web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbrojtësi i Kombëtares me ekip të ri, ja ku pritet të transferohet

29 Maj 2025, 16:26, Sport CNA

Mbrojtësi i Kombëtares me ekip të ri, ja ku pritet të

Merkato e verës do të jetë vendimtare për disa lojtarë të Kombëtares shqiptare, të cilët do të ndryshojnë ekip. 

Një prej tyre është Adrian Bajrami. Mbrojtësi që është pjesë e Benficas, përflitet për huazim në një klub tjetër të elitës së futbollit portugez. Sipas "A Bola”, Estoril është klubi më i interesuar për ta marrë 23-vjeçarin në formë huazimi. 

Objektivi i këtij operacioni është që Bajrami të ketë më shumë minuta në fushë dhe të vazhdojë rritjen e tij si lojtar. Benfica, ku ai ka kontratë deri në vitin 2029, nuk është e gatshme ta shesë përfundimisht dhe pritet që çdo marrëveshje të përfshijë klauzolën e rikthimit.





Lajmet e fundit nga