Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Ish-deputeti dhe ish-ministri i qeverive socialiste, Arben Malaj, në një intervistë për ?Gazeta Shqiptare? shpreh nevojën e zbatimit të statutit të partisë. I pyetur në lidhje me akuzat që deputeti socialist Ben Blushi ka ngritur ndaj Edi Ramës për mungesën e kolegjialitetit në parti dhe moszhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, Malaj thekson se ?zgjidhja e situatës së krijuar në PS, ku statuti është kushtetuta e saj, kërkon të mos spostohet, të mos zvarritet dhe aq më pak të ?shtypet? çdo debat?.
Zoti Malaj, pas gati 8 muajsh që nga ardhja e qeverisë së re, si e vlerësoni ecurinë ekonomike të vendit?
Sfida kryesore e vendit tonë është rritja ekonomike që sjell punësim. Punësimi është ai për të cilin shqiptarët kanë sot nevojë më shumë se në çdo kohë tjetër, punësimi është mundësia më e mirë për të luftuar varfërinë. Sipas FMN-së, ekonomia jonë do të jetë këtë vit me një rritje 2%, nga rreth 0.44% vitin e kaluar. Ky nivel rritjeje parandalon përkeqësimin, por duhet një rritje më e lartë që të përballojmë sfidat sociale dhe stabilitetin e financave publike. Qeveria duhet të eliminojë çdo barrierë potenciale që pengon apo vret rritjen ekonomike, si dhe duhet të hartojë dhe implementojë sa më mirë reformat strukturore. Sfida është implementimi sa më i mirë i buxhetit 2014, eliminimi i mbledhjes së sforcuar të taksave e tatimeve, eliminimi çmimeve të referencës, i vonesave në rimbursim dhe prioritar mbetet efikasiteti i shpenzimeve dhe investimeve publike.
A e shihni po me aq optimizëm sa kryeministri Edi Rama marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar?
Pas një situate krize me rritje ekonomike rreth 0.44 % të GDP-së dhe borxh mbi 70% të GDP-së, me përkeqësim në vitin 2013 të indekseve ndërkombëtare lidhur me korrupsionin, përkeqësimin e ambientit të biznesit dhe pagimit të taksave, me renditjen e përkeqësuar të vendit tonë në aftësinë për pagimin e borxheve, për ekonominë shqiptare, marrëveshja me FMN bëhej e detyrueshme. Sfidë mbetet që të jetë e dobishme, ç?ka nënkupton që implementimi i reformave strukturore, përmirësimi i ambientit të biznesit, eliminimi i pengesave të identifikuara si shkaktare të rënies ekonomike e rritjes së papunësisë duhen bërë jo si detyra të FMN-së, por si zgjidhje të problemeve tona.
Reforma në pensione është një nga çështjet që ka shqetësuar qytetarët. Besoj jeni njohur me ndryshimet që kjo qeveri mendon t?i bëjë skemës së pensioneve. A është zgjidhja e duhur rritja e moshës së pensionit?
Thellimi i defiçitit të skemës së pensioneve gërryen stabilitetin e financave publike, ajo gropë përpin miliarda lekë të taksave. Vetëm për vitin 2014, nëse investimet e buxhetit nga burime të brendshme për arsim, shëndetësi, bujqësinë, ambient infrastrukture janë 27 miliardë lekë, deficiti i skemës së pensioneve do të jetë rreth 46 miliardë lekë ose 1.6 herë më shumë. Tolerimi i mëtejshëm i përkeqësimit nuk është zgjidhje dhe zgjidhja nuk është një masë e vetme. Kjo reformë nuk do të mbështetet vetëm tek rritja e moshës dhe besoj kështu do të synohet me reformat afatmesme dhe afatgjata.
Pa u përmirësuar tregu i punës, pa u përmirësuar raporti kontribuues dhe përfitues, pa u harmonizuar më mirë sistemi me disa shtylla, ku bazohen skemat e integruara të pensioneve, është e vështirë që vetëm rritja e moshës të mund të bëjë ndryshimin e domosdoshëm.
A mendoni se po mbahen premtimet që bëri kjo maxhorancë në fushatën e zgjedhjeve të qershorit 2013?
