Qeveria miraton p/ligjin për pensionet e minatorëve
Qeveria miraton p/ligjin për pensionet e punonjësve që kanë ...
Partia Socialiste ka hedhur poshtë akuzat e kryebashkiakut Lulzim Basha, se kryeministri Edi Rama ka bllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe projektet për kryeqytetin. Të majtët akuzojnë Bashën se si kryebashkiak, në këto tre vite, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e tij për qytetarët e Tiranës, madje me projektin për bulevardin është duke konsumuar një aferë.
Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi se Basha nuk ka ndërmend të ndërtojë Bulevardin e Tiranës, por është duke bërë pazar, pasi ka nxjerrë në shitje për skrap shinat e trenit. ?Do të ndërtonte bulevardin e ri. Vetëm sa shkatërroi stacionin e trenit dhe lejoi vjedhjen e hekurudhës për skrap?, u shpreh Gjylameti, teksa ka renditur mashtrimet e Bashës. Ndërkaq, deputetja socialiste përgënjeshtroi lajmin se Rama ka bllokuar buxhetin e Bashkisë e Tiranës. ?Buxheti i Bashkisë jo vetëm që nuk është bllokuar por në ndryshim nga e shkuara, mazhoranca në këshill, dhe pse kundërshtare e kryetarit të Bashkisë, dha votën unanimisht për miratimin e buxhetit, duke vendosur në nivel të parë nevojat e qytetarëve të Tiranës. Por qartazi nevoja e qytetarëve nuk është shqetësimi i Lulzim Bashës, i cili pasi u lëshua babëzisht për të dhëne ku të mundte leje ndërtimi para se qytetarët ta nxjerrin nga zyra me votë, tani po mundohet të justifikojë dështimet e tij me alibinë se i është bllokuar buxheti?, u shpreh Gjylameti.
Sipas deputetes së majtë, Blerina Gjylameti, Basha nuk ka realizuar asnjë premtim edhe gjatë vitit 2011 kur kryeministër ishte Sali Berisha. Gjylameti deklaroi se Basha mashtroi kur tha se do të hapte 30 mijë vende të reja pune, do të ulte taksat për biznesin e vogël. ?Do hapte mbi 30 mijë vende të reja pune. I vetmi vend pune që ka hapur ka qenë vendi i tij si kryetar i PD. Po dhe për këtë ka mbyllur vendin e punës së kryetarit të bashkisë. Do të ulte taksat nga 2 deri në 5 herë. Taksat u ulen vetëm kur qeveria socialiste mbajti zotimin e saj se 97 për qind e shqiptareve do të paguanin më pak, sepse deri atëherë Basha vetëm i ngriti ato për biznesin e vogël?, deklaroi Gjylameti. Gjithashtu, ajo i vuri në dukje Bashës se mashtroi kur tha se do të ndërtonte linjën e tramvajit dhe Unazën e Madhe të Tiranës. ?Do të ndërtonte linjën e tramvajit. Ndërtoi vetëm linjën e lejeve me abuzive të ndërtimit në historinë e Shqipërisë. Do të ndërtonte unazën e madhe të Tiranës dhe hapte parkingje nëntokësore. Ka ndërtuar vetëm unazën e izolimit politik të PD dhe e ka parkuar të SHQUP-i opozitën e ikur nga Parlamenti. Do ndërtonte një park tjetër të madh për Tiranën. Po shkatërron parkun e kompleksit sportiv Dinamo ku do të ndërtoje një mur të gjatë 20-katësh tek diga e liqenit. Lulzim Basha është vazhdimi i degradimit të PD në rrugën e rrënimit të Saliut?, u shpreh deputetja socialiste.
Qeveria miraton p/ligjin për pensionet e punonjësve që kanë ...
Deputeti i PD, Flamur Noka denoncon emërimin e ish vrasësit ...
Deklarata e deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila denoncoi ...
“Partia Demokratike iku nga Kuvendi se nuk bënte opozitë. Dh...
Urrejtja e Edi Rames nuk kursen as Nene Terezen pas vdekjes....
Kryeministri Edi Rama ka postuar ne rrjetet sociale nje foto...
Nuk mund të bëhet opozitë duke ngritur një Kuvend paralel. Q...
Ish-Ministrja e Intergrimit Majlinda Bregu ka reaguar ne Fac...
Deputeti i Partisë Demokratike, dhe nenkryetari i Kuvendit, ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur krim barbar vrasj...
Me një investim prej 224,575,485 lekë bashkia e Tiranës ka r...
Bojkoti i Kuvendit nga Partia Demokratike nuk është përfundi...
Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Ministrin e Punëv...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së ...
“Në disa zona të caktuara të Shqipërisë ka njerëz që janë us...
Ish kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, ka parashtr...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka pasur debate rret...
Ish-lryeministri Sali Berisha publikon ne Facebook, dokument...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka thumbuar drejtuesit e PD-së ...
Nga Lulzim BASHA*Sot rifillojmë takimet tona periodike pas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...