web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komentet e politikanëve pas marrjes së statusit

24 Qershor 2014, 11:02, Politikë CNA

Vendimi unanim i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për t?I dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë është shoqëruar me komente të shumta në rrjetet sociale apo deklarata nga politikanët shqiptarë. E ndërsa, mazhoranca është treguar e përmbajtur duke e cilësuar marrjen e statusit si një fitore të përbashkët, opozita e konsideron si një meritë të ish-Kryeministrit dhe ish-Qeverisë Berisha.

Gjosha

?Shqipëria është kandiate zyrtare për t?u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane?, u shpreh ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.

?Sigurisht që Ministria e Integrimit Evropian nuk mund të fshehë gëzimin, për vendimin e sapo marrë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për ti thënë ?PO?, statusit të vendit të kandidat për Shqipërinë. Është një vendim që duhet të mbushë me optimizëm dhe shpresë secilin prej nesh, jo për këtë që sapo ndodhi, por për sfidën e madhe që na pret në vijim. Ministria e Integrimit Evropian falënderon të gjithë vendet anëtare për vëmendjen dhe interesin që i kanë kushtuar çdo përpjekjeje tonën, për të dëshmuar se procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e kemi prioritet parësor?, theksoi Gjosha në një deklaratë për mediat.

Duke vënë në dukje se vendimi i sotëm është sinjali më pozitiv, shtysa më e mirë, jo vetëm për ne, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, madje për të gjithë Evropën e Bashkuar, Gjosha shpreh bindjen se ?ky vendim frymëzon besimin, se parimet mbi të cilat u krijua modeli i suksesshëm evropian, mbizotërojnë e qëndrojnë të palëkundura, ndaj çdo qëndrimi dhe force të mëpasshme?.

Ish-kryeministri Pandali Majko e cilëson vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat të BE-së, si lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve,  që pas anëtarësimit në NATO.

?Këshilli Ministrave të Bashkimit Europian miratoi dhënien e statusit për Shqipërinë. Pas anëtarësimit në NATO ky është lajmi më i mirë për të ardhmen e shqiptarëve pa dallim. URIME?, shkruan Majko në një postim në rrjetin social Facebook.

Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një postim në Facebook shkruan ?Urime Statusi! Europa njohu vullnetin tonë shtetforumes, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Faleminderit të gjithëve?.

Berisha

?Sot Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE vendosi që Shqipërisë, ndonëse me vonesë për shkaqe kryekëput shqiptare, t?i jepet statusi i vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian. Kjo është njëarritje madhore në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Para së gjithash është vlerësim i suksesit të reformave tona që kanë sjellë Shqipërinë në stadin e meritimit të plotë të statusit të vendit kandidat. Me këtë rast une dua t?u shpreh një mirënjohje të thellë atyre mijëra punonjësve të administratës shtetërore që, me punën, përkushtimin e tyre në hartimin, miratimin dhe zbatimin e mijëra ligjeve, vendimeve, rregullave, kritereve, standarteve, reformave, me përgjigjet e sakta të 2284 pyetjeve dhe 2000 nënpyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian dhe përgjigjen e merituar, bënë të mundur që Shqipëria të zbatojë me seriozitet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kërkesat për heqjen e vizave dhe të meritojë plotësisht që në tetor të vitit 2012 rekomandimin e përsëritur dhe në tetor te vitit 2013 të KE për statusin si dhe vendimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE. Një mirënjohe të thellë të gjithë qytetarëve për mbështetjen e tyre për reformat që sollën statusin si dhe Ministrave të Jashtëm të BE, qeverive të vendeve anëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe për vendimin e tyre të drejtë të akordimit të statusit të vendit kandidat. Por sot, duhet të rikujtojmë se ne morëm me vonesë statusin e vendit kandidat pasi Edi Rama, si asnjë politikan tjetër në Europë, në një akt të mirëfilltë antikombëtar, e bllokoi atë në dhjetor të vitit 2012 dhe në mars të vitit 2013, duke refuzuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë dakord. Ftoj të gjithë shqiptarët të festojnë këtë vendim shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Europës! URIME!! sb?, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.

?Falenderim e mirënjohje miqve të Evropës e Shqipërisë!  Sot u kurorëzuan vite përpjekje e pune pa hezitim, me lodhje por plot besim se Evropa e vlerat e saj janë destinacioni i vetëm i Shqiptarëve!  Një falenderim të vecantë për gjithë ata që për më shumë se 8 vite të gjata, ndanë me mua pasionin se ky është një udhëtim i gjatë, por jo i pamundur, ndanë momente lodhje por dhe gëzimi, nervozizmi e hera herës zemërimi. Krenare që jam pjesë e forcës politike që projektoi një Shqipëri si gjithë Europa?, thekson ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Topalli

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përmes një postimi në Facebook shkruan se statusin e mori Berisha, Rama duhej të hapte negociatat!

?Urimet më të perzemërta gjithë shqiptarëve për Statusin e vendit Kandidat për Shqipërinë!  Vendi ynë e meritonte! Ky status është meritë totale e shqiptarëve dhe e Qeverisë së Sali Berishës!  Propozimi për Statusin është bërë 3 herë rresht, për 2 vite rresht nga Komisioni dhe nga PE, por ai nuk u kry formalisht për vite, sepse Rama e minoi atë me vendosmëri e pashpirtësi. Fillimisht përmes bojkotit 6 mujor të Kuvendit dhe në fund për shkak të mosvotimit të 3 ligjeve të famshme që kërkonin votën e PS! Duheshin vetëm 3 sekonda me votu 3 ligjet, por ai nuk i la kurrë deputetët e tij të bënin detyrën me pretekstin komik,se LSI i kishte marrë kryetarin e Qarkut të Fierit dhe pastaj se njëri kishte rrahur një tjetër në ujësjellësin e Tepelenës! Shqipëria jo vetem kishte plotësuar kriteret e Kopenhagenit, por ajo ishte dhe i vetmi vend i NATO-s nga shumica e vendeve të Ballkanit! Dëmi që Rama i ka shkaktuar vendit është shumë i rëndë dhe jo vetëm në terma financiar, dhe, vetëm për arsyen se statusi nuk duhej të merrej me qeverine demokrate ! Sot Rama nuk ndjen turp, sepse që të kesh turp duhet të kesh ndërgjegje! Sot i detyrohemi një mirënjohje të thellë edhe administratës për punen e madhe që ka bërë në vite , e që për shpërblim u përzu nga puna! Sikur Rama të mos kishte minuar për vite Statusin sot ne jo vetëm do kishim të hapura negociatat, por do kishim bërë shumë hapa të tjera përpara në rrugën drejt BE!

Për Shqipërinë, Rama është një kosto e madhe!?, shkruan Topalli në rrjetin social Facebook.





Lajmet e fundit nga