web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana shet yllin e ekipit, bardheblutë mbushin arkat. Zbulohen shifrat

29 Maj 2025, 11:29, Sport CNA

Tirana shet yllin e ekipit, bardheblutë mbushin arkat. Zbulohen shifrat

Walid Jarmouni pritet të vazhdojë karrierën në Kroaci, pasi është afër kalimit te Hajduk Split.

Sulmuesi francez u shfaq së fundmi me fanellën e klubit kroat, duke sinjalizuar largimin nga Tirana.

Të dyja klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti.

Klubi kryeqytetas do të përfitojë 300 mijë euro nga ky operacion. Jarmouni largohet pas një sezoni, ku ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 13 gola dhe 2 asistime.

25-vjeçari u bë pjesë e Tiranës në fillim të sezonit, por aventura ka zgjatur pak.





Lajmet e fundit nga