Komisioni i ligjeve diskuton pr.ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave
Në Komisionin e Ligjeve është miratuar sot pr.ligji për kthi...
Nipi i Alistair Campbell, ish- këshilltari për marrëdhëniet me publikun i Tony Blair, që këshilloi socialistët në fushatën e suksesshme zgjedhore, është punësuar nga qeveria shqiptare
Sipas burimeve brenda qeverisë dhe mesazheve të postuara në rrjetet sociale, 26- vjeçari, i diplomuar në Oxford, James Naish, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit shqiptar në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.
Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Rama.
Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuereve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit.
Mes detyrave të tij të monitorimit dhe raportimit, Naish liston edhe krijimin e përditësimin e një matrice të politikave për të ndjekur më shumë se 600 premtime elektorale, mbajtjen e raporteve për kryheministrin dhe ndjekjen e progresit hap pas hapi për 19 ministri.
Ai gjithashtu po ndihmon në ngritjen e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një për mbajtjen e premtimeve dhe një njësi monitorimi.
Përpara se të bashkohej me zyrën e kryeministrit, Naish ka punuar si analist dhe këshilltar për firmën britanike Eccenture, nga e cila ka marrë një periudhë shkëputje.
I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i qeverisë, Endri Fuga, mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrit.
Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimit.
Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alistair Campbell.
Campbell ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushtet.
PS ka pretenduar në të shkuarën se Campbell ka punuar pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare.
Megjithatë, punësimi i nipit të tij si këshilltar i qeverisë vë në pikëpyetje këto pretendime.
Naish nuk është i pari i afërm i drejtuesve të laburistëve britanike që punon në Shqipëri.
Firma ligjore e gruas së Blair, Omnia Strategy, u punësua nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë si këshilltare në një çështje arbitrazhi kundër Sky Ptroleum, një kompani nafte me qendër në Teksas.
Zyra e Avokatit të Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës së Balkan Insight për të mësuar se sa është paguar kjo firmë.
Nga Besar Likmeta
Gazeta Tema
Në Komisionin e Ligjeve është miratuar sot pr.ligji për kthi...
Ish-deputeti dhe ish-ministri i qeverive socialiste, Arben M...
Partia Demokratike nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një dalje pa...
Deputeti i PD-së, Keltis Kruja nëpërmjet një deklarate për s...
Edi Rama zhvilloi sot nje takimi me sportistët elitarë ku u ...
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Ka reaguar Bashkia e Tiranës në lidhje me deklaratën e Minis...
Kryeministri Rama ka shpërndarë sot 100 çertifikata pronësie...
Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm “Për reformën admi...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Panairin e punësimit...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për lëvizjet në polici...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një shkëmbim të frytshëm...
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, k...
Komisioni hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacion...
Demokratët depozituan dje në Kuvend një amendament që ka si ...
Komisioni i posaçëm për reformën territoriale e ka nisur me ...
Qeveria prezantoi sot publikisht reformën e re të pensioneve...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot një kërkesë të...
Grida Duma, ish-zv.ministrja e Integrimit dhe e sapoemëruar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...