Çmimet e konsumit në të gjithë Evropën/ Vendet më të shtrenjta dhe më të lira, ja ku renditet Shqipëria
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
1./ Faqja e parë vetëm për çunat
Të dielën u kanë sjellë aty një prej eksponentëve të parave tona publike. Gjykata e shkallës së parë e la në burg pa afat e deri sa t?ia shqyrtojë Apeli masën e arrestit do u lutesha të ma ndihmonit.
Është rreth 56 vjeç, i gjatë dhe goxha i bëshëm. Ka disa ditë me luhatje tensioni dhe një lloj aritmije provizore por me oreks vazhdon të jetë për marshalla. E dalloni shpejt se kur shkon në tualet nuk e heq kollaren madje i ndëron ato përditë. Ndoshta ngjyrat e purpurta dhe rozë të kravatave do tu kujtojnë tigrin tullac të gazetarisë indo-evropiane Blendi Fevziu por u garantoj se personi i cili është rasur në burg nuk akuzohet për vjedhje kravatash por bashkë me Fevzon i kanë blerë ato nëpër udhëtimet e tyre ?të punës? anembanë planetit me 500 euro copa.
Quhet Ardian Fullani dhe me lajmet që ka prodhuar, u shpall ylli i beharit 2014. Shumë nga ju danoçat e mi nuk shikoni lajme aty në qeli sepse ua di menunë e gustove tuaja: filma aksion 12 orë, 2 orë porno, 10 minuta masturbim e më pas gjum nga lodhja e ditës. Ndaj nuk keni si ta njihni sepse ky miku im ka bërë jetë qejfesh sidomos 10 vitet e fundit por po të pyesni aty shefin e sektorit tuaj do e gjeni kollaj. Ose më mirë virini veshin kur vjen supa e drekës. Personi që e mbush garuzhden 7 herë në vakt është ky miku im. Ose po patë ndonjë qeli mbushur me rroba të shtrenjta, parfume lloi-lloi ose me libra e revista të reja fringo që përton tua shikojë edhe figurat?është ai pra. Personazhi dhe miku im Fullan.
Dua ta ndihmoni dhe askush prej jush as ta shikojë vëngër e as ta kërcënojë. Mos i lypni as cigare kur ta fillojë nga marazi, edhe shkëmbim rrobash me të mos bëni. Kur dielli i zbehur i vjeshtës të zgjasë kokën brenda kangjellave të qelive tuaja mos i thoni ?mirmëngjes dhe si u gdhive??. Edhe kur hëna e virgjër e shtatorit tu lajkatoset me dritën e saj të bardhë mbi fytyrat tuaja të verdha mos i thoni Fullanit ?natën e mirë!?. Kur të rastisni në haletë kolektive duke dhjerë të gjithë bashkë as letër higjenike mos i jepni, as në infermieri, te psikologia, gjatë orareve të ajrimit, në takimet me familjarët, nëpër koridoret ku dëgjohen ecejaket e gardianëve edhe po u shkëmbyet me pranga ndër duar pranga vendosuni edhe gojëve tuaja e mos nxirni zë. Mos i flisni!
Porsi heremit, porsi murgjët tibetianë të Seras lereni aty ku është. Të plasë nga marazi e nga vetmia, të harrojë të mendojë e të flasë. Të thinjet nga leshi i kokës dhe nga leshi i logjikës perverse. Është i nëmur jo se ia humbi 7 miliardë lekë këtij vendi por mbajeni mend ajo shumë do të shkojë te 23 miliardët dhe na gëngjeu duke e minimizuar. 10 vjet pshurri duke u tallur me besimin tonë, u tall me votat që morri dy herë në parlament, punësoi kodoshë krushqish që i bëri makutër si vetja, u tall deri në sekondat e fundit me shoqërinë civile, me mediat, me pjesën e brishtë idealiste të politikës, u tall me habinë zgurdulluese të partnerëve ndërkombëtarë. Zgërdhihej si i paprekshëm edhe kur pozonte me ndonjë opinionist, politikan, diplomat perëndimor dhe kujtonte se koha do fluturonte si lejlekët e lodhur të Karavastasë së gjorë e memoria jonë kolektive do blihej me qokat dhe salltanetet e tij.