Ndalimi i përkeqësimit të ekonomisë e financave, arritja e marrëveshjes me FMN-së, rivlerësimi në rritje i aftësisë së vendit për pagimin e borxheve, reformat strukturore për një rritje më të lartë ekonomike dhe me rritje punësimi, mund të sjellin efekte pozitive në ekonomi. Reformat mund të sjellin efekte pozitive, ndërsa fokusimi tek premtimet pa reforma mund të ushqejë populizimin, i cili e dëmton rëndë ekonominë. Presionet populiste mund të vijnë në rritje për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore. Punësimi do të jetë kali i betejës së ardhme elektorale, aty votuesit nuk u besojnë statistikave, sepse e ndjejnë drejtpërdrejtë suksesin apo dështimin.
Në analizën tuaj, legalizimet falas janë thjesht një premtim elektoral apo mendoni se kjo do të ndodhë realisht?
Formalizimi i ekonomisë duhet të sjellë përfitim në radhë të parë për ato familje dhe së dyti për ekonominë në tërësi, pasi fut në qarkullim ekonomik një pasuri të konsiderueshme. Çdo vonesë në formalizim për shkak të legalizimit falas apo me pagesë e ka përkeqësuar në vite situatën. Kostot e formalizmit të shtëpive janë të vogla, por kostot e urbanizimit të këtyre zonave janë të mëdha, çdo vonesë e mëtejshme vetëm i rrit ato. Në këtë këndvështrim duhen thjeshtuar në maksimum kostot dhe procedurat e formalizimit dhe urbanizimit të këtyre zonave. Për ta parë sa e vajtueshme është gjendja e zonave informale, shikoni situatën në zonat informale të Vlorës, nga Pusi i Mezinit deri tek Kampi i Pionierëve. Përfundimi i legalizimeve mund të sjellë edhe një impakt politik pozitiv, heq nga konkurrimi politik këtë tejzgjatje të keqpërdorimit të legalizimit në garat e ardhshme elektorale.
Zoti Malaj, si ish-anëtar i kryesisë së PS-së, ish-deputet i saj, a jeni njësoj i mendimit si deputeti Ben Blushi se në PS ka humbur fryma e kolegjialitetit dhe se po shkelet statuti i partisë?
Si detyrim mirënjohës ndaj socialistëve nuk mund ta anashkaloj përgjigjen. Në emër të kolegjialitetit, shumicës së votave të forumeve, brenda partive politike janë bërë shpesh spastrime me miratimin qoftë edhe me heshtje, të jo pak aktorëve apo spektatorëve ?VIP?, deri kur nuk ka qenë radha e tyre.
Ndoshta përgjigja më e mirë ishte ai angazhim i shumë kolegëve të përkushtuar, kur diskutonim për modernizimin e partive politike si parakusht për qeverisjen e vendit dhe kur theksonim se PS duhet të ishte partia që të inicionte këto procese në politikën shqiptare. Pjesë e propozimeve ishte edhe aplikimi i modeleve më të mira të social-demokracisë europiane, ku partitë politike përpara zgjedhjeve parlamentare organizojnë kongreset elektorale ku prezantojnë programin dhe kandidatin për kryeministër, i cili zgjidhet me garë në kongreset paraelektorale, udhëheq zgjedhjet dhe bëhet kryeministër kur partia i fiton ato. Ky model e eliminonte këtë ngërç, për të cilin po diskutohet.
Zgjidhja e situatës së krijuar në PS, ku statuti është kushtetuta e saj, kërkon të mos spostohet, të mos zvarritet dhe aq më pak të ?shtypet? çdo debat. Për zgjidhjen që në thelb harmonizon më mirë detyrimet statutore me përgjegjësitë qeverisëse. Zgjatja e periudhës pa zgjidhje, por me fishkëllima e bubullima i dëmton të gjithë, pavarësisht se pasojat ndjehen jo në të njëjtën kohë tek të gjithë. Në këtë analizë mbaj parasysh se sa shumë u kushtojnë partive politike dhe për pasojë qeverisjes së vendit, krizat e tyre te brendshme. Zgjidhja duhet të jetë e motivuar nga eliminimi i shkaqeve apo tejzgjatjes së kësaj situate, e cila nuk duhet thjeshtuar në një përballje individësh, por si një domosdoshmëri për përmirësime edhe statutore të mirëfunksionimit të PS-së.
