web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama haron analizen e 300 diteve, akuzon KLD, Gjin Gjonin, prokurorin dhe presidentin

14 Korrik 2014, 16:28, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në analizën për 300 ditët e para të qeverisjes së majtë, vendosi gishtin mbi tri institucione, Presidenca, Prokuroria e Përgjithshme dhe KLD-ja, të cilët, sipas tij, nuk kanë përmbushur pritshmëritë.

?Ne nuk jemi të lumtur me presidentin e Republikës, por ne në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk u kemi dhënë shqiptarëve më shembullin e vjetër, të degraduar dhe njëkohësisht degradues për shoqërinë tonë, të një marrëdhënieje joetike sharjesh, akuzash dhe përpjekjesh për të diskriminuar institucioninin e presidentit të Republikës.

Ne nuk jemi të lumtur me prokurorin e Përgjithshëm, por në asnjë rast dhe për asnjë arsye, ne nuk kemi vazhduar në rrugën e vjetër të diskretimit të një institucioni, tek i cili ne sigurisht shohim me shumë shpresë për të gjetur partnerin e duhur kushtetues në një betejë që mbetet për t?u zhvilluar.

Ne padyshim nuk jemi të lumtur, madje në këtë rast palumturinë tonë e kemi shprehur publikisht për mënyrën sesi funksionon KLD-ja, por nuk kemi rënë dhe as do të biem në batakun ku KLD na ka ftuar më shumë se një herë me reagime që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me një institucion të pavarur kushtetues?, tha Rama.

Ai është ndalur veçanërisht tek KLD-ja, e cila, sipas Ramës, nuk mund të kërcënoje qeverinë.

?Sesioni i ardhshëm, sesioni kur Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vendosë në dukje pjesën e munguar të profilit të vet, reformën në drejtësi dhe luftën pa kompromis kundër të gjithë të korruptuarve dhe të gjithë atyre që bëjnë deklarata në ekrane dhe i këndojnë kundër ministrit të Drejtësisë, kur me atë gjuhë kërcënoheshin individët. Kurrkush në histori nuk guxon të kërcënojë një mazhorancë të zgjedhur nga vota, dhe këtu e kam fjalën për KLD-në?, u shpreh kryeministri.

Rama ka thënë më tej se ndihet i tmerruar kur i përmendin emrin e Gjin Gjonit, një rast fenomenal sipas tij, i korrupsionit.

?Drejtësia mbetet shija e turpit që ka e gjithë shoqëria. Shija e turpit që nuk ja lejonin shqiptarët as kur respektonin Kanunin. Po e them copë se ndihemi i tmerruar kur ma përmendin si emër Gjin Gjonin. Ça arsye ka një zyrtar i lartë në Angli të dijë që është një Gjin Gjoni. Një aleancë e tërë që të dijë që është një Gjin Gjoni dhe që ta shtrojë këtë problem me të gjithë personat. Nuk është personale, është fenomenale, dhe në këtë vend ku ka shumë martirë që s?janë vënë në vend. Gjin Gjoni bën martirin. Është vetëm një nga mijëra rastet që ne nuk i shohim ose nuk i dimë. Gjithë Gjinët e Gjonët fatkeqësisht e kanë marrë peng të drejtën dhe e kanë kthyer çekiçin në një armë për ta vrarë drejtësinë?, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se Qeverisë ka mbajtur dhe do të mbajë të gjitha zotimet elektorale, ndërkohë që ka vlerësuar si arritjen më të madhe standardin e lirisë dhe hapësirës demokratike në vend.

?Gjithçka është arritur dhe do të arrijmë nuk është merita jonë, por është në radhë të parë merita e të gjithë atyre që më 23 qershor investuan tek ky projekt fitues. Prandaj ne ju detyrohemi të gjithë atyre por edhe çdo qytetari llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjshmëri dhe nga ana tjetër i detyrohyemi shprehjen më të lartë të respektit?, tha ai.

Në vijim Rama tha se në këto 300 ditë kemi arritur diçka të thjeshtë, por që dukej e pamundur.

?Kemi arritur atë që çdo sipërmarrës të mos ndjehet me vështirësi me qeverinë për shkak të mendimeve apo qëndrimeve. Asnjë media nuk ndjehet në vështirësi për shkak të linjës editoriale, keqinformimeve apo manipulimeve të pinionit. Asnjë nëpunës, mësues nuk ndjehet në vështirësi për shkak se çfarë mendon dhe kë takon në kohën e vet të lirë. Shoqëria civile ka arritur të marrë frymë dhe të kërkojë shtigjet e komunikimit për të shprehur opinionet e veta. i kemi dhënë mesazhin shoqërisë që jo vetëm dëgjohet por kur ka të drejtën me vete ajo fiton. Kemi justifikuar arsyen e parë pse shqiptarët na votuan më 23 qershor, për të qenë njerëz të lirë në vendin e tyre dhe në atdheun e tyre askush nuk ndjehet i tepërt për atë që mendon, për shkak të krahinës apo opinionit?, theksoi Rama.

