Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Ironi në fakt por e vërtetë, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në PD-në e Korçës, ku kandidati i sponsorizuar dhe mbështetur nga Niko Peleshi, dhe shpurra e Eno Bozdos (lexo me dy N), mesa duket fakti që kanë nga një 2-sh secili, i ka afruar më shumë, tashmë duket se ka plotësuar të gjitha manipulimet, për të rrëmbyer drejtimin e partisë kryesore opozitare në Korçë.
Faktet janë kokëforta dhe totalisht të pamohueshme. Së pari, në mënyrë të qëllimshme, lihet në garë, Aldo Mano, edhe pse ai ka humbur si kandidat për kryetar partie dhe bashkie, katër vjet i përfolur si drejtor arsimi dhe katër vjet prefekt, ky individ nuk ka asnjë përgjegjësi, ndërsa të tjerët edhe pse në skalion të dytë dhe pa asnjë përgjegjësi në qeverisjen lokale, hiqen nga lista e kandidatëve.
Së dyti, i deleguari me 2 N, gjatë gjithë kohës që ka qënë në ndjekjen e proçedurave zgjedhore, ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit Mano, duke shkuar deri në kërcënime ndaj drejtuesve të strukturave dhe kandidatëve rivalë të Manos.
Së treti, në mënyrë të turpshme i deleguari me 2 N, bën takime publike me kandidatin e tij, për të treguar mbështetjen publikisht, që strukturat të mos guxojnë të votojnë kandidat tjetër, por vetëm të zgjedhurin e të deleguarit me 2 N.
Së katërti, delegati emëron sejmenë të tij, ushtarë të bashkisë, ish-kandidatë për deputetë, të bëjnë zgjedhje në komuna dhe struktura, duke ju kërkuar antarëve se kriteri kryesor për tu zgjedhur delegat, është vota për Aldo Manon.
Së pesti, sejmenët e delegatit me 2 N, zhvillojnë takime duke bërë pazare dhe duke premtuar dhe dhënë garanci për zgjedhje si anëtar kryesie, vetëm e vetëm duke mbështetur kandidatin e të deleguarit.
Së gjashti, Gerti Bogdani, kryetari pa mandat në FRPD, zgjedh 20 delegatë për të përfaqësuar të rinjtë demokratë, emra anonim, vetëm e vetëm se ata votojnë për kandidatin dhe mikun e tij Manon. FRPD nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje dhe takim për zgjedhjen e delegatëve të të rinjve demokratë, por ajo është thjesht një listë e manipuluar nga Gert Bogdani dhe Eno Bozdo. E njëjta situatë është edhe me strukturat LDG, por të paktën formalisht është mbledhur kryesia dhe janë miratuar delegatët.
Së shtati, Fahri Balliu, ish kandidatja S.K, ish kandidati F.K, ish kandidatja L.A, apo pseudo kandidatë të tjerë në garë, mbështesin kandidatin e të deleguarit vetëm e vetëm për të shpërblyer borxhet e ndereve të bëra, kur fëmijëve të shkollave iu shiteshin libra të mbushura me idiotllëqe, por të botuara nga Fahri Balliu. Të tjerët duan të tregojnë se dinë të luajnë dhe të puthin dorën e korrupsionit, vetëm e vetëm se e shohin veten të pafuqishëm për të luftuar kundër saj.
Së teti, persona pa mandat, njerëz të korruptuar, kufoma politike, njerëz të inkriminuar, janë stafi i ngushtë i kandadatit me 2 emra (Aldo-Andrea).
Së nënti, Niko Peleshi, del hapur në mbështetje të kandidatit Mano, për kreun e PD-së në Korçë. Antarë të PD-së, të cilët janë pjesë e strukturave, por ende vazhdojnë të punojnë në administratën shtetërore, janë shprehur hapur se drejtorët e institucioneve ku ata punojnë iu kanë kërkuar të marrin pjesë aktive në zgjedhjet e PD-së dhe të votojnë e mbështesin njerëzit që janë pro kandidatit Mano. Në rast të fitores së Manos, ata nuk do të hiqen nga puna. Ky është pazari dhe shpërblimi, që Niko Peleshi, i jep mikut të tij Aldo Mano.
Se dhjeti, vijne nga Tirana 7 kandidate, ata qe do Aldo Mano dhe vota percahet midis kundershtareve te tij dhe njeriu me dy emra mer drejtimin e partise. hiqet vetem kandidati qe mundet ta thyeje Manon.
Së fundmi, faktet tregojnë se kemi një garë të manipuluar, jo të vërtetë dhe aspak dinjitoze. I deleguari me 2 N, ish këshilltari i Hekuran Isai, shpurra e duarputhësve dhe manipulimit në listat e të rinjve, tregojnë as më pak e as më shumë, se Aldo Mano, dhe të përmendurit më sipër e kanë vendosur se kush do të jetë kryetari i PD-së në Korçë dhe kuvendi i nesërm do të jetë thjesht dhe vetëm, teatri i rradhës për të çertifikuar këtë farsë korruptive dhe të pështirë.
Duke lexuar faktet e mësipërme, shpresojmë të kemi bërë një analizë të saktë dhe ajo që ka ngelur është vetëm që ti thërresim vetëdijes të delegatëve, të cilët me shpirtin e tyre demokrat, do ti japin leksionin e duhur kandidatit të paravendosur të korrupsionit dhe manipulimeve, Aldo Mano. Korça dhe demokratët korçarë nuk e meritojnë të merren zvarrë nga kllouna pa bindje politike, që nuk janë gjë tjetër veçse ata që vodhën dhe katandisën PD-në në gjendjen fatale të 23 qershorit.
Një skandal ka ndodhur dje, kur me një shkresë zyrtare është...
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot në ...
Kuvendi shtyu deri në 31 korrik afatin për reformën territor...
Drejtori i Planifikimit Strategjik në Bashkinë e Tiranës, Il...
Deputeti Ristani nëpërmjet një konference për shtyp, ka shpr...
Me një përshëndetje për marrjen e statusit kandidat ka nisur...
Mazhoranca dhe Qeveria janë të gatshme të dëgjojnë opozitën ...
Zv.Presidenti i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin ...
Hapat që do ndërmerren nga Qeveria në kuadër të procesit të ...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot pr/rezolutën e Kuvendit ...
Presidenti i Komisionit Euorpian Jose Manuel Barroso do të v...
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të posaçme p...
Vendimi unanim i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian...
Kryeministri Edi Rama menjëherë pas vendimit të Ministrave t...
Qeveria shqiptare mbyll negociatat me kompaninë CEZ. Lajmi b...
Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE ka dhene OK sot qe Sh...
Një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, kryetar...
Zv-kryeminsitri Niko Peleshi, perfshihet ne fushaten e zgjed...
“Sot 1 vit më parë shqiptarët i dhanë jetë Rilindjes. Frymëz...
“Gatja i Lazaratit me armë e thasë të mbushur me hashash në ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...