A duhet të ketë zgjedhje për kryetarin e partisë, meqenëse zotit Rama i ka përfunduar mandati që në fund të shtatorit të vitit që shkoi?
Në angazhimet politike e publike i kam vlerësuar shumë të rëndësishme parimet e organizimit dhe funksionimit të partive politike, të cilat janë institucione të parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe që paguhen nga taksapaguesit. Por më kryesorja është, siç eksperiencat historike të vendit tonë dhe të vendeve të tjera kanë vërtetuar, se cilësia e organizimit të partive politike dhe cilësia e lidershipit të tyre ka ndikim të ndjeshëm në cilësinë e qeverisjen e vendit dhe në ekonominë e tij. Fakti që partitë janë bashkime vullnetare e bën më të madhe, jo më të vogël përgjegjësinë e funksionimit demokratik të tyre. Kërkohet zgjidhje; nuk ka një zgjidhje të vetme, por zvarritja nuk është zgjidhje. Të majtët australianë u dëmtuan rëndë nga zhvillimet e fundit brenda partisë së tyre. Grindjet midis kryeministres dhe ish-kryeministrit dëmtuan qeverisjen e vendit. Ata humbën zgjedhjet dhe partia mbërriti në nivele kritike të mbështetjes publike. Të tilla kosto kanë paguar shpesh disa parti të së majtës europiane. Mund të ketë shumë specifika midis nesh dhe rasteve të vendeve të tjera, por ka një gjë të përbashkët, funksionimi i partive politike kushtëzon ndjeshëm suksesin/dështimin në qeverisjen e vendit. Zgjidhja është zgjerimi i demokracisë së brendshme dhe jo anashkalimi i saj, është fleksibiliteti dhe jo lufta e fishkëllimave apo bubullimave.
A keni pasur ftesë nga kryeministri Rama për të bashkëpunuar me të?
Detyrimet mirënjohëse për mandatet publike që kam pasur me angazhimet në qeveri dhe parlament nuk kushtëzohen nga ftesat, por nga mundësitë dhe përgjegjësitë për t?i shërbyer vendit tim. Politika është një prej këtyre mundësive, por jo e vetmja. Qëndrimet e mia pas zgjedhjeve në angazhimet dhe analizat publike lidhur me sfidat ekonomike të vendit plotësojnë këtë detyrim dhe nuk do të kushtëzohen nga joshje apo ftesa. Kredibilitetin publik dhe integritetin i konsideroj të rëndësishme për të angazhuarit në politikë. Këtu mbaj parasysh se disa nga problemet që krijohen herë pas here në partitë tona politike, i kanë rrënjët tek pazaret që individë të caktuar në momente të caktuara bëjnë, jo vetëm me vetveten, por vetëm për vetveten dhe në dëm të votuesve, për të cilët kanë detyrimin t?i përfaqësojnë me integritet. Ky virus në lidershipin tonë politik reflekton zgjatjen e tranzicionit, mungesën e konsensuseve dhe kompromiseve për prioritetet kombëtare si edhe ripërsëritjen e shpeshtë të krizave.
Gazeta Shqiptare/balkanweb
Partia Demokratike nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një dalje pa...
Deputeti i PD-së, Keltis Kruja nëpërmjet një deklarate për s...
Edi Rama zhvilloi sot nje takimi me sportistët elitarë ku u ...
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Ka reaguar Bashkia e Tiranës në lidhje me deklaratën e Minis...
Kryeministri Rama ka shpërndarë sot 100 çertifikata pronësie...
Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm “Për reformën admi...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Panairin e punësimit...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për lëvizjet në polici...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një shkëmbim të frytshëm...
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, k...
Komisioni hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacion...
Demokratët depozituan dje në Kuvend një amendament që ka si ...
Komisioni i posaçëm për reformën territoriale e ka nisur me ...
Qeveria prezantoi sot publikisht reformën e re të pensioneve...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot një kërkesë të...
Grida Duma, ish-zv.ministrja e Integrimit dhe e sapoemëruar ...
Menjehere ka reaguar Partisë Demoktratike në lidhje me sulmi...
Pas deklaratës së kreut te PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...