"Macet tuaja mund të jenë prova kriminale"/ Hulumtimi befasues nga shkencëtarët e mjekësisë ligjore
Një studim i ri ka treguar se macet e shtëpisë pranë vendi...

Blerja e rrjetit social “Twitter” nga miliarderi, Elon Musk, ndodhi në prag të zgjedhjeve për në Kongres, ndërsa vëzhguesit po paralajmërojnë se keqinformimi në internet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor mund të ketë ndikim në botën reale. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Tina Trinh, i hedh një vështrim platformës "Twitter" dhe si do të jetë ajo nën drejtimin e Elon Musk-ut.
Pronari i ri i “Twitter"-it, Elon Musk, shkroi të hënën për t'u thënë 114 milionë ndjekësve të tij në këtë rrjet social, të votojnë për republikanët në zgjedhjet e sotme.
Ai ka bërë thirrje të ngjashme edhe më parë.
Tani, si drejtues i "Twitter"-it, ai përballet me një pyetje thelbësore: A do të jetë “Twitter"-i një burim lajmesh të besueshme zgjedhore, apo do të lejohet përhapja e dezinformatave rreth procesit?
Katie Harbath, ish-drejtoreshë e politikave publike në “Facebook”, thotë se mund të jetë më e vështirë për “Twitter"-in të kontrollojë përmbajtjen zgjedhore, pasi zoti Musk largoi nga puna gjysmën e fuqisë punëtore javën e kaluar.
"Unë thjesht shqetësohem që njerëzit do t’i besojnë ato që shkruhen aty, sepse ata nuk do të arrijnë t'i fshijnë aq shpejt sa duhet”, thotë zonja Harbath.
“Twitter” prej kohësh ka qenë vendi ku janë dhënë informacione të përditësuara nga burime të besueshme lajmesh, por aty janë lejuar gjithashtu profile të rreme dhe anonime të mbushura me gënjeshtra dhe gjuhë urrejtjeje.
“Shqetësimi tani është se kjo platformë është e mbushur me informacione të pabesueshme. Por, gjendja mund të përkeqësohet duke u dhënë ekstremistëve besueshmëri”, thotë Michael Edison nga Qendra Ligjore “Southern Poverty”.
Pas marrjes së pronësisë, zoti Musk duke përdorur simbolin e rrjetit social, shkroi, ‘zogu u lirua’. Para se ta blente “Twitterin”, ai kishte bërë kritika se kompania ishte shumë e ashpër në kontrollimin e përmbajtjes. Ai kishte kritikuar edhe pezullimin e përhershëm të llogarisë së ish-presidentit Donald Trump, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.
Elon Musk thotë tani e tutje, “ekipi që kontrollon publikimet i përbërë nga njerëz me qëndrime të ndryshme” do të marrë vendimet kryesore për përmbajtjen dhe ri-aktivizimin e profileve të pezulluara.
Disa përdorues e kanë përshëndetur ndryshimin e pronësisë duke thënë se platforma po kthehet në origjinën e saj si vend i lirisë së fjalës.
Në anën tjetër, paqartësia rreth kahjes që do marrë “Twitter” ka bërë që disa kompani të mëdha të ndalojnë përkohësisht reklamat në këtë rrjet social. Zoti Musk thotë se ky është rezultat i presionit të padrejtë.
“Unë sinqerisht mendoj se ky është sulm ndaj të drejtës kushtetuese mbi lirinë e fjalës. Nëse aktivistët mund të bëjnë presion ndaj reklamuesve, nga të cilët varet shumë 'Twitter'-i, për të shtypur lirinë e fjalës, atëherë kjo nuk duket e drejtë”, tha pronari i ri i “Twitter"-it, Elon Musk.
Ekspertja ligjore, Faiza Patel thotë se kthimi i një rrjeti social në kompani fitimprurëse nënkupton vendosjen e rregullave.
“Elon Musk nuk e ka blerë “Twitterin” për ta përdorur pa ndonjë qëllim. Nëse ai dëshiron të fitojë para nga “Twitter”, ai duhet të mbajë reklamat. Për ta bërë këtë, ai duhet të sigurohet që rregullat e kontrollimit të përmbajtjes të jenë të arsyeshme dhe të zbatohen”, thotë zonja Patel nga Qendra “Brennan” për Drejtësi.
Rregullat momentalisht po ndryshojnë orë e çast./ VOA
Një studim i ri ka treguar se macet e shtëpisë pranë vendi...
Pas marrjes së Twitter-it nga Elon Musk, disa përdorue...
Kompania mëmë e "Facebook"-ut, Meta, thuhet se po plan...
Twitter ka konfirmuar planet për të lejuar përdoruesit...
"Twitter" ka filluar të pushojë nga puna punonjësit e pron...
"Twitter" pushoi gjysmën e fuqisë punëtore të premten, por...
Duke u rebeluar kundër kërkesës së përdoruesve për pornogr...
Stafi i "Twitter" ka filluar të postojë në internet se...
"TikTok" po promovon kultura dietike 'toksike' për adolesh...
Qoftë në lagjen tuaj ose në shkollën e fëmijës suaj, s...
Ukraina i beson Elon Musk për të vazhduar ofrimin e ak...
Disa ditë pasi mori drejtimin e "Twitter-it" dhe një j...
CEO i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk solli inxhinierët e ...
Ndërsa "WhatsApp" ka fituar një sërë veçorish, të tilla si...
Përdoruesit e "Instagram"-it në të gjithë botën kanë r...
Përdoruesit e rrjetit social “Instagram”, ditët e fundit k...
Elon Musk dhe Kanye West mund të kenë mjetet për të bl...
Britania do të kishte fuqinë për të rregulluar të gjitha k...
Pse Elon Musk po mendon papritur të krijojë një "Everythin...
Kompania mëmë e "Facebook", "Meta", është urdhëruar të pag...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...