web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja debatet në grupin e PD, deputët kundër Bashës

1 Shtator 2014, 19:27, Politikë CNA

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka pasur debate rreth vendimit të pakonsultuar të kryetarit të PD Lulëzim Basha për të bojkotuar sërisht parlamentin dhe mënyrën se si ai po drejton Partinë Demokratike. Pas largimit të gazetarëve nga mbledhja, ka pasur debate të ashpra nga ish- figurat kryesore të PD kundër Bashës. CITYFM.AL zbardh debatet. 

Roland Keta kundër bojkotit, Topalli kundër lidershipit të Bashës

I pari që ka kërkuar që ti jepet fund bojkotit në Kuvend ka qenë deputeti i Bulqizës, Roland Keta. Zoti  Keta,  ka kërkuar që opozita të jetë në Parlament, pasi sipas tij, kjo formë opozite sjell vetëm humbje. PD sipas Ketës, duhet të jetë në Kuvend dhe kjo është një kërkesë edhe e militantëve dhe intelektualeve që duan një opozite të vërtete dhe aktive.

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në debatin me Lulëzim Bashën lidhur me mënyrën se si po udhëhiqet Partia Demokratike. Topalli nuk i është referuar direkt bojkotit të Kuvendit, por ka theksuar se ?ne nuk kemi lidership, se nuk përfaqësojmë zgjedhësit.? Topalli e shmangu debatin mbi bojkotin në mënyrë direkte, por e përqëndroi kritkën mbi Bashën tek idetë e tij sipërfaqësore për të bërë opozitë.

Kundër mënyrës se si po trajtohet grupi parlamentar, ishte dhe Majlinda Bregu, ish-ministrja e Integrimit. Ajo theksoi se?jam kundër mënyrës se po trajtohemi si grup parlamentar. Ne nuk mund ti marrim vesh vendimet vetëm kur vijmë në mbledhje grupi theksoi Bregu. Sot tha ajo prisja të ishim në Kuvend?.

Po ashtu e ashpër ka qenë në debatin e saj Mesila Doda. Ajo theksoi se pavarësisht arsyeve që po gjenden për të qëndruar jashtë parlamentit për shkak të ?dhunës? së shumicës, opozitën e fort në Kuvend po e bëjnë gratë dhe jo burrat. Doda ka kërkuar që opozita të debatojë fort në Parlament dhe të mbajë qëndrimet e saj për ligjet që po kalojnë.

Ish-Kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha ka debatuar me Mesila Dodën, duke theksuar se bojkoti dhe krijimi i strukturave jashtë Parlamentit, nuk është njësoj si veprimet e Ramës vite më parë. Sipas Berishës, Kryeministri ka përgatitur të tjera skenare kundër opozitës, për më tepër dhuna që ndodhi ndaj Strazimirit, sipas Berishës, do të ndodhë edhe mbi deputetë të tjerë ideuar dhe parapërgatitur nga Edi Rama.

Patozi kundër bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve lokale

Më konkret ka qenë në diskutimin e tij ish kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, burime nga mbledhja thane per cityfm.al se ai ka parashtruar arsyet përse duhet të jenë në Kuvend dhe përse nuk duhet të lënë iden e një opozite që nuk përballet me problemet.

?Ne politikë nuk ka dhe nuk mund të ketë vendime të formës së prerë. Kjo vlen edhe për këtë rast. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë historia e PD, por edhe ajo e cdo force tjetër politike në Shqipëri e në Botë. PD nuk mund të justifikohet me dhunën në Kuvend sot për bojkotin, kur dikur ka shkuar në Parlament, edhe pasi vranë Azem Hajdarin..?

Duke theksuar rëndësinë që ka për PD rikthimi në Kuvend Patozi tha se ?ikja nga Kuvendi pas asaj që ndodhi ishte një gjest politik, dhe sot ishte momenti i përshtatshëm për të nisur një stinë të re politike. Pas kësaj, duket sikur ne kemi marrë vendim për t?u larguar një herë e përgjithmonë nga Kuvendi dhe kjo nuk shkon.?

Patozi theksoi se ?prania në Kuvend e PD është e pazëvendësueshme me cdo formë tjetër të të bërit opozitë. Vlera e gjërave që ne themi reduktohet shumë, në rast se qëndrimi i opozitës përmblidhet në konferencat për shtyp dhe deklaratat e zëdhënësve të saj. Vlera e gjërave që themi në sallën e Kuvendit dhe në Komisione është e pakrahasueshme me cdo gjë tjetër.?

Duke theksuar pritshëmrinë e elektoratit Patozi tha se ?prania në Kuvend e deputetëve nuk është ndonjë kënaqësi personale, por detyrim ndaj zgjedhësve, të cilët presin prej nesh të bëjmë opozitë, aty ku është fronti kryesor. Në kushtet kur ne jemi gati cereku në atë sallë, askush nuk shkon atje për arsye personale, por për të përfaqësuar interesat e rreth 600 mijë votuesve.?

Më poshtë Patozi foli rreth betejave që duhet të zhvillojnë në Kuvend dhe ceku çështjen e referendumit për reformën teritoriale. Ai theksoi se ?referendumi për ndarjen territoriale nuk mund të justifikoje bojkotin e Parlamentit. Nëse duhet bërë patjeter, le të bëjmë edhe referendumin, por të vijojmë njëkohësisht edhe betejën parlamentare. Balle për ballë e dhemb për dhemb. Si ta dojë Edi Rama.?

Patozi shprehu po ashtu kundërshtimin e tij kategorik kundër zërave që paralajmërojnë bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve lokale.

?Partia Demokratike nuk duhet të lërë asnjë shteg për spekullime se mund të mos hyjë në zgjedhje lokale. Sepse ky do të ishte fundi i saj. Do të ishte një marrëzi e pastër politike. Por edhe sikur ajo të ndodhte (nuk dua ta besoj), ne nuk kemi asnjë arsye pse të trembim njerëzit, që tani, një vit para zgjedhjeve. Sepse demokratët na kanë votuar për t?u ndeshur dhe për të fituar, por edhe po humbëm, kjo eshte demokracia?.

Basha: Do krijojmë struktura paralele

Ideja e vetme me të cilën Basha tentoi të bind deputetët është krijimi i stukturave paralele opozitare të cilat do të zëvendësojnë punën e deputetëve në Kuvend.  Basha ka shpjeguar se PD do krijojë struktura paralele me Parlamentin dhe Qeverinë, duke ngritur komisione si ato të Kuvendit, debate me grupet e interesit dhe seminare e konferenca për cdo ligj me grupin parlametar.

Në krah të Bashës për bojkotin dhe struktura paralele të Komisioneve Parlamentare dhe oponencë me konferenca ka qenë edhe kreu i komanduar i grupit Edi Paloka, që ka mbrojtur qëndrimin e Bashës. Shumica e deputetëve kanë qenë kundër bojkotit, edhe ata që njihen si mbështetes  të kryetarit Basha. Në heshtje apo takime ata pranojne se bojkoti është një gabim i cili po përsëritet pa u pyetur deputetet, por bëhet fakt pa u diskutuar më parë.

Kjo ka qenë dhe arsyeja që ata kanë heshtur, duke respektuar vendimin e Bashës dhe Berishës.

Edhe aleatët e PD, përfaqësuar nga Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi kanë qenë kundër bojkotit të opozitës në Parlament.

Basha e ka mbrojtur qëndrimin e tij me faktin se sot pas 3 muajsh asgjë nuk ka ndryshuar nga vendimi i parë.

Cityfm.al





Lajmet e fundit nga