web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zguro e mbyll me Strugën, gati transferimi te skuadra e njohur

16 Maj 2024, 14:58, Sport CNA

Zguro e mbyll me Strugën, gati transferimi te skuadra e njohur


Vangjel Zguro, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te Struga, në dy sezonet e fundit, që janë kurorëzuar me titullin kampion.

Pas dy viteve si titullar i padiskutueshëm, sezoni aktual, do të jetë i fundit për pogradecarin, me fanellën e Strugës.

Performancat e tij kanë rënë në sytë e klubeve të huaja dhe është Kisvarda që ka shprehur interes konkret. Skuadra e elitës hungareze është në bisedime me 31-vjeçarin dhe marrëveshja është shumë pranë.

Kisvarda nuk është e panjohur për shqiptarët teksa më parë ka luajtur edhe Jasir Asani pas largimit nga Partizani.





Lajmet e fundit nga