Trafiku i drogës, akuzat për FA-në, nesër mblidhet Komisioni Hetimor
Nesër mblidhet Komisioni Hetimor, i cili do hetojë akuzat e ...
Kuvendi u përfshi nga debatet dhe akuzat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, në një kohë që seance nisi me 1 minutë heshtje në nderim të shkrimtarit dhe përkthyesit Amik Kasoruho pas ndarjes nga jeta. Në vijim seance vijoi me diskutimet e deputetëve dhe paraqitjen e amendamenteve nga ana e ligjvënësve të opozitës në lidhje me kalendarin e punimeve të Parlamentit. Seanca u përfshi nga debatet e forta, deri në ndërprerjen e saj, pasi deputetët demokratë dolën në foltoren e Kuvendit, pasi drejtuesi i seancës Vangjel Dule nuk i dha fjalën ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Berisha: Komision hetimor për thyerjen e embargos me Iranin
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në Kuvend në lidhje me thyerjen e embargos ndaj Iranit, duke akuzuar Qeverinë se ka blerë naftë nga Irani. Berisha tha opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për të qartësuar lajmet e përhapura së fundi në disa media ndërkombëtare, për thyerjen e embargos së naftës me Iranin nga ana e Shqipërisë. Duke e quajtur këtë një akt të rëndë, Berisha u shpreh se po cënohen rëndë marrëdhëniet me dy aleatët e Shqipërisë, SHBA dhe BE. Lidhur me këtë çështje, Berisha ka kërkuar raportimin në Parlament të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ndërsa theksoi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të shqyrtojë këtë rast.
?Denoncoj në emër të grupit një problem tmerrësisht serioz, Shqipëria ka thyer embargon e naftës me Iranin. Aleati juaj e di mirë vizitat e shpeshta në Iran, që janë zhvilluar nga ekspertët më kryesorë të opozitës së mëparshme, për arsye të cilat pyesni zotin Meta, për raste të cilat i dinë ata vetë. Kanë lidhje, s?kanë lidhje këtë nuk e di, por thyerja e embargos përbën një akt shumë të rëndë ndërkombëtar. Qeveria ka thyer embargon me Iranin, me blerjen e naftës, një akt i rëndë kombëtar e ndërkombëtar. Qeveria ka heshtur, Irani e ka mohuar. Potenciali i Iranit është rrezik për paqen. Në Iran janë bërë vizita të fshehta dhe po cënohen marrëdhëniet me 2 aleatët tanë. Opozita nuk ka asnjë lloj mëdyshje në qëndrimin e saj të prerë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, pasi ne nuk mund të pranojmë që interesat kombëtare të shiten në këtë mënyrë dhe të bashkëpunohet më armiqtë e kombit shqiptar. Ç?është kjo dashuri në një kohë të papërshtatshme? Kam respekt për qytetërimin iranian, por vendet e Gjirit janë shtete të gjithë tmerrësisht të kërcënueshëm. Ilir Meta të vijë të raportojë në Kuvend?, tha Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha ka sulmuar sërish deputetin e PS-së Koço Kokëdhima, duke e akuzuar për vjedhjet në Albpetrol ndërsa e këshilloi ?mos vidh?. Ndërkaq, Berisha ka denoncuar vjedhjen e 500 metër tokë në Golem, sipas tij nga Këshilltari i Ramës, Alket Hyseni. ?Këshilltari i Ramës, Alket Hyseni pushtoi 500 metër tokë në Golem. E pushtoi tokën në emër të INUK. Tani hodhet në erë edhe kampin e punëtorëve. Diçka fshihet pas kësaj shembje?, tha Berisha.
Rama: U thye para 1 viti
Kryeministri Edi Rama reagoi në Kuvend ndaj deklaratës së bërë nga paraardhësi i tij në postin qeveritar në lidhje me thyerjen e embargos me Iranin. Rama theksoi se fatkeqesisht nga letrat që kemi ne dhe pala tjetër, Shqipëria e ka thyer embargon e naftës me Iranin, por sipas tij, publikimi që lidhet me këtë çështje, është i para një viti. Rama akuzoi opozitën se kjo është një e vërtetë e hidhur, e cila ka ndodhur në kohën e qeverisjes së mëparshme, e cila sot po e përdor për të akuzuar Qeverinë e sotme.
