web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi - Debate, Berisha - Kokëdhima

7 Maj 2014, 22:00, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot në Kuvend se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për të qartësuar lajmet e përhapura së fundi në disa media ndërkombëtare, për thyerjen e embargos së naftës me Iranin nga ana e Shqipërisë. Sipas ish-kryeministrit, është e papranueshme heshtja e qeverisë për këtë çështje. Ish-kryeministri i është përgjigjur edhe deputetit të PS-së, Kokëdhima që i tha herën e shkuar se nëna e tij trembet sa herë del Berisha në televizor. ?Mos vidh që të mos mërzitësh nënën?- i tha ai Kokëdhimës. Deputeti Koço Kokëdhima ka akuzuar ish kryeministrin Berisha se po përpiqet ta kthejë parlamentin në një miting. Ai theksoi në foltoren e Kuvendit se në të nuk mund të bëhet diskutim i sinqertë dhe se për çdo fakt dhe provë që disponon Berisha duhet të ndjekë rrugën ligjore. 





Lajmet e fundit nga