web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Santos/ Çipa: E mirëorganizuar, policia s’kishte informacione se i rrezikohej jeta

29 Qershor 2014, 12:42, Aktualitet CNA

?Vrasja e biznesmenit Artan Santo ka qenë e parapërgatitur dhe e mirëorganizuar. Policia nuk kanë pasur asnjë informacion se jeta e tij mund të rrezikohej?.

Deklarata është bërë nga drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa, dy ditë pas vrasjes së bankierit të njohur.

?Shkaqet e moskapjes së autorëve nuk kanë të bëjnë fare me angazhimin e policisë së Tiranës. Por ngjarja ka qenë e parapërgatitur dhe e mirëorganizuar nga autorët. Policia e Tiranës përpiqet të bëjë detyrën me korrektesë dhe zoti Santo ka qenë një qytetar dhe biznesmen i suksesshëm, që nuk ka pasur asnjë problem dhe nuk ka pasur asnjë informacion që mund të rrezikohej jeta e tij?, theksoi Çipa.

Për operacionin e ndërmarrë për kapjen e autorëve të ngjarjes, Çipa theksoi se nisur nga informacionet e marra në terren, janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen kontrolle në zonën e Fushë Krujës, Laç dhe Lezhë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të ndihmojnë në hetimin e zbardhjen e ngjarjes duke kujtuar dhe shifrën prej 100 mijë euro për këdo që jep informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e autorëve.

Kreu i policisë së Tiranës tha se janë kontrolluar të gjitha objektet që kishin kamera sigurie nga Ura e Gjolës deri te nënkalimi i Mamurrasti dhe janë marrë filmimet para dhe pas krimit që dokumentonin itinerarin e lëvizjes së autorëve të dyshuar.

Ndërkohë grupi hetimor i drejtuar nga prokurori i rrethit Tiranë po heton me intensitet për të hetuar shkaqet dhe identifikimin e autorëve të saj.

DEKLARATA E PLOTE

Siç është bërë tashmë publike, në datë 26 qershor 2014, rreth orës 09.18, në rrugën ?Ibrahim Rugova? Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Credins.

Pas marrjes së njoftimit nga strukturat e policisë u organizuan dhe nisi koordinimi i shërbimeve të policisë, në ndjekje të autorëve. Sipas informacionit paraprak, autorët udhëtonin me një motorr të zi, pa targa, me kokore dhe të armatosur, të veshur me të zeza, trupa mesatare.

Pas ngjarjes ata përshkuan rrugën ?Ibrahim Rugova? drejt Gardës së Republikës, ndërsa në ndjekje të tyre u vu menjëherë një efektiv i policisë rrugore, me motor, i cili në momentin e krimit, ishte afër vendit të ngjarjes.

Disa shërbime u ngritën në drejtimin nga po udhëtonin autorët e vrasjes si dhe u ngritën pika të përforcuara kontrolli në të gjitha daljet e Tiranës. Autorët u ndoqën deri në afërsi të Liqenit të thatë, duke përshkuar rrugë- kalimet përmes pallateve në lagjen Komuna e Parisit Tiranë.

Aty mjeti në ndjekje i humbi kontrollit të efektivit të policisë, për shkak të devijimit të rrugës dhe shpejtësisë së lartë të mjetit. Autorët e dyshuar kanë dalë nga Tirana përmes zonës së Yzberishtit, duke përdorur rrugë dytësore, nëpërmjet nënkalimin të Kasharit e më pas nëpërmjet rrugës nacionale të aeroportit të Rinasit, duke u drejtuar drejt zonës së Fushë Krujës.

Policia e Fushë Krujës mori masa për ngritjen e pikës së kontrollit në hyrje të qytetit dhe rrugën nacionale. Në këtë zonë mjeti motorr me 2 autorët e dyshuar, është konstatuar nga një tjetër patrullë e qarkullimit, e cila është vënë në ndjekje të tyre, deri në Urën e Gjoles, vend ku kanë devijuar sërisht dhe kanë hyrë në fshatrat e zonës, pa hyrë në Fushë Krujë.

Eshtë ngritur menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit ishin ekspertë kriminalistë për krimet e rënda, të cilët kryen veprimet e para hetimore duke fiksuar dhe administruar provat në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër, duke analizuar informacionet e marra në terren me mbështetjen dhe të shërbimeve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcës së Posaçme të DPQ jane kryer kontrolle të imtësishme në zonën e Krujës, Laçit, Lezhes, kontrolle që vijojnë edhe në këto momente.

Gjithashtu duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e Policisë së qarqeve Durrës dhe Lezhë, janë kontrolluar të gjitha objektet të cilat kishin kamera të vendosura nga Ura e Gjolës deri tek nënkalimi i Mamurrasit ku janë marrë si prova materiale pamjet filmike para dhe pas ndodhjes së ngjarjes, që dokumentonin itinerarian e lëvizjes së motorit të dyshuar.

Grupi hetimor i kryesuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë po heton me intesitet për të dokumentuar shkaqet e vrajses, si dhe identifikimin e autorëve të saj.

Policia e Shtetit ka vënë 100 mijë euro shpërblim, për cdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve, duke siguruar anonimat të plotë. Gjithashtu, i bëjmë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke dhënë çdo informacion të nevojshëm.

Gazeta Tema





Lajmet e fundit nga