web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani godet në merkato, gati firma me objektivin e Tiranës dhe Egnatias

28 Maj 2025, 18:36, Sport CNA

Partizani godet në merkato, gati firma me objektivin e Tiranës dhe

Partizani është pranë një afrimi të rëndësishëm në merkato. Sulmuesi i Burrelit, Florenc Farruku, është objektiv konkret dhe negociatat janë në fazë të avancuar.

23-vjeçari, autor i 15 golave në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, shihet si alternativë për të përforcuar vijën e parë të sulmit pas largimeve të pritshme të Eleke, Vujnoviç dhe Podstrelov.

Farruku është lojtar i lirë, çka lehtëson aspektet proceduriale të transferimit. Edhe klube të tjera si Egnatia dhe Tirana kanë shfaqur interes për lojtarin, por mësohet se Partizani është më afër mbylljes së marrëveshjes.





Lajmet e fundit nga