web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha sfide per debat Rames

4 Shtator 2014, 09:30, Politikë CNA

Basha sfidon Ramën: ?Në qoftë se është burrë, të dalë në debat dhe të ballafaqojmë të vërtetat tona për bllokimin e investimeve në Tiranë”!

Bashkia e Tiranës ka rindërtuar plotësisht kopshtin nr. 14. Me një investim prej 39 milion lekësh rreth 150 fëmijëve të njësinë bashkiake nr. 11 do t?u ofrohen standardet më të larta në kopshtin e tyre duke nisur nga dita e sotme. 

Godina ka 6 grupe, çdo grup është i ndarë nga grupet e tjera dhe përfshin ambientin e mësimit e të ngrënies, ambientin e fjetjes, ambientet e zhveshjes si dhe tualetin e vet. Është realizuar ndërtimi i një dhome të posaçme për kaldajën, të vendosur jashtë objektit. Godina ka sistem qendror ngrohje, me pelet.

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka shprehur kënaqësinë që rikthehet me një tjetër investim në njësinë bashkiake nr. 11 , e cila për 11 vite u la në harresë nga ish-kryebashkiaku Rama.

?Kthehemi brenda disa ditëve prapë në njësinë bashkiake nr. 11, jo për ta mbajtur me hatër, por sepse për 11 vite ish-kryebashkiaku e ka diskriminuar këtë zonë, në të gjitha kuptimet e fjalës. Marrim këtë kopsht, i cili deri para se Bashkia e Tiranës të ndërhynte, mund t’i shërbente vetëm 50 fëmijëve, ndërkohë që kërkesat janë mesatarisht 120, 130, 150 fëmijë çdo vit. Kushtet ishin mizerabël, dhe askush nuk vinte dorë. A thua sikur nuk ishin në Tiranë, në hyrjen më të madhe të Tiranës?! Po sikur jemi në Kandahar! Kjo përqasje, kjo mendësi mori fund, bashkë me kohën e vajmedetit. 

Bashkisë së Tiranës i shërbehet në çdo cep të saj qytetarëve të Tiranës, i shërbehet njësoj sepse karshi shërbimeve bashkiake, shërbimeve të qytetit janë të gjithë të barabartë, të majtë e të djathtë, gegë e toskë, autokton apo të ardhur në dekadat e fundit. Ky kopsht sot i shërben 123 fëmijëve të regjistruar. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet tona në këtë njësi bashkiake, si kudo tjetër në Tiranë. I kemi planifikuar, po ecim me vendosmëri për t’i zbatuar ato, pavarësisht bllokimit të çmendur nga Edi Rama, njeriu i cili, pasi qëndroi 11 vite në krye të Bashkisë, në vend që të kishte një fije kurajo dhe mirënjohje qytetarëve dhe qytetit, ka mllef, dhe i përdor ata si mish për topin e tij politik?.

Zoti Basha është ndalur dhe në deklaratën e djeshme të Edi Rama ku gënjente, se buxheti nuk është bllokuar fakt i cili është botërisht i njohur dhe që zhbllokimi i tij u krye vetëm me vendim gjykate.

?Njeriu që ka bllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës, shpronësimet për varrezat, kopshtet, çerdhet, shkollat, ka kurajo dhe gënjen gjithë ditën. Dje, doli para shqiptarëve me një veti tjetër të cilët tiranasit ja njohin shumë mirë, hedh gurin dhe fsheh dorën. Po është e vërtetë, Këshilli Bashkiak e miratoi buxhetin, se s’kishte si të mos e miratonte, se ishte buxheti i qytetarëve të Tiranës dhe Tirana nuk i përket vetëm Lulzim Bashës, nuk i përket vetëm Partisë Demokratike, por të gjithë qytetarëve. 

Pasi buxheti kaloi në Këshillin Bashkiak, Edi Rama urdhëroi bllokimin e tij tek prefekti dhe buxheti u çlirua vetëm me një vendim gjykate në korrik të këtij viti. Këto janë faktet, sikundër është fakt që bulevardi i ri i Tiranës, vepra më madhore në 80 vite, që u shërben gjeneratave të tëra, që iu shërben sot qytetarëve të Tiranës dhe fëmijëve sepse krijon 300 mijë metra katror gjelbërim, 10 herë parkun “Rinia”. Kjo vepër madhore, të cilën Edi Rama nuk e duron dot edhe sot e kësaj dite, vuan bllokimin e Edi Ramës i cili refuzon të bëjë një hap që ka detyrë qeveria, të depozitojë firmat e zyrtarëve të bashkisë tek Fondi i Zhvillimit. Fondi i Zhvillimit siç e ka komunikuar edhe në takimet me ne, nuk e ka parë as në vendet më të prapambetura afrikane, këtë qëndrim. Edi Rama, refuzon të japë garancinë sovrane për të nisur punimet për tramin, projekt i cili u bë gati nga Bashkia e Tiranës, me financimin e qeverisë franceze. Edi Rama refuzon dhe ka urdhëruar politikisht të mos kalojë koncensioni i terminalit të pasagjerëve, i cili do t?u reduktojë qytetarëve 6 ton gaz karbonik në ditë nga atmosfera e qytetit, do të organizojë më mirë transportin, do të largojë nga qyteti autobusët të cilët zënë një hapësirë parkimi të barabartë nga ?Bërryli? te ?Vasil Shanto?. Këto projekte nuk do t?i shërbejnë Partisë Demokratike, nuk do t?i shërbejë Lulzim Bashës, do ti shërbejë qytetarëve të Tiranës, por Edi Rama i bllokon. Pse?! Sepse ka një axhendë politike e cila është kundër interesit të qytetarëve të Tiranës?.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës se nuk po i bllokon investimet dhe projektet madhore të Tiranës e ka sfiduar publikisht atë për tu përballur me fakte dhe dokumente para qytetarëve të Tiranës për çdo bllokim që i bën punëve të kryeqytetit.

?Edi Rama thotë jo, nuk i pengoj unë! 

Unë e sfidoj sot, të dalim ballë për ballë para qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë, të flasë me fakte dhe dokumenta! Faktet dhe dokumentet provojnë përtej çdo dyshimi, se Edi Rama është arkitekt i bllokimit të këtyre veprave dhe veprave të tjera të qytetarëve të Tiranës. Faktet tregojnë se nuk ka asnjë arsye për këtë bllokim, se këto vepra nuk i kushtojnë asnjë kacidhe qeverisë shqiptare, përveç verbërisë politike, kllapisë së Edi Ramës për të goditur qytetin për inat të kryebashkiakut. Këto janë faktet, në qoftë se është burrë, të mos hedhë gurin e të fshehë dorën, të dalë në debat dhe të ballafaqojmë të vërtetat tona!?





Lajmet e fundit nga