web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze: Rihapni dosjen "Hajdari"

13 Korrik 2014, 13:15, Politikë CNA

Ne nje analize ne te perditshmen Tema, analisti dhe botuesi Mero Baze ka kerkuar nga prokuroria rihapjen e dosjes Hajdari. Sipas Bazes ne instervisten e dhene se fundi per gazeten Dita, nga Jaho Mulosmani, per gazetaren Mira Kazhani ka tre fakte te rendesishme perse duhet te rihapet kjo dojse. Me poshte komenti i plote i Mero Bazes.

Nga Mero Baze

Ka disa detaje që duhen konsideruar të rëndësishme për të rihapur gjykimin e çështjes së Azem Hajdarit. Edhe pse Berisha e premtoi atë kur ishte në opozitë para vitit 2005, nuk e bëri kurrë kur erdhi në pushtet. I dënuari me burg të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Mulosmani, në një intervistë të thellë me kolegen Mira Kazhani, zbulon së paku tre çështje, të cilat prokuroria duhet t?i rihetojë dhe të ndërtojë motivin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në pretencën përfundimtare, kjo vrasje ka ngelur pa motiv dhe vetë familja e tij e ka kërkuar të shprehej akuza për këtë.

Cilat janë tre detajet e reja?

E para, sipas Mulosmanit, vrasjen që nisi zinxhirin e vrasjeve, pra vrasjen e Shkëlqim Haklajt në vitin 1998, e kanë mësuar nga dikush që u ka telefonuar nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë pesë minuta pas vrasjes. Vrasja ka ndodhur në një qafë para se të hysh në Tropojë, dhe lajmi sipas tij ka ardhur nga Tirana, çka ka futur në gjak Berishën dhe Hajdarin me familjen Haklaj. Prokuroria duhet të hetojë këtë fakt dhe të zbulojë nëse vërtet është njoftuar nga Tirana për këtë vrasje. Mulosmani duhet të japë dëshmi për këtë dhe të hetohet nëse është e vërtetë apo alibi e tyre për motivuar përplasjen me Berishën.

Fakti i dytë i rëndësishëm është se biseda mes babait të Haklajt dhe Azemit në zyrën e Azemit është e regjistruar. Unë kam folur me Azem Hajdarin disa minuta pas kësaj bisede. Babain e Haklajave ia çoi në zyrë një njeri i afërt nga Tropoja, i lidhur në atë kohë me PD, për t?u sqaruar. Besoj se Azemi kishte vërtet nevojë të sqarohej me ta dhe e bëri. Sipas tij, babai i tyre u nda i kënaqur. Por kur pas disa minutash këtë ia tha Berishës në zyrë, ky i fundit u tërbua dhe humbi kontrollin duke i ulëritur pse e kishte takuar. Ka qenë një moment kur e kam parë Berishën vërtet të frikësuar.

-Ti s?mund ta presësh atë, i tha, ata na kanë çuar fjalë.

Azemi uli kokën nervoz, pa i dhënë përgjigje.

Ajo që e shqetësonte Berishën, ishte një linjë pajtimi direkt me Haklajt. Atij i duhej në krah si bashkëhasëm me ta, siç iu desh dhjetë ditë më vonë për viktimë.

Prokuroria duhet të sigurojë këtë kasetë, që besoj se është audio, nëse është, ose është bllof fakti që ka kasetë, por ekziston realisht biseda. Kjo bisedë dhe ky takim tronditi Berishën, pasi pa rrezikun e ndarjes së Azemit nga ai lidhur me gjakun që po derdhej në Tropojë. Berishës i duhej në krah, ose i vdekur, siç ndodhi, duke ia lënë atij përgjegjësinë dhe duke u mbrojtur politikisht.

Detaji i tretë i rëndësishëm është dita e vrasjes. Unë e besoj versionin që ata nuk erdhën për të vrarë Azemin. Kur Azemi u kthye me vonesë nga mitingu i Fierit, duke qëndruar në Lushnjë dhe Shijak, ata ishin para PD. Azemi erdhi, takoi gruan dhe djalin tek kafja krah tyre, u nda me ta dhe ata nuk qëlluan. Është po ashtu e vërtetë që Berisha ka thirrur Azemin në telefon kur ai u vonua të vinte pas tij nga Fieri. Kur Berisha pa kush ishte para PD, u mbyll në zyrë dhe priste Azemin. Ky e mori shtruar, ndaloi dhe tek ?Katër Rrugët? në Shijak, pastaj erdhi. Nuk i bëri përshtypje pse ata ishin para PD. U ngjit lart në zyrën si birucë, që i kishte dhënë Berisha për ta poshtëruar, dhe ndenji aty. Ai i dërgoi Genc Pollon t?i shpjegonte çfarë po ndodhte jashtë. Azemi e dinte se ç?po ndodhte. Legjenda se ata kishin thirrur Azemin për t?u sqaruar, nuk qëndron. Ata, siç thotë Mulosmani, kishin ardhur të takonin ndërmjetësin, i cili nuk po u dilte në takim se Berisha e ndaloi të dilte. Berisha nuk donte që Azemi të ndahej nga ajo histori dhe t?ia linte atij. Ata jashtë prisnin ndërmjetësin, t?i çonin fjalë Berishës. Situata u tensionua nga paniku i Berishës. Gruaja e tij ia transmetoi këtë gjë shoqes së saj të ngushtë. Ajo ia transmetoi vëllait të saj, B.D., një militant i sinqertë i PD, i cili i ka telefonuar Azemit dhe i është lutur të dalë t?i largojë ata.

Azemi është nisur t?i sqarojë dhe t?i largojë. Dhe pastaj ka ndodhur ajo skenë paniku dhe dyshimi i ndërsjelltë që ka sjellë gjakderdhjen.

Azemi u vra dhe mbylli në favor të Berishës një histori të egër gjaku dhe hakmarrjeje, duke u bërë kurban për të. Berisha ia doli të mos e mbante në shpinë i vetëm atë histori gjaku që kish nisur. Ai përdori për të shpëtuar nga kjo histori Azem Hajdarin, një njeri që e ka luftuar më shumë se çdo komunist në këtë vend. Për tetë vitet e tij politike, Azemi ishte dhe mbeti një armik i egër i Berishës, pa komunikuar kurrë me të, dhe me një pajtim plot dyshime vitin e fundit të jetës, derisa e nxori në pritë për të shpëtuar prej tij.

Prokuroria e ka detyrë të rihapë një dosje, kur së paku ka elementë të rinj, që duhen provuar. Së paku tre të tillë janë në dëshminë e njeriut që është dënuar për vrasjen. Berisha nuk mund të ikë nga kjo botë pa dëshmuar zyrtarisht për këto detaje, të cilat flasin shumë sidomos për motivin e vrasjes, që ka ngelur ende i panjohur për drejtësinë.





Lajmet e fundit nga