Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë Kryetarit të kësaj partie të mbledhë tryezën e partive opozitare ose të organizojë një takim në lidhje me unifikimin e qëndrimit përsa i takon reformës territoriale. Kërkesa i është parashtruar kreut demokrat nga partitë aleate parlamentare, në një kohë kur mazhoranca ka vendosur si afatin përfundimtar për miratimin e reformës territoriale datën 31 Korrik. Partia Demokratike nuk ka zhvilluar asnjë takim apo tryezë me aleatët për ccështjen e reformës territoriale, ndërsa tek to janë ngritur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes demokratëve dhe mazhorancës për të miratuar një variant konsensual në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. Në këto kushte aleatët e PD-së i kërkojnë Bashës të diskutojë me to mbi qëndrimin që do të mbahet. Në anën tjetër burime nga PD hedhin dyshime se aleatët e saj, PDK e drejtuar nga Nard Ndoka, LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi do të bëhen pjesë e bisedimeve me Partinë Socialiste në lidhje me reformën territoriale. Burimet shprehen se në këtë mënyrë 3 partitë e vogla opozitare do të përdoren nga mazhoranca për të krijuar përshtypjen e miratimit të reformës në mënyrë konsensuale edhe me partitë opozitare.
Kryetari demokristian Nard Ndoka në një prononcim për ?TEMA? shpreh keqardhjen që deri më tani nga partia më e madhe opozitare nuk është organizuar asnjë takim në lidhje me reformën territoriale dhe unifikimin e qëndrimeve të opozitës për këtë ccëstje. I pyetur në lidhje me qëndrimin e PDK përsa i takon reformës territoriale, Ndoka paraqet një qëndrim të ngjashëm me atë të artikuluar një ditë më parë nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili vuri theksin në paketën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe më pas miratimin e reformës territoriale.
?Reforma territoriale duhet të shoqërohet me paketë për decentralizim të pushtetit vendor. Variantet duhet të diskutohen gjerësisht nga politika, komunitet lokale dhe grupet e interesit. Tentativa për një numër të vogël komunash, është një ide e gabuar, pasi në këtë mënyrë largohen shërbimet nga qytetarët, largohen përgjegjësitë direkte?, theksoi Ndoka.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e mazhorancës e cila ka paralajmëruar miratimin e reformës edhe pa opozitën, pasi zotëron votat e nevojshme në Kuvend, Ndoka thekson se ky është një qëndrim i gabuar.
?Tentativa e qeverise për miratimin e reformës në mënyrë të njëanshme pra pa opozitën është e gabuar. Ndërsa tentativa për marrëveshje të fshehtë mes dy partive më të mëdha PD e PS është e rrezikshme?, thekson Ndoka.
Në anën tjetër, PDIU e cila ishte e pranishme dhe votoi në seacën e fundit parlamentare shtyrjen e afatit të miratimit të Reformës Territoriale deri më 31 Korrik, duket se ka kushtëzuar mbështetjen e saj me votë në Kuvend nëse do të përdoret varianti që Himara të mos jetë një njësi më vete, sikundër kërkohet nga PBDNJ, OMONIA dhe dega e Partisë Republikane në këtë bashki. Burime nga kjo parti konfirmojnë se nga variantet e paraqitura mbështesin atë që propozon bashkimin e Himarës me Vranishtin. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga deputeti i PDIU Dashamir Tahiri që si deputet i Qarkut të Vlorës mbështet bashkimin e Himarës me Vranishtin dhe konfirmon votën e tij pro këtij varianti.
Kryetari i LZHK Dashamir Shehi në prononcimet e tij në lidhje me reformën territoriale ka vënë theksin në gjetjen e një formulë kompromisi, duke konsideruar të domosdoshëm kontributin opozitar.
?Kjo është një lloj reforme që ka nevojë të qëndrojë në këmbë dhe për pasojë i duhen të dyja këmbët, mbështetje politike nga të gjitha krahët dhe sigurisht një zgjedhje teknike sa më profesionale që t?i durojë kohës. Por, në qoftë se do t?i mungojë mbështetja politike, sigurisht që do të jetë gjithnjë e lëkundur në sytë e opinionit publik, do të prodhojë efekte negative, do të jetë e kontestueshme dhe do të hapë një debat që nuk do t?i lërë realisht pushtetit lokal të marrë maksimumin e asaj që në fakt reforma duhet të prodhojë?, ka deklaruar Shehi.
Ndërkohë sipas tij kjo reformë ka nevojë për një debat pak më të gjerë dhe nuk duhet menduar thjesht se si ta thjeshtëzojmë skemën sepse riorganizimi i pushtetit nuk duhet të tentojë mënyrën sempliciste që të bëhet sa më e thjeshtë për të qeverisur pushtetin lokal.
?Ideja duhet të niset nga fakti se kush është formula më e mirë që pushteti lokal të vetëqeveriset dhe të marrë maksimumin e autonomisë pra ta bëjë funksionale maksimimin e autonomisë dhe jo se si do të jetë më e kollajtë për shembull që Tirana të qeverisë provincat e veta. Funksioni kryesor duhet të jetë se si provincat të vetëqeverisen në vetvete, sigurisht me mbështetjen e Tiranës, por në mënyrë autonome. Pra sa më i madh dimensioni duhet të shkojë paralel edhe me kapacitetet vetadministruese. Prandaj gjykoj se ka një lloj ngutjeje në këtë punë. Ka një lloj dëshire për t?i thjeshtuar gjërat, sikur thjesht numri është treguesi kryesor, por në fakt ekuacioni është pak më i vështirë dhe ka më shumë se një të panjohur?, shprehet ai.
Gazeta Tema
Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Mjedisit është prangosur ...
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook” ka...
Kryeprokurori Adriatik Llalla angazhohet në hetimet për vras...
Liderët e Bashkimit Europian miratojnë statusin e vendit kan...
Për shkak të vazhdimit të punimeve tuneli i Kërrabës do të q...
Policia e Korçës bën me dije se ditën e djeshme, u bë arrest...
Prej ditësh vazhdon operacioni i Policisë së Shtetit në Laza...
Një person është gjetur i varur në një pemë ulliri në fshati...
Një tjetër person është arrestuar nga policia, në kuadër të ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi po...
Familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, e kushdo që e njohu ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar Prokurorinë e Rre...
Ditën e sotme, rreth orës 09:30, në aksin rrugor Korçë – Pog...
Një ndër rrjetet më të mëdha kombëtare amerikane “ ABC NEWS”...
Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të v...
Foto disa çaste pas vrasjes së biznesmenit Artan Santo.Polic...
Prej disa ditësh vijon operacioni i Policisë së Shtetit në L...
Policia e Korçës bën me dije se ditën e djeshme nga ana e Se...
Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është solidari...
Na vranë mizorisht një mik, që donte jetën e njerëzit. Kësht...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...