web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transporti urban, nga sot invalidët dhe studenët udhëtim me pagesë

1 Korrik 2014, 11:29, Aktualitet CNA

Afati njëmujor i vendosur për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e ndryshimeve të ligjit “Për transportin rrugor” nuk është respektuar nga ana e qeverisë. Ky mosrespektim i afateve ka bërë që kategorive që përfitojnë udhëtim falas, si janë invalidët, apo tarifë të reduktuar, siç janë studentët, duke filluar nga sot, 1 korrik, do t’iu duhet të paguajnë para si të gjithë qytetarët e tjerë për shërbimin e transportit urban. Shoqata e transportit qytetës, në disa linja të transportit urban ka vendosur njoftime, ku thekson se prej datës 1 korrik nuk do të njihen si të vlefshme kartat dhe dëshmitë e invaliditetit. Në takimin e bërë në fillim të muajit qershor midis Bashkisë së Tiranës, Shoqatës së Transportit dhe shoqatave të invalidëve, u ra dakord që t’i lihej një muaj kohë qeverisë për hartimin e akteve nënligjore dhe kjo kategori do përfitonte udhëtim falas për muajin qershor. Por duke qenë se afati skadon ditën e sotme, invalidët gjenden përballë së njëjtës situatë kaotike.





Lajmet e fundit nga