
Një nga pesë fituesit e të ashtuquajturit Nobelët Amerikanë ...
Një tjetër shqiptar i përfshirë në luftën e Sirisë ka mbetur...
Policia franceze ka gjetur të vdekur një shqiptare.Ajo është...
Konfliktet për pronësinë kanë shkaktuar një tjetër viktimë.A...
Deklaratë e Partisë Demokratike Edi Rama po nis vitin e dytë...
Ardian Bitraj i akuzuari për vjedhjen e 713 milionë lekëve n...
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar dje ish-guvernatorit Ardia...
Nuk është habi që njerëzit e fesë zakonisht janë mjaft të ar...
Kosova ka qenë në qendër të lajmeve gjatë muajve të fundit, ...
Një piramidë e llahtarshme arsimore, një megakioskë dhe fabr...
Nga Namir LAPARDHAJARasti i vjedhjes së një shume marramendë...
Nga Kastriot MYFTARAJKjo histori e pabesueshme nis në 7 teto...
Nga Perparim KaboTek Guvernatori tashmë ish, fle në paraburg...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...