Të dashur burgaxhin, lereni vetëm e ti thërasë mendjes e të ulet me këmbë në tokë. Të mbyllë sytë gjatë natës por gjumin t?ia prishin darkat mondane, verërat me çmime të frikshme, orët superluksoze të të birit, kërcënimet që na bënte ne gazetarëve të pabindur, shtëpitë, vilat, pushimet, makinat e shtrenjta të blera me paratë e të gjithëve. Lereni se ndoshta bëhet pishman dhe lan pak nga pak mëkatet. E dini ju danoçat e mi se një prej shumë orëve të djalit të tij e markës Audemars Piguet kushton 21 mijë dollarë? E kuptoni dot nëse e shet një nga këto ora të shtrenjta Fullani, pra me 21 mijë dollarë ushqehen për 24 muaj rresht 137 fëmijët e jetimoreve në Shkodër, Tiranë dhe Sarandë? Sikur vetëm kaq filantropi të bënte familja Fullani do na e ulnin kurbën e neverisë organike ndaj tyre e nuk do ishim kaq të ashpër. Braktiseni aty brenda siç e kanë braktisur këtu jashtë e le të vuajë dyfish!
2./Faqja e dytë
Ju danoçat e mi nuk duhet ta lexoni këtë pjesën e dytë. Mos u bëni kureshtarë se e kam personale. E kam për këtë personazhin tim, për Fullanin.
Ngriji sytë, lëre hipokrizinë se makutër dhe llupsa si ty janë pa fe, pa atdhe, pa derexhe.
Sot kur të gjithë po gëzojnë për arrestimin tënd, mua më dhimbsesh. Sinqerisht më dhimbsesh tek kujtoj sesi perëndoi karriera dhe shkelqimi yt i rremë. Më dhimbsesh sepse nuk ke bythë të përballesh me qelinë e ftohtë, me intrigat e burgut, me vuajtjet prej nomadi. Më dhimbsesh sepse unë kam qenë disa herë vetë i rasur nëpër qeli burgu, por nuk dua kurresesi të shikoj askënd tjetër të vuajë porsi unë. Ti më dhimbsesh sepse mbete para nesh i zhveshur lakuriq dhe langaraq në sy të botës. Nuk u tregove largpamës kur skandali pushtoi bankën, të dorëhiqeshe si kurajoz e të shkoje vetë në prokurori por ende si hajdut kokëfortë këbëngulje në dallavere kompromisesh politike apo në harresën që koha do i bënte vjedhjes së frikshme. Më dhimbsesh sepse frika të depërtoi thellë në palcë, stomaku po ti vjell çfarë hëngre qyl si makut gjithë jetën tënde, zemra të është dobësuar porsi një trumcak dhjetori e ti mor burrë nuk ke për ta marrë veten asnjë herë.Ti gdhihesh çdo mëngjes mbuluar me turpin dhe mallkimet e mijëra shqipëtareve ndaj më mirë të të lirojnë sesa të të burgosin për kohë të gjatë. I burgosur ke më shumë vlera, i liruar vetëm sa nxihesh më tepër në syte tanë.
Ngriji kokë, më shiko në sy. Çfarë po pëshpërit? Ngrije kokën dhe zërin, fol me kurajo.
-Si, po më thua që je mërzitur? Je brengosur, ndjehesh vetëm?
-Si, si? Po më thua që ke nevojë për një shok, kërkon Dhori Kulen ta kesh afër?
-Bëj durim mor burrë, bëj durim se është rradhë e gjatë mëkatarësh!!!
Rreth 25 milionë lekë janë shtuar në buxhetin e miratuar për...
Një klerik i lartë katolik , i tha Zërit të Amerikës se janë...
Që nga prezantimi i dy telefonave të rinj, tek një sistem i ...
Bota e modës nuk ka arritur në një gjykim unik për produktet...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla...
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kinës, duke shfrytëzuar ...
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës këtë vit nuk do ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Al...
Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka dashur që ta mbro...
Dy persona në kërkim ndërkombëtarë janë arrestuar nga forcat...
Policia e Shtetit, në zbatim të masave të posaçme kundër kri...
Vizionet e shekullit të kaluar kur, mes ideve të çuditshme d...
Grushtet e shtetit a revolucionet shpesh kanë qenë pikat kyç...
Samsung ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit, Samsun...
Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlin...
Hakerohet faqja online e Kryeministrisë. Grupi i hakersave t...
Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë nuk mund te jete një...
Për llogari të hetimeve që synojnë të gjejnë përgjegjësit dh...
Pas emrit Terroristi007 (Irhabi007) fshihej Younis Tsoulis, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...