web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LIVE' Partizani-Bylis/ Rihapet sfida, bashlliotët gjejnë rrugën e rrjetës (VIDEO)

14 Nëntor 2022, 16:52, Sport CNA

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Bylisit, në stadiumin e ri të kryeqytetasve.

Pas 45 minutave të para, skuadra e Kolelës është në avantazh të një goli, të shënuar nga Skuka me penallti në minutën e 17-të.

Rastet ishin të shumta, ku nuk munguan as për Bylisin, por vetëm një gol u shënua. Pritet një pjesë e dytë e luftuar nga të dyja ekipet.

LIVE PARTIZANI-BYLIS 2-1
17′ (p) Skuka, 63'/ Souza 80'

KOMENTI LIVE

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Një goditje këndi për Bylisin sjell rrezik në portën e të kuqve, pasi Kaçorri me gjuan me kokë mes mbrojtësve, por kalon sferën mbi traversë.


86’ Të kuqtë po mundohen të administrojnë minutat tashmë, pasi Bylisi është hedhur në sulm në kërkim të barazimit.

83’ Goditje dënimi për Partizanin nga e majta, topi harkohet në zonë ku devijohet e pastaj ndalet në duart e Teqjes.

80’ GOOOL BYLIS! Rodrigo i sapofutur në lojë ia del të shkurtojë shifrat me një gjuajtje të saktë pas një aksioni nga e djathta.

75’ Dragaj dhe Arapi aktivizohen te Partizani në vend të Hotit dhe Rrapajt.

74’ Kastrati dhe Rodrigo hyjnë në fushën e lojës në vend të Qardakut dhe Loran.

71’ Tjetër rast i shkëlqyer i Partizanit me Carën, i cili nuk ia del të kalojë Teqjen, i cili bllokon tentativën e tij drejt portës.


70’ Sulm i shpejtë i Partizanit me Zekollin i cili del i vetëm para portës por gjuajtje e tij përfundon jashtë.


70’ Loran nga e majta harkon në zonë, pro Kaçorri nuk ia del të devijojë,

69’ Skuka del nga fusha e lojës duke i bërë vend Mensah në sulmin e të kuqve.

63’ GOOOL PARTIZANI! Supergol i Skukës nga një kënd i pamundur në mbyllje të një kundërsulmi perfekt të nisur nga Cara.

60’ Në ekzekutimin e saj, Loran hyn deri në zonë, por pastaj shtynë sferën më shumë se sa duhet dhe godet Rexhepin i cili e bllokon duke shkaktuar faull.


59’ Pas një goditje dënimi nga e djathta, Bylis i afrohet golit të parë teksa sfera mbetet pak çaste pranë katërkëndorit por në fund mbrojtja largon sferën në këndore.


56’ Bitri lë fushën e lojës, duke i bërë vend Menish.

56’ Harkim nga e djathta për Carën i cili gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin e portës së Teqjes.


53’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Partizani me Carën në krahun e majtë, topi kalon në qendër për Skukën por ai nuk ia del të devijojë sferën.

46’ Loja ndalet pas pak sekondash për një përplasje të Bitrit i cili kërkon ndihmën mjekësore.

46’ Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Bylisi. Atshimene dhe Eskerdinja lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Muçollarit dhe Kaçorrit.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin e Partizanit pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Cara niset i vetëm drejt portës pas një topi në thellësi, ai çon sferën në rrjetë por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.


45’ Jepen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

40’ Karton i verdhë për Skukën i cili hyn në zonë dhe pastaj rrëzohet duke pretenduar për penallti, gjyqtari Bastari nuk ngurron t’i tregojë kartonin.


36’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Eskerdinja, i cili gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin me sferën që shkon shumë lart.

35’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Qardakut në pozicion ballor, përgjigjet në të njëjtën mënyrë Rexhepi i cili devijon sferën në këndore.


32’ Skuka shpërthen në krahun e majtë, por gjuaja e tij diagonale përfundon mbi traversë.

28’ Disa harkime radhazi të ballshiotëve të cilët mundohen të krijojnë hapësira për të tentuar portën por pa vënë në rrezik Rexhepin deri tani.

23’ Mundësi e artë për Partizanin, pasi Cara gjen hapësirën për të gjuajtur, në fund është Rrapaj i cili godet katërkëndorin por topi devijohet jashtë.


21’ Bylisi i afrohet golit të barazimit me një aksion të Qardakut i cili gjuan por sheh sferën të përfundoje jashtë.


19’ Loran dhe Eskerdinja kombinojnë në krahun e majtë por më pas nuk ia dalin që të gjuajnë në portë.

17’ GOOOL PARTIZANI! Xhuliano Skuka shënon me penallti duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.


16’ Penallti për Partizanin. Top i gjatë që shkon drejt Loran i cili nuk kuptohet me Teqjen dhe ky i fundit ndal Skukën në mënyrë të gabuar.


12’ Ndeshja ndërpritet për pak çaste për t’i ardhur në ndihmë Qardakut i cili pas një përplasje është dëmtuar në hundë.


7’ Hadroj harkon në zonë për Skukën, por i jep sferës më shumë forcë se duhet dhe fiton vetëm një këndore pasi mbrojtja largon rrezikun.

4’ Cara provon me një goditje dënimi ballore, por fluturon topin shumë lart mbi katërkëndorin e ballshiotëve.

2’ Harkim nga e majta i të kuqve, topi shkon direkt në duart e portierit Teqja.

1’ Fillon dueli me shkelmimin e parë nga qendra të të kuqve në shtëpinë e re.





Lajmet e fundit nga