web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Gasperini largohet nga Atalanta, zbulohet skuadra e re

31 Maj 2025, 16:10, Sport CNA

ZYRTARE/ Gasperini largohet nga Atalanta, zbulohet skuadra e re

Gian Piero Gasperini largohet nga Atalanta pas nëntë vitesh, për të nisur një aventurë të re në stolin e Romës.

Trajneri italian e njoftoi vendimin e tij përmes një letre publikuar në gazetën lokale "L’Eco di Bergamo", duke theksuar se kjo ishte një zgjedhje personale dhe jo vendim i klubit. Ai shpjegoi se vendimi u mor vetëm në orët e fundit dhe se synimi i tij ishte të linte skuadrën në një nivel të lartë.

Atalanta përfundoi sezonin në vendin e tretë dhe e kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Gasperini theksoi se marrëdhënia me qytetin mbetet e pandryshuar dhe se nuk bëhet fjalë për një lamtumirë.

Ai pranoi se kishte nevojë për stimuj të rinj dhe se sfida me Romën e tërheq shumë. Tekniku vlerësoi punën me Atalantën si një cikël të suksesshëm, i mbushur me rezultate të mëdha si fitimi i Europa League dhe pjesëmarrjet e shumta në Europë. Gasperini premtoi se do të mbetet i lidhur me qytetin e Bergamos edhe në të ardhmen.





Lajmet e fundit nga