Pikërisht duke e formuluar në një rezultante këto arritje, ai deklaroi se ?sot Shqipëria është më shumë europiane sesa ishte para 300 ditësh?.

?Kemi arritur të transformojmë marrëdhëniet e qeverisë me opozitën në komunikimin publik. Kemi arritur me meritën e Kryetarit të Kuvendit që opozitës ti japim atë hapësirë dhe kohë që opozita nuk ka pasur për 20 vjet më radhë. ?Ne nuk jemi të lumtur me Presidentin por s?i kemi dhënë shqiptarëve modelin e sharjeve dhe akuzave për të diskriminuar institucionin e Presidentit të Republikës. Ne nuk jemi të lumtur me Prokurorin e Përgjithshëm por nuk kemi ecur në rrugën e diskriminimit ndaj një institucioni ku shohim mundësinë e gjetjes së një partneri në rrugën për të gjetur drejtësinë dhe të luftuar korrupsionin. Nuk jemi të lumtur dhe palumturinë tonë e kemi shprehur publikisht për mënyrën që funksion KLD, por nuk kemi rënë në batakun që synon të na fusë KLD tek modeli i vjetër i përplasjeve. Kjo nuk është merita jonë por imponimi i një mandati që na është dhënë me një arsye të qartë: Të ecim më shpejt për të rilindur Shqipërinë, jo për tu zvarritur?, theksoi Rama.

Sipas tij, sot Shqipëria është një vend ku është e lehtë të mendosh ndryshe dhe është e lehtë të mos jesh dakord me qeverinë. Nuk të gjen asgjë por përkundrazi dëgjohesh me respekt?.

Duke folur për marrjen e statusit kandidat, kryeministri, Edi Rama, ka vlerësuar veçanërisht ministrin e Brendshëm, Saimir tahiri, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

?Statusin e kandidatit, Shqipëria nuk mund ta kishte marrë pa përpjekjen e Ministrit të Jashtëm dhe Integrimit dhe pa luftën e Policisë së Shtetit në 300 ditë për ta transformuar nga imazhi se kemi një republikë droge e pandëshkueshmërie në atë që jemi një vend që ka hequr njollën e vendit ku lulzon droga e pandëshkueshmëria. Nuk do t?ja kishim dalë në 300 ditë nëse nuk do të ishte marrëdhënia mes qeverisë e Kuvendit. Këtu nuk kam parasysh jo vetëm rolin e posaçëm e kreut të Kuvendit si pjesë e skuadrës por pavarësisht se kemi shumicë të lindur nga një plebishit asnjëherë nuk kemi pasur një qeveri që të jetë kaq e pranishme për llogaridhënien në Parlament ku në komisione dëgjohen grupet e interesit.Ne nuk e kërkuam statusin si lëmoshë apo si qëllim i vetëm qeverisë, por duke argumentuar me seriozitet dhe dinjitet atë që Shqipëria për vite të tëra për fat të keq nuk arriti dot ta argumentojë. Ne gjetëm kurajon për të folur dhe kundër europianëve antieuropianë dhe shumëkush që na akuzoi tani e ka përpara frytin e një pune që sapo ka nisur, statusin e vendit kandidat të marrë me dinjtet, si meritë dhe përgjegjësi shumë të madhe për të çuar përpara projektin e Shqipërisë Europiane?, theksoi Kreu i Qeverisë.

Ndërkaq, duke folur për marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqiptarët në rajon Kryeministri u shpreh se qeveria jo vetëm respekton nenin e Kushtetutës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudio që jetojnë por theksoi se shqiptarët do të kenë një rol më të fuqishëm dhe që do ta ndryshojë imazhin në botë.

Rama theksoi se ?e kemi kthtyer partneritetin me Kosovën nga partneritet folklorik dhe elektoral të strukturuar në partneritet strategjik. Është koha që shqiptarët të marrin një rol të ri dhe është koha që ne të shkojmë në nenin e Kushtetutës që i imponon Shqipërisë të mbrojë të drejtat e çdo shqiptari kudo që jeton dhe që roli i Shqiptarëve të triumfojnë mbi imazhin negativ. Ne këtë imazh do ta zhbëjmë dhe do ti themi botës me fakte dhe jo rrahje gjoksin nacionaliste, që shqiptarët jo vetëm meritojnë të vlerësohen më shumë, po meriton të duhen më shumë se kush i do shqiptarët vetëm gjëra të mira ka?.





Lajmet e fundit nga