?Fakti që sot po tentoni ta përdorni kundër nesh këtë çështje, ju bën që të ndjeheni përgjegjës. Në informacionin e bashkërenduar me partnerët, rezulton se gjatë periudhës shtator 2013 dhe në vazhdim nuk ka asnjë deklaratë dhe fakt që të lidhë Shqipërinë me eksportin e vajit bazë nga Irani, i cili është zhvilluar në kornizën e 5 hyrjeve të mëparshme?, theksoi Rama.
Sipas tij, kompania që ka bërë këtë do të kalojë në skaner të plotë.
?Më detyruat të dal këtu dhe t?u them se po ka ndodh, fatkeqësisht ka ndodhur, bazuar në dokumentacion që disponohet qoftë prej atyre që e kanë publikuar, qoftë prej nesh., Kisha vendosur ta kurseja këtë sqarim, në respekt të shtetit shqiptar, por dhe duke u përpjekur të respektoj paraardhësit. Nuk dua se ajo çka do them, të shfrytëzohet në dëm të Shqipërisë. Më vjen keq për ata që u besojnë dhe shfrytëzoni publikimet ndërkombëtare. Ndërkohë, publikimet e sotme i përkasin vitin të shkuar. Në pesë raste vendi eksportues është Irani dhe dogana hyrëse është Kapshtica dhe Qafë-Thana?, tha Rama.
Kryeministri ka saktësuar edhe kur ka ndodhur importi dhe sasia që është importuar. Ai ka saktësuar se importimi është bërë në datat 4, 18 dhe 25 mars 2013.
?Dogana hyrëse Qafë ?Thanë, dogana Tiranë, vendi eksportues Irani numër deklarate 12718. Pesha neto 21500 kg DATA 04, 03, 2013. Dogana hyrëse Kapshticë, dogana Tirana vendi eksportues Irani numri i deklaratës 14752 kodi 42710 data 18,03, 2013. Dhe për të qenë i saktë datat janë 4, 18 dhe 25 mars 2013. Qafë- Thana dogana hyrëse, dogana Tirana vendi eksportues Irani, pesha 21820 kg dhe e fundit dogana hyrës Qafë Thanë. 25 mars, pesha 21780 kg. Kaq për sot, fillo hetimin se do dëgjosh të tjera?, u shpreh Rama.
Batutat e Ramës
Referuar daljeve të shpeshta të ish-Kryeministrit Berisha në foltoren e Kuvendit, Rama reagoi përmes një batute. ?Sa herë del këtu me atë në dorë dhe e paraqet si provë, me kujton një fjalë të avokat Ngjelës. Ai më ka thënë se Saliu ka problem me tastierën, përdor vetëm sent dhe delete, ndërsa numrat ia mban Fahriu në një bllok?.
Kundrejt kësaj batute ka tentuar të reagojë ish-Kryeministri Berisha, por një ndërhyrje e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta duket se i ka prerë hovin. ?Nuk ishte gjë, për Fahriun më shumë më takon të reagoj unë sesa Berisha?, theksoi Meta.
Ish-kryeministrit Berisha këmbënguli se organizmat ndërkombëtare flasin për thyerje të embargos nga Shqipëria në vitin 2014.
?Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë thekson se në maj 2014 në importuesit e naftës iraniane përfshihet dhe Shqipëria e Siria dhe është papërgjegjshmëri t?u thuash shqiptarëve se nuk ke asnjë dokument?, iu drejtua Berisha kryeministrit Rama.
Gazeta Tema
Nesër mblidhet Komisioni Hetimor, i cili do hetojë akuzat e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot në Kuvend se...
Partia Demokratike i ka cilësuar dëshmi tronditëse ato të ko...
Presidenti Bujar Nishani ka pritur gjatë ditës së sotme në P...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot drejt...
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka propozuar Këshillit t...
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në mbledhjen e sotme po d...
Në një takim me forumin italian të biznesit, Lulzim Basha në...
Në ditën e dytë të Javës italiane që po zhvillohet në Shqipë...
Në kuadër të sesionit të javës italiane në Shqipëri, Ministr...
Nipi i Alistair Campbell, ish- këshilltari për marrëdhëniet ...
Në Komisionin e Ligjeve është miratuar sot pr.ligji për kthi...
Ish-deputeti dhe ish-ministri i qeverive socialiste, Arben M...
Partia Demokratike nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një dalje pa...
Deputeti i PD-së, Keltis Kruja nëpërmjet një deklarate për s...
Edi Rama zhvilloi sot nje takimi me sportistët elitarë ku u ...
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Ka reaguar Bashkia e Tiranës në lidhje me deklaratën e Minis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...