web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të bërit plazh "topless"/ Dermatologët tregojnë efektet e padëshirueshme

11 Gusht 2022, 17:09, Trending CNA
Të bërit plazh "topless"/ Dermatologët tregojnë
Foto ilustruese

Krahasuar me disa vite më parë, kur shihej në mënyrë sporadike, të bërit banjo dielli "topless", sot është bërë një praktikë mjaft e zakonshme edhe në plazhet e Italisë. E përhapur më parë, në vende si Spanja dhe Portugalia, duket se është një zgjedhje praktike dhe lirie që shumë gra e kanë bërë të tyren.

Nga plazhi në rrjetet sociale, ka shumë të famshëm që postojnë foto ku shihen "topless". Më e fundit është Aurora Ramazzotti, e cila në pushimet me të dashurin e saj Goffredo Cerza në ishullin Panarea ka bërë dhe më pas ka postuar foto në profilin e saj në "Instagram", teksa noton "topless".

Por a e dëmton lëkurën e gjoksit marrja e rrezeve "topless"?

Një specialiste dermatologe italiane, Claudia Menicant për "Vogue Italy", ka treguar efektet që mund të ketë të bërit banjo dielli "topless".

 “Lëkura e gjirit është më delikate për dy arsye. E para është sepse gjatë vitit nuk është mësuar kurrë të marrë rreze UV, krahasuar me pjesët e tjera të trupit që janë gjithmonë të ekspozuara, si p.sh. krahët, ku për rrjedhojë prodhohet melanina çdo ditë, e cila është mbrojtja e parë e lëkurës. Për këtë arsye, është më i prirur ndaj djegies nga dielli. Arsyeja e dytë jepet nga vetë struktura e lëkurës së gjirit, e cila është më e hollë në zonën e areolës dhe thithkës, dhe për këtë arsye mund të pësojë më lehtë dëmtime të shkaktuara nga dielli, si ato akute, si djegiet, ashtu edhe kronike, si p.sh. telangjiektazi dhe alteracione vaskulare”, shpjegon Dr. Claudia Menicanti.

Dhe duke iu referuar mundësisë që ekspozimi ndaj rrezeve UV mund të dëmtojë gjoksin, ajo shton: “Dielli nuk ka një efekt të rrezikshëm në vetë gjëndrën e qumështit. Problemi, qëndron në dëmtimin që mund të rezultojë në lëkurën që mbështet gjoksin, e cila mund të paraqesë në të ardhmen ndryshime në mbështetjen e gjëndrës së qumështit dhe në të cilat mund të shfaqen njolla, të cilat kanë më shumë një pasojë estetike sesa një pasojë patologjike”, përfundon Dr. Menicanti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga