Britania propozon rregullore të re për të gjitha asetet kripto
Britania do të kishte fuqinë për të rregulluar të gjitha k...

Elon Musk dhe Kanye West mund të kenë mjetet për të blerë platformat e mediave sociale "Twitter" dhe "Parler". Por atyre u mungon besueshmëria dhe aftësia për t'i trajtuar ato në mënyrë efektive, thotë Kate Ferguson e DW.
Disa vite më parë, kur po më vizitonte ime motër në Berlin, vendosëm të merrnim me qira Segways për të eksploruar vendin e aeroportit të braktisur Tempelhof, i cili ishte kthyer në park. Kur mbërritëm, u befasuam kur mësuam se fillimisht duhej të kalonim një seancë stërvitore 30 minutëshe. Instruktori, një djalë rreth 12 vjeç, na shpjegoi teorinë. Pastaj, një nga një, na duhej të kalonim nëpër kone portokalli në Segways. Nëse gjithçka shkonte mirë, atëherë do të merrnim një leje që na lejonte të lëvizim lirshëm me Segwas.
Po ta keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë është poshtërimi i plotë, provoni të rrëzoni kon pas koni në një Segway përpara një instruktori fëmijë dhe një grupi të huajsh të zbavitur.
Megjithatë patentën e mora. I riu ndoshta nuk kishte asnjë precedent për llojin e paaftësisë që tregova. Por ishte një fitore boshe. Ndërsa dielli perëndonte bukur mbi aeroportin e vjetër, u përpoqa të mbaja kontrollin e automjetit. Duke rrëshqitur përpara meje me hir intuitiv, motra ime shqiptonte udhëzime. Por pa dobi. Edhe sot jam mirënjohëse që nuk lëndova askënd.
Kujtimi i kësaj përvoje poshtëruese m'u rikthye kohët e fundit kur pashë kredencialet e dy burrave që kërkojnë të zotërojnë platforma me ndikim të mediave sociale. I pari është Elon Musk, i cili bleu të premten "Twitter"-in për 44.61 miliardë euro. I dyti është Kanye West, i njohur tani si Ye, i cili dëshiron të blejë Parler, një faqe e njohur nga konservatorët e krahut të djathtë.
Në shumicën e vendeve, nëse doni të blini një armë zjarri, duhet të plotësoni një sërë kriteresh. Këtu në Gjermani, këto kritere përfshijnë nevojën për të demonstruar "besueshmërinë e nevojshme" dhe "aftësi personale".
Duke pasur parasysh fuqinë e madhe të mediave sociale për të nxitur dhunën, duke përfshirë trazirat e Kapitolit në janar 2021, të njëjtat kontrolle dhe ekuilibra duhet të kërkohen nga pronarët e faqeve të internetit. Një vështrim i përciptë në historinë e dy burrave tregon se atyre u mungon shumë besueshmëria dhe aftësitë e nevojshme personale.
Le të shohim fillimisht rastin e Musk-ut. Profili i tij në "Twitter" zbulon një personalitet impulsiv me një prirje për të postuar lajme në bursë sipas dëshirës. Pavarësisht nëse janë pretendime të pabazuara, se ai do të tërhiqte Teslën nga tregu i aksioneve (aksionet u rritën gjashtë përqind) deri te pohimi se grupi i tij ishte i mbivlerësuar (aksionet ranë dhjetë për qind), ai i tregoi të gjitha, por jo besueshmërinë e nevojshme për të menaxhuar një rrjet social.
Drama rreth blerjes së "Twitter"-it nga Musk-u ishte gjithashtu blerja e para botërore, të cilën "Financial Times" e përshkroi me vend si një histori unike të një korporate, në të cilën objekti i blerjes është edhe fusha e betejës në të cilën negociohet marrëveshja.
Miku i Musk-ut, Kanye West/Ye po tregon gjithashtu një mungesë të hapur të përgjegjësisë me truket e tij të fundit zjarrvënëse dhe retorikën antisemitike.
Qofshin reklama e tij për bluzat "White Lives Matter" gjatë Javës së Modës në Paris apo kërcënimet e tij kundër hebrenjve, reperi i kthyer në sipërmarrës duket se nuk ka temperamentin e duhur për të drejtuar një platformë të rrezikshme, veçanërisht atë që u përdor në një shkallë të gjerë për të organizuar sulmin ndaj Kapitolit në vitin 2021.
Grupi gjerman i veshjeve sportive Adidas e kuptoi së fundmi këtë dhe ndërpreu lidhjet me personazhin e famshëm kontrovers. Fotot e fundit të njerëzve që mbajnë pankarta "Kanye ka të drejtë për hebrenjtë" mbi një autostradë të Los Anxhelosit, duke bërë përshëndetjen e Hitlerit, ilustrojnë rrezikun që platformat e mediave sociale të bien në duar të gabuara.
Mund të pyesni veten: ku do të na çonte një peizazh i mediave sociale në pronësi të Muskut dhe Ye-së? Epo, nëse më lejoni të bëj tranzicionin: do të ishte si Segways për të gjithë në aeroportin Tempelhof, po të isha unë përgjegjëse për t'i dhënë me qira.
Nuk do të kishte barriera, asnjë kod sjelljeje të pranuar, asnjë mekanizëm për të parandaluar përplasjet. Personi me më pak aftësi dhe besueshmëri do të ishte kompetenti. Me fjalë të tjera, do të ishte kaos i pastër, një aksident që pritet të ndodhë./ DW
Britania do të kishte fuqinë për të rregulluar të gjitha k...
Pse Elon Musk po mendon papritur të krijojë një "Everythin...
Kompania mëmë e "Facebook", "Meta", është urdhëruar të pag...
YouTube tha të enjten se mjekët, infermierët dhe profesion...
Meta Platforms tha të premten se ka rregulluar problemin q...
Google po e bën më të lehtë për zhvilluesit e Web3 që të m...
I njohur si roboti i parë piktor në botë , Ai-Da iu përgji...
Ish presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi ashpër ...
Menjëherë pasi Elon Musk-u mori kontrollin e Twitter-i...
Punonjësit e "Twitter" i shkruajtën një letër të hapur Elo...
Një shkencëtar ka zbuluar se krijesat e detit që më parë m...
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka kompletuar blerje...
Elon Musk pretendon se ai po blen Twitter për të "ndih...
Një laborator në SHBA është drejt përfundimit të kamerës d...
Studiuesit sugjeruan që telefonat inteligjentë mund të zbu...
Industria e teknologjisë është habitur nga rritja e shpejt...
“Mercedes” është bërë kompania e fundit perëndimore që...
Mijëra përdoruesve u grabiten çdo ditë fjalëkalimet për pr...
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka hedhur poshtë version...
"TikTok" kundërshtoi një raport të revistës "Forbes" se ko...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...