web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Finalja, Enrique: Kam ardhur te PSG-ja për të fituar Champions League

31 Maj 2025, 14:10, Sport CNA

Finalja, Enrique: Kam ardhur te PSG-ja për të fituar Champions League

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u shfaq entuziast, në prag të finales së Champions League ndaj Inter-it.

Në konferencën për shtyp, ai deklaroi se ka shkuar te francezët për të bërë histori.

Sipas tij, e para është gjithmonë shumë e vështirë.

Enrique foli edhe për ndryshimet e bëra në ekip gjatë kësaj kohe dhe rikthimi te suksesi.

“Ajo që më motivon më shumë është të bëj histori me Parisin, sepse pikërisht për këtë erdha: për të fituar Ligën e parë të Kampionëve. E para është gjithmonë më e vështira, siç ishte edhe Kupa e parë e Botës për Spanjën.

Dikush duhet të tregojë rrugën dhe të thotë: ‘Ne mund ta bëjmë!’. Nëse ne ia dalim, edhe gjeneratat e ardhshme mund ta bëjnë.

Ndryshimi dhe evolucioni i skuadrës janë të dukshme. Qëllimi ynë ishte të krijonim gradualisht diçka ndryshe, që do të tërhiqte lojtarë drejt Parisit. Duhej të bënim blerjet e duhura.

Që kur kam ardhur, të gjithë më kanë dhënë besim të plotë dhe asnjëherë nuk jam ndier nën presion. Vitin e kaluar ishim pranë finales, por u eliminuam në gjysmëfinale.

Unë nuk jam nga ata që planifikojnë të fitojnë tituj pas tri apo katër vitesh”, deklaroi Enrike.

PSG-Inter do të luhet mbrëmjen e kësaj të shtune, duke nisur nga ora 21:00.





Lajmet e fundit nga