Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Mijëra përdoruesve u grabiten çdo ditë fjalëkalimet për profilet e tyre në platformat "Facebook", "Instagram", "Twitter", "Google", "Apple". Por mos u shqetësoni, pasi rimarrja e tyre është e mundur në rast se reagoni shpejt dhe duke përdorur metodat dhe kanalet zyrtare të disponueshme nga platforma përkatëse.
Shenjat që sugjerojnë se llogaria është hakeruar janë përgjithësisht këto: përmbajtje të pazakonta të publikuara automatikisht si foto, video ose histori shpesh me qëllime të këqija, shtimi i miqve ose kontakteve të panjohura; ndryshimi i e-mailit apo emrit të përdoruesit; njoftimet mbi qasjen nga pajisje apo vendndodhje të panjohura; mesazhe private të ngjashme me linqet mashtruese që i janë dërguar miqve tuaj.
Veprimi i menjëhershëm mund të shmangë problemet më të rënda. Prandaj nëse i vini re këto shenja, atëherë është mirë që të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin. Por nëse kjo nuk është më e mundur, atëherë duhet të shkoni tek shërbimi ndihmës. Pjesa më e madhe që kanë rënë viktimë e këtij fenomeni heqin dorë menjëherë duke menduar se nuk ka më asgjë për të bërë. Në fakt, ka ende mundësi që të rikuperoni llogarinë tuaj në këto rrjete sociale.
Si të rikuperoni një llogari të hakeruar në "Facebook"
Në platformën "Facebook", ekziston një faqe e veçantë për llogaritë e hakeruara, ku ju duhet të vendosni e-mailin apo numrin e telefonit dhe të tregoni fjalëkalimet e fundit që keni përdorur. Nëse nuk e keni këtë informacion, atëherë keni mundësi të kaloni midis pajisjeve më të përdorura për qasje, e kombinuar me vendndodhjet gjeografike dhe nga ngarkimi i dokumenteve të identitetit.
Si të rikuperoni një llogari të hakeruar në "Instagram"
Siç shpjegohet edhe në faqen e mbështetjes teknike, "Instagram" ofron metoda të ndryshme në rast se ju nuk mundeni që të rivendosni më fjalëkalimin tuaj. Nga aplikacioni Android apo iPhone, klikoni mbi opsionin “Kërko Ndihmë”, më pas në opsionin “Identifikohu”: futni emrin e përdoruesit, e-mailin ose numrin e telefonit, dhe riklikoni mbi të. Nëse nuk e rivendosni dot fjalëkalimin, do t’iu dërgohet një kod i ri sigurie i dërguar me e-mail apo me një mesazh me tekst në telefonin tuaj celular.
Rikuperimi i një llogarie të hakeruar në "Twitter"
Edhe platforma "Twitter" ka gjithashtu një seksion të veçantë ku ju mund të provonin të rikuperoni llogarinë tuaj të hakeruar. Në këtë rast do të jetë e nevojshme të futni sa më shumë informacione që të jetë e mundur, për të vërtetuar se jeni ju pronarët legjitimë dhe në mënyrë që të rivendosni fjalëkalimin e ri.
Rikuperimi i një llogarie të hakeruar të "Apple"
Për të rifituar qasje tek një "Apple Id", mund të përfitoni nga aplikacioni Apple Support në një pajisje "Apple" që mund ta huazoni nga një mik. Ose mund të ndiqni procedurën më të gjatë të rivendosjes së fjalëkalimit nga ueb-i, dhe kjo do të kërkojë kalimin e nevojshëm nga një pajisje e regjistruar më parë. Por mund të jetë më efektive të kaloni nga ndihma e drejtpërdrejtë ose telefonike tek portali i mbështetjes së Apple dhe prej andej zgjidhni temën Apple ID dhe opsionet “Shqetësimet mbi sigurinë” ose “Llogari e komprometuar”.
Si të rikuperoni një llogari të hakeruar të "Google"
Rifitimi i qasjes në një llogari në "Google", është në fakt një lloj rrugëtimi në krahun e kundërt me atë të ndjekur nga sulmuesi, që ka të ngjarë të dëmtojë të gjitha “dyert” e mundshme të hyrjes në llogarinë tuaj. Procesi rikuperimit nis me rivendosjen e fjalëkalimit, dhe nga ai moment është e mundur të provoni se jeni pronarët legjitimë duke treguar fjalëkalimin e mëparshëm, e-mailin ose numrin e telefonit të lidhur me të, deri tek të dhënat e ndryshme personale që mund të tregohen në profilin tuaj.
Si rikuperohet një llogari e vjedhur në "TikTok"
Ka disa mënyra që mund të provohen për të rikuperuar llogarinë e hakuar në "TikTok", dhe kjo shpjegohet në faqen përkatëse. Ju mund të kontaktoni për ndihmë përmes e-mailit "[email protected]". Atje mund të kërkoni ndihmë duke plotësuar formularin ose nëse profili mund të hapet ende, duke klikuar në 3 pikat lart djathtas, dhe më pas opsionin “Cilësimet dhe Privatësia” dhe “Raporto një Problem”.
Si të mbroheni nga sulme të tilla
Parandalimi është në çdo rast më i mirë sesa rikuperimi i qasjes pas një hakerimi, ndaj përpiquni që ta bëni sa më të vështirë një sulm të tillë. Mos klikoni asnjëherë linqe jo të besueshme nga mesazhet që ju vijnë, dhe mos bini asnjëherë në grackën e një “miku” që ju kërkon verifikimin e kodit.
Është mirë që ta mbroni llogarinë tuaj përmes një qasjeje me dy faktorë, duke menduar me kujdes fjalëkalime komplekse që janë që të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe duke shmangur sa më shumë aksesin me Apple ID ose "Google" (ose "Facebook" ose "Twitter") në sajte, aplikacione ose shërbime që nuk i njihni mirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka hedhur poshtë version...
"TikTok" kundërshtoi një raport të revistës "Forbes" se ko...
Një kompani ruse po u ofron klientëve mundësinë të marrin ...
Tesla ka ulur çmimet fillestare për makinat e saj Model 3 ...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, u shpreh në një intervistë ...
"Pasja e një karikuesi që përshtatet me shumë pajisje do...
Sipas shpikësve të tij, një korrës i ri i erës në çati ësh...
Holanda u bë vendi i parë i NATO-s që aplikoi për këto mak...
Google thuhet se ka hequr 16 aplikacione nga Play Store që...
Shkencëtari gjermano-amerikan Südhof ka zbuluar se si qeli...
Shtëpia e Bardhë ka filluar bisedimet me miliarderin E...
Elon Musk, i cili shpesh krijon polemika me deklaratat e t...
"Apple" po përqendrohet gjithnjë e më shumë në mbrojtj...
Një politikan rus ka thënë se përdorimi i "WhatsApp"-i...
"TikTok" njoftoi dje planet e tij të reja për platformën. ...
Për herë të parë, një mision i NASA-s ka skanuar brendësin...
Një javë më parë, Kanye West u pezullua përkohësisht n...
Starlink, shërbimi satelitor-internet nga SpaceX, kompania...
Dëshironi të dini se si "Netflix" arrin të jetë lojtari pr...
Është aplikacioni më i përhapur i mediave sociale për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...