Patozi kundër bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve lokale
Ish kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, ka parashtr...
?Në disa zona të caktuara të Shqipërisë ka njerëz që janë ushtruar dhe stërvitur për veprime terroriste dhe për të ashtuquajturën lufta për xhihad në Siri?, u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një konference të përbashkët për mediat me homologun e tij kanadaz John Baird.
Bushati theksoi se një fenomen i tillë, sikurse dhe në Kosovë ekziston dhe në Shqipëri, ku ndër faktorët nxitës që i shtyn njerëz të caktuar të shkojnë në Siri është dhe ai që lidhet me ekonominë.
?Shqipëria nuk e ka mohuar, pasi në zona të caktuar ka njerëz që janë ushtruar për veprime terroriste, por kjo nuk lidhet me harmoninë fetare, pasi kjo është një nga vlerat e çmuara që kemi. Ndaj dhe vizita e Papës mbështetet dhe tek kjo vlerë.
Shqipëria po punon me autoritetet për ta izoluar këtë fenomen dhe është e rëndësishme që kjo luftë të shoqërohet së bashku me faktorët ekonomik e social. Është një fenomen që nuk paprekur vetëm Shqipërinë.
Por ka një dallim se terreni social në Ballkan dhe Shqipëri e ndihmon më shumë terreni social, ndaj mendojmë se çështja e instrumenteve ekonomik dhe shoqëror është themelor?, theksoi Bushati.
Ministri i Jashtëm kanadez, i pari që viziton Shqipërinë, John Baird, duke u ndalur tek çështja e vizave, theksoi se ka pasur disa raste që lidhen me azilkërkuesit, por që kanë qenë raste të parregullta.
?Jemi të kënaqur me zhvillimet në Shqipëri sa i takon integrimit të saj në rrugën evropian?, tha Baird.
Më tej Ministri Bushati bëri me dije se në samitin e Wellsit, i cili do të mbahet pas dy ditësh do të diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin me NATO si anëtare e saj, madje dhe mbi arkitekturën e sigurisë në vend dhe rajon.
?Kemi marrëdhënie të përforcuara me Kanadanë, pasi ajo është një vend strategjik për investime në Shqipëri por dhe në rajon. Patëm kënaqësi të bisedonim me mikun për disa zhvillime interesante, siç ishte ai Samiti i Wellsit, ku do të diskutohen disa çështje që do ti përgjigjet NATO mënyrës sa i takon arkitekturës së sigurisë.
Patëm ashtu mundësi të evidentonim ecurinë ku do të intensifikohet bashkëpunimi, gjithashtu diskutuam për operacione të ndryshme ku Shqipëria dhe Kanadaja operojnë sëbashku.
Jam shpresëplotë se kjo vizitë do plotësohet nga kontakte të tjera dhe nga një marrëdhënie me e plotësuar nga dy vendet dhe nga një prezencë më e madhe e Kanadasë në projektet integruese por dhe në investimet në vendin tonë dhe në rajon?, tha Bushati.
Duke u ndalur tek revanshi i Rusisë dhe ndërhyrjet e saj ushtarake në Ukrainë ministri i Jashtëm kanadez John Baird theksoi se ?Kanadaja e ka treguar qartë qëndrimin e saj, ku një person në Kremlin të rihartojë pozicionin e vendeve, dhe janë këto provokimet e Presidentit Putin shumë shqetësuese, të cilat do të diskutohen në samitin që do mbahet pas dy ditësh. Ne si shtet vlerësojmë shumë partneritetin mes Shqipërisë dhe Kanadasë në këtë çështje?.
Ndërsa ministri Bushati dha disa detaje në lidhje me misionet e forcave ushtarake në Irak, duke theksuar se gjithçka është bërë duke u sinkronizuar me kapacitetet që ka vendi ynë, por dhe të aleatëve.
?Vendimi i Shqipërisë për të qenë pjesë e vendeve kontributore në Irak është vendim i mirëmenduar dhe sinkronizuar jo vetëm për kapacitetet që ka vendi ynë, por dhe në sinkronizim të plotë me aleatët?, tha Bushati.
Ish kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, ka parashtr...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka pasur debate rret...
Ish-lryeministri Sali Berisha publikon ne Facebook, dokument...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka thumbuar drejtuesit e PD-së ...
Nga Lulzim BASHA*Sot rifillojmë takimet tona periodike pas...
Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike...
Deklarata e deputetes Eleina Qirici e cila denoncoi promovim...
Edi Rama, kryeministri i vendit, u jep fund aludimeve të fun...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto që tregon se puna ...
Ministria e Brendshme hedh poshtë pretendimet e PD-së se pol...
Deklaratë e Partisë DemokratikePartia Demokratike nuk do të ...
Deputeti i PD, Gent Strazimiri paraqet prova e fakte se si k...
Nga Spartak NGJELAFatkeqesisht, po vijojme te jemi qesharake...
Partia Socialiste mbledh sot Grupin e saj Parlamentar, një d...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka vlerë...
Sot pas 4 tentativash mazhoranca ka mundur te permbyse rapor...
Ish-kryeministri Sali Berisha i kerkon prokurorise te hetoje...
Mero Baze dhe Koço Kokëdhima i kanë nxjerrë tashmë shpatat d...
Kryetari i Aleancës Demokrastiane Zef Bushati, ka rekomandua...
Mira Kazhani ka intervistuar këtë javë Kastriot Islamin. Ësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...