web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turpërim historik për Interin, nuk kishte ndodhur kurrë

31 Maj 2025, 23:13, Sport CNA

Turpërim historik për Interin, nuk kishte ndodhur kurrë

PSG-ja fitoi Ligën e Kampioneve, pasi mposhti në finale Interin me shifrat e thella 5-0.

Kjo finale, do të mbetet në histori, pasi është dueli me shifrat më të thella sa i përket finaleve të Ligës së Kampionëve. Skuadra pariziene siguroi gjithashtu pjesëmarrjen në Superkupën e Europës, ndaj Totenhemit.

Interi, nga ana tjetër, nuk arriti të përsërisë suksesin e vitit 2010 dhe u përball me një disfatë të rëndë në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të sezonit. Në këtë përballje, Asllani u bë shqiptari i parë që luan në një finale të Ligës së Kampioneve, pasi u aktivizua nga stoli.

Trajneri Luis Enrique konfirmohet edhe njëherë tjetër si specialist i finaleve. Tekniku spanjoll numëron 11 finale në karrierë dhe i ka fituar të gjitha.





Lajmet e fundit nga